TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Kurti për BBC: Politika e butë e ndërkombëtarëve ndaj Serbisë s’do të funksionojë

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Kurti për rastin e Ukshin Hotit dhe të tjerëve: Na duhet e vërteta, na duhet drejtësia

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova rregullisht komunikon dhe koordinohet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian, derisa ka shtuar se në drejtim të deeskalimit të situatës në veri, ka ofruar zgjedhjet e parakohshme në katër komunat veriore. Në një intervistë për BBC, Kurti ka thënë se politika e butë e ndërkombëtarëve ndaj Serbisë nuk do të funksionojë.

Ai ka thënë se Kosova nuk duhet të paguajë për shkak të frikës të ndërkombëtarëve për mundësinë e përhapjes së konfliktit në Ballkan për shkak të lidhjeve të Serbisë me Moskën.

“Sipas mendimit tim, ajo që ata po përpiqen të bëjnë është të jenë të butë ndaj Serbisë në përpjekje për ta larguar atë nga ndikimi i Kremlinit dhe mendoj se kjo politikë nuk do të funksionojë. Nuk kam shpjegim tjetër pse po tolerojnë kaq shumë. Nuk di si t’ia shpjegoj vetes dhe të tjerëve se sa të butë janë ata me Beogradin. Mendoj se ata janë kaq të shqetësuar për mundësinë e përhapjes së konfliktit në Ballkan dhe kjo është reale për shkak të lidhjes së Beogradit me Moskën, por edhe ata e dinë se sundimtari serb në Beograd nuk është demokrat dhe ka shumë pushtet. Ky lloj pushteti hegjemonist rajonal që mund ta lidhë në mënyrë indirekte me Moskën po shkakton shumë frikë në Perëndim dhe për të cilin besoj se Republika e Kosovës nuk duhet të paguajë”, ka thënë ai.

I pyetur se sa i është afruar Kosova ripërtëritjes së konfliktit në muajt e fundit, kreu i ekzekutivit kosovar ka përmendur situatën e rënduar për shkak të dy organizatave tashmë të shpallura terroriste, “Mbrojtja civile” dhe “Brigada e veriut”,

“Ka qenë shumë e rëndë sepse dy organizatat terroriste ekstremiste që financohen nga Serbia dhe nga ku marrin edhe urdhrat e tyre ‘Mbrojtja civile’ dhe ‘Brigada e veriut’ së pari kanë qenë shumë aktive në frikësimin e serbëve dhe kandidatëve serbë që donin të votonin dhe kandidonin në zgjedhje. Dhe e dyta në sulmin ndaj policisë sonë, gazetarëve, por në radhë të parë ndaj ushtarëve të NATO-s më 29 maj… Unë kam ofruar zgjedhje të parakohshme në katër komunat e veriut sa më shpejt të jetë e mundur, ne duhet të kemi një shtet ligjor. Pra, ne kemi një fushatë të drejtë dhe të hapur përpara zgjedhjeve të lira dhe demokratike”, ka thënë Kurti deri sa ka shtuar se ajo që po bën Qeveria në veri është sundim i ligjit.

I pari i Qeverisë ka thënë se kurrë nuk e fajëson popullatën serbe për shkak të organizatabe specifike që Beogradi i kontrollon.

“Unë kurrë nuk e fajësoj popullatën minoritare serbe. Ata janë 4 për qind popullatë në Kosovë, por fajin ua kam vënë organizatave specifike dhe Beogradit që i kontrollon”, ëhstë shprehur ai.

Ai është shprehur i gatshëm që të takohet me presidentin Vuçiq, teksa përmend edhe takimin e fundit në Bruksel, ku ky i fundit kishte refuzuar të takohet me kreun e ekzekutivit kosovar.

“Sigurisht që isha në Bruksel, më 22 qershor, por ishte presidenti Vuçiq ai që nuk u takua. Konstruktiviteti dhe krijimtaria ime ka qenë e mbushur me propozime të ndryshme. Për shembull, unë propozova modelin i cili është frymëzuar nga serbët në Kroaci. Serbët në Kroaci kanë një marrëveshje normalizuese me mekanizmin për mbrojtjen e të drejtave të pakicave dhe serbët ishin të kënaqur me këtë, thashë ta bëjmë, por ata nuk dëgjojnë”, tha ai.

Kurti ka theksuar se Kosova është një vend demokratik kurse Serbia sipas tij është një regjim hibrid më tepër autokratik.

“Vuçiq më sulmon çdo ditë, ndonjëherë disa herë në ditë, por Kosova është një vend demokratik, me orientim properëndimor, sipas Transparency International, për Freedom House, Kosova është një vend demokratik ndërsa Serbia është një regjim hibrid më tepër autokratik, kështu që ne jemi pro BE-së, pro NATO-s dhe pro SHBA-së. Serbia është shumë e lidhur me Kremlinin”, tha Kurti./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Obiliqi pa ujë, KEK dëmtoi gypin

​Obiliqi pa ujë, KEK dëmtoi gypin

15 zyrtarë korrektues kosovarë certifikohen pas trajnimit gjashtëmujor në Danimarkë

15 zyrtarë korrektues kosovarë certifikohen pas trajnimit gjashtëmujor në Danimarkë

Policia me aksion kundër fajdes në Prizren

Arrestohet i dyshuari për plagosjen në Prizren

KFOR reagon për rrëmbimin e qytetarit serb në Leposaviq: Jemi në dijeni të rastit në Leposaviq, situata në kufi e qetë

KFOR-i konfirmon aftësinë e tij për të siguruar sigurinë në Kosovë

​Obiliqi pa ujë, KEK dëmtoi gypin

​Obiliqi pa ujë, KEK dëmtoi gypin

Arrestohet djali i çiftit të njohur të Hollivudit që u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre

Arrestohet djali i çiftit të njohur të Hollivudit që u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre

15 zyrtarë korrektues kosovarë certifikohen pas trajnimit gjashtëmujor në Danimarkë

15 zyrtarë korrektues kosovarë certifikohen pas trajnimit gjashtëmujor në Danimarkë

Goli i Montiel shpallet më i miri nga FIFA

Goli i Montiel shpallet më i miri nga FIFA

Donnarumma, portieri më i mirë në botë

Donnarumma, portieri më i mirë në botë

Emisioni “DITARI” 16.12.2025

Emisioni “DITARI” 16.12.2025

Kryeministri i Polonisë: SHBA premtoi përgjigje ushtarake nëse Ukraina sulmohet pas armëpushimit

Kryeministri i Polonisë: SHBA premtoi përgjigje ushtarake nëse Ukraina sulmohet pas armëpushimit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën