TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kurti për reformat në drejtësi: Ecja jonë nuk do të ndalet

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Kurti për reformat në drejtësi: Ecja jonë nuk do të ndalet

Kryeministri Albin Kurti, tha se Qeveria e Kosovës përgjatë këtyre dy viteve i ka miratuar tri ligje jetike sa i përket reformave në sistemin e drejtësisë dhe kundërshtimin e korrupsionit, raporton teve1.info

Sipas Kurtit, Ligji për Këshillin Prokurorial që e parasheh konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, ai për luftimin e korrupsionit dhe Ligji për Byronë, janë vetëm disa nga arritjet e këtij ekzekutivi, derisa shtopi se nuk mbahet mend që kaq shumë ligje që janë dërguar në Gjykatë Kushtetuese për një kohë kaq të shkurtë.

“Sot para nesh kemi një mbledhje mbase më të shkurtër se sa zakonisht, por me një pikë të rëndësishme në rendin e ditës. Po e themelojmë strukturën për hartimin e Strategjisë Kundër Korrupsionit.

Në këto gati dy vite të qeverisjes kemi dëshmuar bindshëm dhe në vazhdimësi vullnetin për të luftuar krimit dhe korrupsionin, si dhe për reforma në drejtësi e në administratën publike. Edhe përmes veprimeve tona të përditshme, edhe përmes vlerësimeve vjetore të raporteve ndërkombëtare sikurse ai i indeksit të të Transparency International ose i Raportit të Bashkimit Evropian për vendin.

Krahas vullnetit dhe guximit për të zbatuar ligjet në fuqi, kemi miratuar këtu edhe ligje të tjera, që do të jetësonin reformat e programit tonë qeverisës dhe ndryshimet për të cilat qytetarët tanë votuan masivisht dy vite më parë.

Ligji për Këshillin Prokurorial, që parasheh reformën në sistemin e drejtësisë; mandej ligji për Zyrtarët Publikë, që parasheh reformën në administratën publike; dhe ligji për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, që parasheh luftimin e korrupsionit dhe padrejtësive, janë disa prej këtyre.

Megjithatë, jo për rastësi, të tre këto ligje, bashkë me Ligjin për masat e përkohshme mbrojtëse të furnizimit me produkte themelore për qytetarë, nëpërmjet të cilit bëhej parandalimi i abuzimit me rritjen e çmimeve të produkteve bazë, janë dërguar në Gjykatën Kushtetuese nga opozita parlamentare. Madje, Ligji për Këshillin Prokurorial ka më shumë se gjashtë muaj që është në trajtim.

Në historinë 15-vjeçare të shtetit të pavarur të Kosovës nuk mbahet mend, që kaq shumë ligje të jenë kontestuar në Gjykatën Kushtetuese brenda një kohë kaq të shkurtër. Kontestimi i tyre është përpjekje dëshpëruese për paralizim të reformave. Njëkohësisht është kundërshtim i hapur i nevojës shoqërore, i kërkesës qytetare dhe i vullnetit demokratik të 14 shkurtit 2021.

E pavarësisht kësaj, përkushtimi ynë mbetet po i njëjti. Zelli vetëm edhe më i madh. Ecja jonë nuk do të ndalet. Sot, po e bëjmë hapin e radhës, me Strategjinë kundër Korrupsionit, të cilën jam i bindur që me shumë kënaqësi do ta votojmë në këtë mbledhje gjithsecili prej nesh”, tha Kurti

ShareTweet

Postime të ngjashme

Tragjedia në Podujevë: një i vrarë dhe dy gra të plagosura – çfarë dihet deri më tani

Tragjedia në Podujevë: një i vrarë dhe dy gra të plagosura – çfarë dihet deri më tani

Mbi 50 të lënduar në natën e Vitit të Ri, bëhet thirrje për ndalim të mjeteve piroteknike

Dy të plagosurat në Podujevë në gjendje të rëndë, me frymëmarrje të asistuar

Dy gra të plagosura në rastin e vrasjes në Podujevë

Dy gra të plagosura në rastin e vrasjes në Podujevë

Mot i vranët dhe intervale me diell të enjten

Mot me diell e reshje shiu gjatë javës

Gjashtë policë të lënduar në protestën e PD-së në Tiranë

Gjashtë policë të lënduar në protestën e PD-së në Tiranë

Dy të vdekur e një i lënduar rëndë në një aksident në Shqipëri

Dy të vdekur e një i lënduar rëndë në një aksident në Shqipëri

Tragjedia në Podujevë: një i vrarë dhe dy gra të plagosura – çfarë dihet deri më tani

Tragjedia në Podujevë: një i vrarë dhe dy gra të plagosura – çfarë dihet deri më tani

Mbi 50 të lënduar në natën e Vitit të Ri, bëhet thirrje për ndalim të mjeteve piroteknike

Dy të plagosurat në Podujevë në gjendje të rëndë, me frymëmarrje të asistuar

Dy gra të plagosura në rastin e vrasjes në Podujevë

Dy gra të plagosura në rastin e vrasjes në Podujevë

Mot i vranët dhe intervale me diell të enjten

Mot me diell e reshje shiu gjatë javës

Vetura me manovrime të rrezikshme rrezikon policët, këta detyrohen të përdorin armët

30-vjeçarja dyshohet se vrau të fejuarin në Podujevë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën