TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti nga Mitrovica tregon zotimet për mandatin e ardhshëm qeverisës

by teve1
2 orë ago
0
A A
Kurti nga Mitrovica tregon zotimet për mandatin e ardhshëm qeverisës

Kryeministri në detyrë, njëkohësisht kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në hapje të fushatës zgjedhore në Mitrovicë, ka prezantuar zotimet kryesore gjatë mandatit të tij qeverisës.

Përveç byrosë për konfiskimin e pasurisë, Kurti përmendi prokurorinë e re të specializuar për çështje të krimit të organizuar, mbështetjen e policisë dhe, heqjen e kufizimit të punësimit për veteranët që përfitojnë beneficione dhe pagën e 13-të për sektorin publik.

Kurti po ashtu premtoi forcimin e ushtrisë së Kosovës, duke ndarë një miliard euro dhe fabrikën e municionit dhe dronëve “Made in Kosova”, rritjen e pagës minimale, pensioneve, shtesave për fëmijë dhe mbështetje financiare për nënat lehona.

“Ne do ta forcojmë ushtrinë e Kosovës në krye me komandantin Bashkim Jasharin. E në mandatin që na pret për këtë ushtri do të ndajmë së paku një miliard euro, do ta kemi fabrikën e municionit dhe për fabrikën e dronëve Made in Kosova. Në kuadër të ushtrisë do fillojmë edhe programin e rezervës vullnetare për mbrojtje gjithëpërfshirëse… Me 7 miliardë e kemi gjetur ekonominë dhe sivjet ajo bëhet 11 miliardë. Në vitin e ardhshëm, kjo ekonomi bëhet 12 miliardë euro. Kjo rritje ekonomike është kthyer në rritje të pagave, pensioneve dhe mbështetjes për familje. Paga minimale u rrit në 264 e bëmë 350, më 1 janar bëhet 450, prej korrikut bëhet 500 euro. Edhe në sektorin publik janë rritur pagat 47 për qind. Pensionet i kemi gjetur 90 euro dhe pensionistët kanë marrë pensionin e 13-të dhe e bëmë pensionin 150 euro. Për të gjithë fëmijët deri në 16-vjeç në mandatin e ardhshëm do t’i bëjmë shtesat 90 euro. Për nënat lehona i kemi rritur në 325 euro, në mandatin e ardhshëm 500 euro do të jetë mbështetja. Secila lehonë e papunë në Kosovë kur të lindë atë vit do t’i merr 3 mijë euro”, tha Kurti.

Kurti tha se gjatë mandatit të tij qeverisës do të ketë edhe prokurori të re të specializuar për çështje të krimit të organizuar sipas modelit të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

“Përveç byrosë për konfiskimin e pasurisë, do të kemi edhe prokurorinë e re të specializuar për çështje të krimit të organizuar sipas modelit të shteteve evropiane. Do të vijojmë me mbështetjen e policisë me pajisje të specializuara me armatim adekuat, për ata që duan të pensionohen para kohe do ta nisim programin për pension me moshë e sipas profileve duke themeluar fondin për këtë qëllim, do të nisë nga mosha 63-vjeç deri te mosha 55-vjeç. Miratimi i buxhetit prej 4 miliardë euro për 2026. Miratimi i ligjit të ri për çmimin tavan për produktet bazë. Heqja e kufizimit të punësimit për veteranët që përfitojnë beneficion, do të jetë e mundur edhe ta marrin beneficionin edhe të punojnë. Gjithashtu është evidente që në buxhetin 2026 do të jetë edhe paga e 13-të, por vendimi ynë është që pagën e 13-të do ta japim në fillim të vitit 2026. Miratimi i pakos për përballje të inflacionit në vlerë mbi 200 milionë euro për pensionistët, fëmijët, studentët dhe punëtorët e sektorit privat dhe subvencionimi i faturave të energjisë elektrike për ata që kursejnë”, tha Kurti.

Gjatë fjalimit të tij, Kurti theksoi se Mitrovica mbetet një nga prioritetet kryesore të qeverisë, ndërsa prezantoi një sërë projektesh zhvillimore që synojnë përmirësimin e jetës së qytetarëve, zhvillimin ekonomik dhe avancimin e shërbimeve publike.

Në fokus të zotimeve të reja janë projektet infrastrukturore dhe shëndetësore, përfshirë ndërtimin e rrugës Smrekovnicë–Mitrovicë, si dhe ndërtimin e spitalit të ri të Mitrovicës, i cili do të ofrojë shërbime më cilësore dhe më të qasshme shëndetësore për qytetarët e rajonit.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua krijimit të një mjedisi më të pastër dhe më të shëndetshëm për banorët.

“Për Mitrovicën dy ura të reja mbi lumin Ibër njëra për automjete e një për këmbësorë. Rruga Prishtinë- Mitrovicë është investim i madh që ka afruar Prishtinën me Mitrovicën, po vinë për ma pak se 30 minuta.. Afër 100 km rrugë i kemi shtruar në veri të Kosovës, ky rrjet rrugorë e lidh edhe veriun me fshatra por edhe me komuna të tjera. Renovimi i stadiumit “Adem Jashari” që do të nxjerrë standarde të reja për sporte. Investimi prej 400 mijë euro në sallën “Minatori”, duke mundësuar shtimin e 680 ulëseve të reja. Në Trepçë do ta inkuadrojmë një korporatë të fuqishme nga bota nga një shtet mik dhe do ta përfshijmë në mënyrë që të investojmë për ta rritur prodhimin produktivitetin dhe përpunimin e mineraleve dhe metaleve, fond prej 50 milionë eurosh që të shohim se ku jemi të pasur. Do ta ndërtojmë spitalin e ri për shërbime të mira shëndetësore, çerdhe të reja, do ta rregullojmë transportin urban dhe ndër-urban. Me një biletë të integruar ngado në Kosovë, të gjithë qytetarët do të mund të qarkullojnë për 10 euro në muaj. Buzë Ibrit është edhe xhami, e kjo xhami është djegur më 2 maj 1999, andaj në mandatin tonë të ardhshëm do ta rindërtojmë xhaminë e Ibrit”, tha Kurti.

Ndërsa, kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci tha se pas një çerek shekulli sot qytetarët ndihen të sigurt si rezultat i punës në luftimin e krimit në veri.

“Pas një çerek shekulli sot kemi siguri në Mitrovicë. Jugu e Veriu u bën një drejtim, e për këtë bashkim në emër të qytetarëve të Mitrovicës, të them hallall të qoftë Albin! Begatinë e çuam në çdo shtëpi, fermerit ia kthyem besimin, sofrat tani kanë bekim. Zgjedhjet e kaluara ishim bashkë, beteja ku ne fituam e nuk u dorëzuam, qytetari foli qartë e me maturi, e pa kontributin tonë dhe e peshoi drejtë. Andej Ibrit për vite me radhë kanë vepruar banditë që silleshin sikur ishin kryeministra, kriminelë të njohur botërisht të sanksionuar, të toleruar dhe të pranuar juridikisht nga disa qeveri të kaluara”, tha Peci.

Kryetari i LVV-së, Albin Kurti, kërkoi nga qytetarët e Mitrovicës që më 28 dhjetor të ketë fitore më të madhe se sa më 9 shkurt.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Von der Leyen: Në fillim të vitit të ardhshëm lëshojmë 205 milionë euro për Kosovën

Von der Leyen: Në fillim të vitit të ardhshëm lëshojmë 205 milionë euro për Kosovën

Selmanaj: Mungesa e Agim Veliut në listë, gabim i madh për LDK-në

Selmanaj: Mungesa e Agim Veliut në listë, gabim i madh për LDK-në

Selmanaj: Na vjen keq që Kosova po shkon sërish në zgjedhje, LDK-ja nuk është përgjegjëse për bllokadën

Selmanaj: Na vjen keq që Kosova po shkon sërish në zgjedhje, LDK-ja nuk është përgjegjëse për bllokadën

Selmanaj: Nuk iu besoj fare deklaratave të Osmanit për heqjen e masave të BE-së

Selmanaj: Nuk iu besoj fare deklaratave të Osmanit për heqjen e masave të BE-së

Von der Leyen: Në fillim të vitit të ardhshëm lëshojmë 205 milionë euro për Kosovën

Von der Leyen: Në fillim të vitit të ardhshëm lëshojmë 205 milionë euro për Kosovën

Selmanaj: Mungesa e Agim Veliut në listë, gabim i madh për LDK-në

Selmanaj: Mungesa e Agim Veliut në listë, gabim i madh për LDK-në

Selmanaj: Na vjen keq që Kosova po shkon sërish në zgjedhje, LDK-ja nuk është përgjegjëse për bllokadën

Selmanaj: Na vjen keq që Kosova po shkon sërish në zgjedhje, LDK-ja nuk është përgjegjëse për bllokadën

Selmanaj: Nuk iu besoj fare deklaratave të Osmanit për heqjen e masave të BE-së

Selmanaj: Nuk iu besoj fare deklaratave të Osmanit për heqjen e masave të BE-së

Emisioni “Info Nata” 17.12.2025

Emisioni “Info Nata” 17.12.2025

BE: Ballkani Perëndimor duhet të zgjidhë çështjet e personave të zhdukur dhe krimeve të luftës

BE: Ballkani Perëndimor duhet të zgjidhë çështjet e personave të zhdukur dhe krimeve të luftës

Osmani: BE vendosi t’i heqë të gjitha masat ndaj Kosovës, një pjesë hiqet sot pjesa tjetër në janar

Osmani: BE vendosi t’i heqë të gjitha masat ndaj Kosovës, një pjesë hiqet sot pjesa tjetër në janar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën