TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
17 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
17 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Kurti paralajmëron sulm të ri të Radojçiqit në Veri

Gjatë ditës së sotme, kryeministri Albin Kurti njoftoi se Milan Radojçiq po përgatit sulme të tjera në Kosovë. Ai bëri të ditur se një i tillë ishte planifikuar të mbahej edhe gjatë nëntorit. Teksa kritikoi Prokurorinë për mosngritje të aktakuzave ndaj të dyshuarve për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë.

nga tëvë1
23 Dhjetor, 2023
0
A A
Kurti paralajmëron sulm të ri të Radojçiqit në Veri

Të shtunën, Kurti e Sveçla dolën në një konferencë të përbashkët për media. Nga aty, kumtuan lajmin se Milan Radojçiq po përgatit sulme të reja në Kosovë.

Sipas kryeministrit Kurti, organizimi po ndodh në ambientet e një firme në Rashkë.

“Ai tash po vazhdon përgatitjet për sulmet tjera në vendin tonë bashkë me disa pjesëtarë të organizatës terroriste mbrojtjes civile…Paramilitarët e Radojçiq po strehohen në objektet që ai ka në pronësi në këtë park turistik dhe përveç akomodimit, anëtarët e grupit terroriste paguhen rreth 2 mijë euro në muaj”, tha Kurti.

Teksa bëri të ditur se gjatë muajit nëntor, komuna e Zubin Potokut ishte planifikuar të ishte cak i sulmeve nga serbët.

“Gjatë muajit nëntor 2023 ka pasur planifikime qe të kryhet një sulm në drejtim të Komunës së Zubin Potokut me qëllim marrjen e vilës së Radojçiq në brigjet e liqenit të Ujmanit, por këto plane janë pezulluar përkohësisht për shkak zgjedhjeve në Serbi”, tha kryeministri.

Fjalën e mori edhe ministri Sveçla. Ai u ndal te sulmi terrorist i 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Teksa përshkroi të gjitha zhvillimet e asaj dite, njoftoi edhe për një dëshmi të re përmes së cilës, sipas tij, shihet se sulmuesit kanë vëzhguar policët e Kosovës.

“Kjo është fotografia e parë e marrë nga kamerat e bujtinës së Manastirit dhe në këto video shihen edhe sulmet nga bujtina drejt Policisë së Kosovës. Kjo është një dëshmi e re ku shihet se me anë të dronit ata në vazhdimësi kanë vëzhguar pozicionin e policisë së Kosovës në momentin kur tanimë sulmi kishte ndodhur”, ka deklaruar Sveçla.

E përmes kësaj konference, Kurti kritikoi Prokurorinë e Shtetit. Ai e quajti pasiv këtë institucion, pasi sipas tij, tre muaj pas sulmit në Banjskë, ende nuk ka ngritur aktakuza.

“Këshilli Prokurorial, kryeprorkuria e shtetit, tre muaj pas sulmit terrorist në Banjskë ende nuk ngritën aktakuza dhe nuk njoftuan publikun për sulmin më të madh të orkestruar ndaj republikës sonë jo vetëm në vitin 2023 jo vetëm ndaj PK-së, po integriteti territorial. Ky pasivitet dhe mosinformim është i padrejtë dhe i pakuptueshëm”, tha Kurti.

Ndaj kësaj deklarate të Kurtit reagoi Këshilli Prokurorial i Kosovës, të cilët i bënë thirrje kryeministrit që të mos ndërhyjë dhe të qëndrojë larg institucioneve të sistemit prokurorial.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Totaj: PDK nuk i frikësohet zgjedhjeve të reja, VV-ja do të ketë rënie

Totaj: PDK nuk i frikësohet zgjedhjeve të reja, VV-ja do të ketë rënie

Totaj për takimet e Kurtit me Hamzën: Nëse do të bashkëpunoj të bisedoj me kryesinë e PDK-së

Totaj për takimet e Kurtit me Hamzën: Nëse do të bashkëpunoj të bisedoj me kryesinë e PDK-së

Totaj thotë se kandidon edhe për një mandat, konfirmon moskandidimin e Bedri Hamzës

Totaj thotë se kandidon edhe për një mandat, konfirmon moskandidimin e Bedri Hamzës

PDK në Drenas propozon sërish Lladrovcin kandidat për kryetar komune

“Info Nata” – 09.06.2025

“Info Nata” – 09.06.2025

PDK në Drenas propozon sërish Lladrovcin kandidat për kryetar komune

PDK në Drenas propozon sërish Lladrovcin kandidat për kryetar komune

Zafir Berisha largohet nga NISMA

Zafir Berisha largohet nga NISMA

Hetime të reja për vdekjen e të riut nga Kaçaniku, pasi u aksidentua ra nga ura në autostradën “Arbën Xhaferi”

Hetime të reja për vdekjen e të riut nga Kaçaniku, pasi u aksidentua ra nga ura në autostradën “Arbën Xhaferi”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X