TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti: Nuk ka zgjedhje të Serbisë në Kosovë, pa marrëveshje

by Fetije Kamberi
3 vjet ago
0
A A
Serbia është bërë edhe më nacionaliste

Edhe një muaj, qytetarët serb do iu drejtohen kutive të votimit për zgjedhje parlamentare dhe lokale në Serbi.

E dhe këtë herë Serbia ka kërkuar që ky proces të organizohet edhe në Kosovë për serbët që jetojnë këtu.

Misioni i OSBE’së në Kosovë, ka thënë se më 3 nëntor kanë pranuar një kërkesë nga Qeveria e Serbisë që ta kryejë mbledhjen e votave të votuesve që jetojnë në Kosovë.

E OSBE e ka informuar Qeverinë e Kosovës dhe mekanizmat e tjerë të rëndësishëm për këtë kërkesë, duke shtuar se mbështetja e institucioneve të Kosovës është thelbësore për OSBE-në që të përfshihet në një organizim të tillë zgjedhor.

Mirëpo, për këtë këkresë, i pari i Qeverisë, Albin Kurti të dielen e ka kthyer përgjigjen.

Në letrën që ia ka drejtuar shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michale Davenport, e që e ka siguruar Tëvë1, Kurti thotë se ska zgjedhje në Kosovë, pa një marrëveshje.

“Sa i përket çështjes së bashkëpunimit ndërshtetëror për votimet jashtë vendit, në mënyrë që të mundësohet votimi i qytetarëve të komunitetit serb në Kosovë, me shtetësi të dyfishtë, në zgjedhjet serbe jashtë Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë, duhet të arrihet një marrëveshje e posaçme midis Kosovës dhe Serbisë. Kërkesa për një marrëveshje të tillë duhet të vijë nga Serbia, si palë e interesuar. Dhe çdo kërkesë duhet të marrë për bazë sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës, si shtete të barabarta, në pajtim me nenin 2 të Marrëveshjes Bazë të arritur këtë vit mes Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në letrën e Kurtit.

Qeveria e Kosovës, ka inkurajuar Serbinë që në bazë të këtyre kushteve të negociojë marrëveshjen për këto zgjedhje.

“Me këto kushte, ne inkurajojmë Serbinë që të negociojë një marrëveshje të tillë speciale me Republikën e Kosovës, duke zbatuar në këtë mënyrë edhe një detyrim tjetër të Marrëveshjes Themelore: të kontribuojë në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, në bazë të të drejtave të barabarta dhe respektimit reciprok të të drejtat e votuesve jashtë vendit”.

Kurti iu referua Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve të arritur në shkurt në Bruksel. Më pas, Kosova dhe Serbia një muaj më vonë u pajtuan edhe për Aneksin e zbatimit të saj.

Në nenin dy të kësaj marrëveshjeje thuhet se Të dyja palët do të udhëzohen nga qëllimi dhe parimet e përcaktuara në Kartën e Kombeve të Bashkuara, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me të drejtat sovrane të shteteve, respektimin e pavarësisë, autonomisë dhe integritetit territorial të tyre, të drejtën për vetëvendosje, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe mosdiskriminimin”.

Qeveria e Kosovës në vitin 2022, kishte ndaluar mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë. Si rezultat, serbët e Kosovës janë organizuar dhe me autobusë kanë udhëtuar drejt Serbisë, për të votuar.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti në Samitin e BE-së: Zgjedhjet e reja do të sjellin qeverinë time të ardhshme

Kurti takohet pasdite me ambasadorin e BE-së, pritet t’i dorëzohet Raporti për Kosovën

Kryeprokurori Zejnulla Gashi cakton mbikëqyrës për të gjitha prokuroritë në vend

Kryeprokurori Zejnulla Gashi cakton mbikëqyrës për të gjitha prokuroritë në vend

Maqedonci takohet me ministrin gjerman, diskutohet për bashkëpunimin në mbrojtje dhe integrimin euroatlantik të Kosovës

Maqedonci takohet me ministrin gjerman, diskutohet për bashkëpunimin në mbrojtje dhe integrimin euroatlantik të Kosovës

Tentuan të mashtrojnë rreth një prone në vlerë 250 mijë euro, arrestohen tre të dyshuar

Gjashtë raste të dhunës në Kosovë, disa persona dërgohen në mbajtje

Hendboll, Kosova nis kualifikimet për EURO 2028 në Torshavn

Hendboll, Kosova nis kualifikimet për EURO 2028 në Torshavn

Liga e Kampionëve, pa derbi në mbrëmje

Liga e Kampionëve, pa derbi në mbrëmje

Rama s’e heq sofrën e gurit, vazhdon t’i ftojë studentët për dialog

Rama s’e heq sofrën e gurit, vazhdon t’i ftojë studentët për dialog

Real – Inter, derbi i Ligës së Kampionëve

Real Madridi e Liverpooli sfidohen nga AEK e Fenerbahçe

Superliga, xhiro e tetë nis të premten

Prishtina kërkon hakmarrjen në Gjilan ndaj Dritës

Trepça fiton në Prizren, një fitore larg titullit

Trepça në Trier për fitoren e katërt

Bashkimi mposht Trepçën në Prizren, ngushton serinë në 2:1

Bashkimi përballet me Bioteknon në Turqi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën