TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti nuk përgjigjet për refuzimin e Abdixhikut për takim

by Tëvë1
1 vit ago
1
A A
Kurti: Kriminelët dhe terroristët që e kanë shkaktuar sulmin do të përballen me ligjin e Kosovës

Ende nuk dihet nëse kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti do t’i ftojë për bisedime PDK-në dhe AAK-në pas refuzimit që ia bëri dje Lidhja Demokratike e Kosovës për një koalicion të mundshëm. Kryeministri në detyrë Albin Kurti, nuk është deklaruar sot nëse do t’i ftoj apo jo partitë e tjera opozitare për takim pas letrës që ia ka kthyer kryetari I LDK-së, Lumir Abdixhiku, raporton KosovaPress.

Kurti në homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Koshares”, është pyetur nga gazetarët se a do të ketë ftesa për takime me parti tjera, ai nuk është përgjigjur.

Kurti po ashtu ka refuzuar të komentojë qëndrimin e LDK-së, përmes letrës kryetarit, Abdixhiku. Kryetari i LDK-së ka refuzuar ftesën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurit për diskutime lidhur me një koalicion që do ta formonte Qeverinë e re.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në përvjetorin e 26-të të Betejës së lavdishme të Koshares, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Koshare, për të nderuar sakrificën e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë fjalës së tij, Kurti vlerësoi lart kontributin e luftëtarëve të UÇK-së, të cilët, sipas tij, më 1999 shembën kufirin që ndante shqiptarët që nga viti 1913.

“26 vjet më parë me Betejën e lavdishme të Koshares UÇK me luftëtarë nga pothuajse të gjitha njësitet e zonave operative të saj e shembi kufirin që ndante shqiptarët, kufirin që ndante Kosovën nga Shqipëria e që ishte i vjetër që nga viti 1913, respektivisht 1918. Nga radhët e UÇK-së ranë dëshmorë 114 luftëtarë në krye me komandantin Agim Ramadanin Katanën dhe Sali Çekun, por gjithashtu kishim edhe mbi 400 të plagosur. U vranë së paku 108 ushtarë e oficer të ushtrisë agresore e okupatore serbe, dhe përveç kësaj në radhët e UÇK-së kishim vullnetarë nga Franca e Algjeria, nga Italia, Suedia e Britania, ndërkaq në radhët e Ushtrisë së Serbisë kishte mercenarë nga Rusia. Ne vijmë këtu tek varret e dëshmorëve që të ja përkujtojmë vetes se sa e lartë ishte sakrifica e tyre, sa e lavdishme është lufta e UÇK-së dhe sa i madh çmimi i lirisë që e gëzojmë e të shtetit të cilin po e ndërtojmë së bashku”, tha Kurti.

Beteja e Koshares më 9 prill 1999, në kuadër të operacionit “Shigjeta”, është njëra ndër më të përgjakshmet dhe më heroiket e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Beteja e Koshares ishte njëra ndër hallkat më të fuqishme në zinxhirin e pakëputshëm të historisë kombëtare dhe si e tillë do të përkujtohet gjithmonë ndër shqiptarë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

LDK i kërkon Kushtetueses vendim të drejtë për situatën në Kuvend

Edhe një dorëheqje tjetër e LDK-së, pas qëndrimit për Specialen

Zëdhënësi i Qeverisë: Ne protestuam me kohë, e ju goditni deputetët e LVV-së

Zëdhënësi i Qeverisë: Ne protestuam me kohë, e ju goditni deputetët e LVV-së

Ministria e Arsimit: Asnjë nxënës nuk mund të detyrohet të marrë pjesë në protesta

Ministria e Arsimit: Asnjë nxënës nuk mund të detyrohet të marrë pjesë në protesta

LDK triumfon në balotazh në pesë Komuna

LDK reagon pasi emrat e deputetëve të saj u vendosën pranë Listës Serbe: Nuk shantazhohemi

Deliu kritikon kushtëzimin e votimit të ligjit me zgjedhjen e presidentit: Votojeni ligjin pa ia vënë çmimin

Deliu kritikon kushtëzimin e votimit të ligjit me zgjedhjen e presidentit: Votojeni ligjin pa ia vënë çmimin

S’ka marrëveshje mes VV-së dhe PDK-së

S’ka marrëveshje mes VV-së dhe PDK-së

Korça kritikon dhunën në protestë: Nuk janë pamje të mira dhe nuk i ndihmojnë ish-krerët e UÇK-së që janë në Hagë

Korça kritikon dhunën në protestë: Nuk janë pamje të mira dhe nuk i ndihmojnë ish-krerët e UÇK-së që janë në Hagë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën