TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti: Nuk ka kurrfarë korrupsioni e keqpërdorimi

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Kurti: Nuk ka kurrfarë korrupsioni e keqpërdorimi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas arrestimeve të sotme për rastin e rezervave shtetërore.

Kurti ka thënë se qeveria që ai drejton është e përgjegjshme dhe e drejtë dhe se ka sjellë progres ekonomik dhe demokratik të paparë në Kosovën e pasluftës.

“Rezervat shtetërore i kemi gjetur 300 mijë euro e i kemi bërë 25 milionë euro për dy vite”, ka thënë Kurti përmes një shkrimi në “Facebook”.

Ai më tej ka thënë se nuk ka kurrëfar korrupsioni në blerjen e rezervave shtetërore dhe se ka besim të plotë në ministren e Industrisë, Tregëtisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari. Kurti ka thënë se 97% e mallrave për rezervat shtetërore ka ardhur në Kosovë.

“97% të vlerës së blerë vitin e kaluar ka mbërrirë në Kosovë, përfshirë këtu 99,5% të sasisë së grurit që tashmë ndodhet në depo në vendin tonë, e për pjesën e mbetur, kompanitë furnizuese kanë obligim të hapur për ta përmbushur kontratën, dhe nëse nuk e bëjnë këtë janë procedurat ligjore.  Nuk ka kurrfarë korrupsioni e keqpërdorimi. Unë kam besim të plotë në Ministren Rozeta Hajdari dhe në punën e saj. Pas luftës në Ukrainë, kur kishte krizë globale, ministria që ajo drejton, i ka blerë rezervat dhe i ka mbushur depot në një kohë kur të gjithë kufijtë ishin mbyllur e pothuajse të gjitha shtetet kishin ndaluar eksportin”, ka shkruar Kurti, transmeton teve1.info.

Më tej, ai ka thënë se qeverisja e Vetëvendosjes është me ndërgjegje të pastër dhe punë të mira natyrisht se përbën ndryshim rrënjësor karshi qeverisjes 20 vjeçare tё Kosovёs.

“Si e tillë ajo domosdo prodhon si fituesit ashtu edhe humbësit e saj. Përderisa fitues janë gjithë qytetarët e vendit (familjet përmes shtesave universale pёr fёmijё, nёnat lehona, përfituesit e ndihmave sociale, të rinjtë, studentët, punëtorët, pensionistёt, tё papunёt, bizneset e rregullta) humbësit janё tё paktё nё numёr, por jo pak tё organizuar. Humbësit i gjeni tek elita e vjetër dhe e korruptuar politike, te gjykatës dhe prokurorë të saj, te mediat e keqpërdoruara pёr mbёshtetje tё krimit. Edhe pse tё paktё nё numёr, pёrfitimet e tyre kanё qenё shumëmilionёshe, andaj edhe nuk kanё se si mos tё ndihen humbës tё mëdhenj. Përpjekjet e tyre për ta ndryshuar situatën janë në shërbim të planit për ta kthyer ish sistemin e kalbur e tё korruptuar”, ka shkruar Kurti.

Sipas Kurtit, nё rastin mё tё mirё ata po pёrpiqen pёr tё ruajtur disi pasurinё e akumuluar me hajni e korrupsion, monopolet artifciale e tё dёmshme që i kanë bërë me krim e keqpёrdorim tё detyrёs zyrtare.

“Por, do tё dёshtojnё si nё aspiratën e tyre pёr kthim tё keqpёrdorimit, ashtu edhe nё synimin pёr përbaltjen e atyre qё kontribuojnë pёr moskthim tё asaj periudhe. Do tё dёshtojnё edhe nё frikёsimin e secilit qё i bashkohet karvanit tё reformave progresiste dhe zhvillimit gjithëpërfshirës. Piskamat, shpifjet dhe aksionet pompoze tё tyre do dëgjohen gjithnjё e mё rrallё. Me qindra raportime zyrtare e kallëzime penale i kanë deponuar ministritë tona për krimin e korrupsionin që e kemi gjetur, por, përgjithësisht, kjo nuk i ka bërë përshtypje prokurorisë së shtetit”, ka shtuar kreu i Qeverisë.

Në fund ai ka thënë se reformat e tyre nuk do arrijnë t’i ndalin.

“Rastet e akumuluara tё krimit e tё deponuara nga kjo qeveri nuk do mund t’i fshehin edhe shumё gjatё”, ka deklaruar Kurti.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Policia në Ferizaj nis fushatën vetëdijësuese “Duart në timon, jo në telefon”

Policia në Ferizaj nis fushatën vetëdijësuese “Duart në timon, jo në telefon”

Kurti u premton mbështetje inspektorëve të arsimit

Kurti u premton mbështetje inspektorëve të arsimit

Samiti i Bërdo-Brijunit, Begaj: Së bashku drejt së ardhmes evropiane

Samiti i Bërdo-Brijunit, Begaj: Së bashku drejt së ardhmes evropiane

Jashari: Paralajmërimi i Vuçiqit për vende pune, ndërhyrje në vullnetin politik të serbëve të Kosovës

Jashari: Paralajmërimi i Vuçiqit për vende pune, ndërhyrje në vullnetin politik të serbëve të Kosovës

Serbia do të motivohet nga atmosfera në Tiranë

Serbia nuk e mendon humbjen ndaj Shqipërisë

Policia në Ferizaj nis fushatën vetëdijësuese “Duart në timon, jo në telefon”

Policia në Ferizaj nis fushatën vetëdijësuese “Duart në timon, jo në telefon”

Rritet numri i viktimave, mbi 400 të vdekur nga sulmi izraelit në Gaza

Afër 20,000 fëmijë janë vrarë në Gaza nga Izraeli që nga fillimi i luftës

Sylvinho shpall listën ‘anti-Serbi’, me vetëm një risi te Kombëtarja

Shehu thotë se Shqipëria synon fitoren në Serbi

Emisioni “Mesditë” 06.10.2025

Emisioni “Mesditë” 06.10.2025

Kurti u premton mbështetje inspektorëve të arsimit

Kurti u premton mbështetje inspektorëve të arsimit

Gjykata bllokon Trumpin nga vendosja e Trupave Nacionale në Oregon

Gjykata bllokon Trumpin nga vendosja e Trupave Nacionale në Oregon

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën