TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kurti paralajmëron se ulja e TVSh-së dhe akcizës për naftën do të dëmtonte buxhetin, thotë se po përgatit Pakon e Inflacionit 2.0

by TËVË 1
1 orë ago
5
A A
Kurti paralajmëron se ulja e TVSh-së dhe akcizës për naftën do të dëmtonte buxhetin, thotë se po përgatit Pakon e Inflacionit 2.0

Kryeministri Albin Kurti pasi u rikthye në Kuvend ka deklaruar se ulja e TVSH-së dhe akcizës për naftën do të krijonte një boshllëk të konsiderueshëm financiar në buxhetin e shtetit.

Ai shtoi se Qeveria është duke përgatitur Pakon e Inflacionit 2.0 në vlerë prej 200 milionë eurosh për të përballuar rritjen e çmimeve dhe për të mbështetur qytetarët dhe bizneset.

Gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit për çmimet e naftës, Kurti theksoi se, në situata sfiduese, është e lehtë të kërkohen zgjidhje të shpejta, por Qeveria synon masa të qëndrueshme dhe afatgjata.

Ai përmendi se edhe ekonomitë më të mëdha në botë janë sfiduar nga rritja e çmimeve të karburanteve dhe energjisë, ndërsa në Kosovë furnizimi me derivate nuk ka pasur mungesa.

Kryeministri shpjegoi se ulja e TVSH-së dhe akcizës duket si një zgjidhje e thjeshtë, por është e kushtueshme dhe efekti i saj nuk është i garantuar.

“Në këtë kohë sfiduese, çmimet e naftës dhe energjisë kanë luhatje të vazhdueshme dhe është e lehtë të kërkohen zgjidhje të shpejta. Por detyra jonë nuk është të gjejmë rrugën më të lehtë, por ta zgjedhim rrugën më të drejtë, më të dobishme dhe më të qëndrueshme për vendin tonë. Situata aktuale ka sfiduar edhe ekonomitë më të mëdha në botë. Te ne efekti më dramatik nuk ka dhënë ende shenjat e veta pasi nuk ka pasur kufizim të furnizimit dhe as humbje të derivateve”, ka thënë Kurti. /teve1.info/

Tags: albin kurtiKuvendi i KosovesTeve1tvsh
Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Qeveria miraton marrëveshje ushtarake me Turqinë, 200 milionë lira për FSK-në

Qeveria miraton marrëveshje ushtarake me Turqinë, 200 milionë lira për FSK-në

​Musliu e quan Kurtin “mashtrues”, propozon ulje ministrish

​Musliu e quan Kurtin “mashtrues”, propozon ulje ministrish

3 euro dita e qëndrimit në QKUK – Familjarët e pacientëve thonë se s’po paguajnë asgjë

Vdes punëtori pas rënies nga kati i parë në Ferizaj, rasti nën hetime

Salihu ia largon flamurin nga foltorja Kurtit gjatë fjalimit

Salihu ia largon flamurin nga foltorja Kurtit gjatë fjalimit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën