Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar ndeshjen e mbrëmshme mes Kosovës dhe Lituanisë ku vendi ynë shënoi fitore me rezultat 1 me 0.
Kurti në një postim në Facebook ka lavdëruar futbollistët e Kosovës për lojën.
“Mbrëmë mjaftoi goli i hershëm për fituar ndeshjen. Djemtë tanë e përmbyllën këtë cikël me fitore, ndërsa na presin mundësi tjera për t’u promovuar tutje”.
Na kanë kënaqur me lojën e bukur, e krenar me qëndrimin e pathyer. Suksese tutje!”, ka shkruar Kurti./teve1.info/