TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kurti: Nga rrënojat e luftës dhe gjenocidit, Kosova është bërë vendi më demokratik në Ballkan

by tëvë1
8 muaj ago
1
A A
Kurti: Nga rrënojat e luftës dhe gjenocidit, Kosova është bërë vendi më demokratik në Ballkan

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se përfundimi i luftë dhe çlirimi i vendit shënon fundin një periudhe të errët në historinë e popullit të Kosovës dhe hapi një kapitull të ri që kulmoi me shpalljen e pavarësisë.

Ai ka thënë se 26 vjet pas çlirimit dhe 17 vjet pas shpalljes së pavarësisë, Kosova është vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor.

“Çlirimi i Kosovës shënoi përfundimin e një periudhe të errët në historinë e popullit tonë dhe hapjen e një kapitulli të ri, i cili kulmoi në Republikën e pavarur dhe sovrane që e kemi sot. Vetëm 26 vjet pas çlirimit dhe 17 vjet pas shpalljes së pavarësisë, Kosova, prej rrënojave të luftës dhe gjenocidit, ka arritur të bëhet vendi më demokratik i Ballkanit Perëndimor me arritje të lartë ekonomike. Nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, te Trupat Mbrojtëse të Kosovës, dhe tash Forca e Sigurisë së Kosovës, këto janë tri faza të më shumë se çerekshekulli të së njëjtës kahje dhe drejtim, perëndimor e demokratik, të paqes dhe të sigurisë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Ai ka thënë se në shënimin e Ditës së Çlirimit të Kosovës duhet falënderuar gjithë ata që kontribuan për këtë ditë ku siç ka thënë më e rëndësishmja ishte edhe intervenimi i NATO-s

“Me kalimin e dekadave, shënimi i kësaj dite, dhe përkujtimi i dëshmorëve dhe i viktimave, po bëhen më shumë të rëndësishme, sepse çdo vit e më tepër po shtohen përpjekjet nga Serbia dhe Rusia për të rishkruar historinë: në njërën anë për të vënë në dyshim drejtësinë dhe justifikimin e intervenimit të NATO-s, dhe në anën tjetër për të keqpërdorur atë si precedent për agresionin e paprovokuar ndaj Ukrainës. Këto përpjekje për të deformuar historinë, duhet t’i luftojmë dhe kundërshtojmë me çdo kusht, me faktet e pamohueshme të asaj kohe. Për dallim të madh nga lufta ilegale e Rusisë, intervenimi ushtarak i NATO-s ishte edhe i drejtë, edhe i domosdoshëm”, ka shkruar Kurti.

Tags: dita e clirimitKosovakurtiTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Hoxhaj takon Stoltenberg në Mynih: Bashkëpunimi vazhdon që nga koha e NATO-s

Hoxhaj takon Stoltenberg në Mynih: Bashkëpunimi vazhdon që nga koha e NATO-s

Komuna e Ferizajt njofton për rrezik të vërshimeve, apelon për kujdes

Rriten nivelet e lumenjve pas reshjeve, IHK paralajmëron rrezik për vërshime lokale

“20 vjet pa ujë të pijshëm” – Ankohen banorët e Batllavës

Reduktime të ujit në Prishtinë, Fushë-Kosovë dhe Obiliq për shkak të ndaljes së ITU Shkabaj

Maqedonci në Mynih takon drejtuesit e Mercedes-Benz, nënshkruhet kontratë trevjeçare për kamionë taktikë

Dita përmbyllëse e Konferencës së Mynihut do të fokusohet në rolin e Evropës në rendin global

Dita përmbyllëse e Konferencës së Mynihut do të fokusohet në rolin e Evropës në rendin global

11 persona të plagosur pas bastisjes së një universiteti në Bregun Perëndimor nga forcat izraelite

Ushtria izraelite do të zhvillojë stërvitje ushtarake pranë Jerusalemit Lindor të pushtuar

Komuna e Ferizajt njofton për rrezik të vërshimeve, apelon për kujdes

Rriten nivelet e lumenjve pas reshjeve, IHK paralajmëron rrezik për vërshime lokale

“20 vjet pa ujë të pijshëm” – Ankohen banorët e Batllavës

Reduktime të ujit në Prishtinë, Fushë-Kosovë dhe Obiliq për shkak të ndaljes së ITU Shkabaj

Dritat e Ramazanit ndriçojnë sërish Londrën, duke u rikthyer për të katërtin vit radhazi

Dritat e Ramazanit ndriçojnë sërish Londrën, duke u rikthyer për të katërtin vit radhazi

Izraeli vret 9 palestinezë në Gaza brenda 24 orëve, pavarësisht një armëpushimi në fuqi

Izraeli vret 9 palestinezë në Gaza brenda 24 orëve, pavarësisht një armëpushimi në fuqi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën