Kurti në rrjetin social në Instagram ka publikuar një story, ku ka treguar se në Dallas do të takohet me komunitetin shqiptaro-amerikan.
“Nga San Francisko vazhdojmë për Dallas për takime me komunitetin shqiptaro-amerikan investitorë potencial, e rreth energjisë e mbrojtjes”, ka shkruar ai.
Ndryshe, dje në përfundim të vizitës së tij dyditore në shtetin e Kalifornisë, Kurti, është pritur nga profesionistë të suksesshëm të mërgatës së Kosovës, të cilët bashkëpunojnë me kompani me renome botërore siç janë Oracle, Facebook, Amazon, Apple, Netflix dhe shumë të tjera. /teve1.info/