TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kurti për takimin me Von der Leyen: Të gatshëm për të punuar së bashku

by Tëvë1
5 muaj ago
2
A A
Kurti për takimin me Von der Leyen: Të gatshëm për të punuar së bashku

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social X (ish-Twitter) detaje nga takimi i tij me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila qëndroi për vizitë zyrtare në Prishtinë të martën.

Në postimin e tij, Kurti thekson se gjatë takimit është riafirmuar përkushtimi i Kosovës për integrimin në Bashkimin Evropian, duke e lidhur këtë synim me përparimin demokratik dhe ekonomik të vendit.

“Ishte kënaqësi e madhe ta mirëpres Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Kosovë dje, ku ndër të tjera, riafirmuam përkushtimin tonë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian – një qëllim që pasqyrohet edhe në forcimin e demokracisë sonë dhe në rritjen e ekonomisë, veçanërisht gjatë katër viteve e gjysmë të fundit,” ka shkruar Kurti.

Kryeministri në detyrë ka theksuar se me presidenten e KE-së kanë diskutuar edhe për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe BE-së në fusha kyçe për zhvillimin e vendit.

“Diskutuam gjithashtu për forcimin e bashkëpunimit tonë, veçanërisht në fushat e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, mbrojtjes dhe bujqësisë, të cilat paraqesin potencial të madh për të dyja palët. Presim të punojmë ngushtë së bashku për të arritur objektivat tona të përbashkëta,” ka theksuar Kurti.

Ai përmbylli reagimin e tij duke ritheksuar përkushtimin e Kosovës për të qenë një partnere e besueshme e Bashkimit Evropian.

“Kosova mbetet e përkushtuar për të punuar ngushtë me Bashkimin Evropian në realizimin e objektivave të përbashkëta,” ka shkruar Kurti në X.

Vizita e presidentes së Komisionit Evropian në Kosovë është pjesë e një turi në rajon, ku ajo po diskuton për Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe integrimin evropian të vendeve të rajonit.

Tags: albin kurtitakimeTeve1Usurla von der Leyen
ShareTweet

Postime të ngjashme

Bastisja në ARBK, ministria: Kishte ndodhur një keqinterpretim i një aktgjykimi gjyqësor

Bastisja në ARBK, ministria: Kishte ndodhur një keqinterpretim i një aktgjykimi gjyqësor

Dënohen me 22 vjet burgim Kostiq dhe Milloviq për krime lufte

Dënohen me 22 vjet burgim Kostiq dhe Milloviq për krime lufte

OEK: Më 5 nëntor seanca gjyqësore për padinë ndaj ZRrE-së

Oda Ekonomike e Kosovës kërkon masa për të frenuar rritjen e çmimeve të naftës

Haxhiu: Kosova ndodhet në një momentum kyç ku duhet adresuar sfidat e procesit të drejtësisë tranzicionale

Haxhiu: Humbja e tre kosovarëve në Vjenë, dhimbje për gjithë vendin

Superliga, FFK-ja publikon orarin e javës së 21-të

Drita këndellet dhe ruan hapin me liderin

Ekspertët paralajmërojnë: Zgjatjet e qerpikëve mund të shkaktojnë probleme serioze me sytë

Ekspertët paralajmërojnë: Zgjatjet e qerpikëve mund të shkaktojnë probleme serioze me sytë

Bastisja në ARBK, ministria: Kishte ndodhur një keqinterpretim i një aktgjykimi gjyqësor

Bastisja në ARBK, ministria: Kishte ndodhur një keqinterpretim i një aktgjykimi gjyqësor

Interesim i jashtëzakonshëm për Kombëtaren, mbi 10 mijë kërkesa për bileta

Interesim i jashtëzakonshëm për Kombëtaren, mbi 10 mijë kërkesa për bileta

Sulmi amerikano-izraelit godet rezervuarët e gazit në Iranin jugor

Sulmi amerikano-izraelit godet rezervuarët e gazit në Iranin jugor

Ethet në trup, ja çfarë tregojnë për shëndetin

Ethet në trup, ja çfarë tregojnë për shëndetin

Dënohen me 22 vjet burgim Kostiq dhe Milloviq për krime lufte

Dënohen me 22 vjet burgim Kostiq dhe Milloviq për krime lufte

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën