TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kurti në Zvicër merr mbështetje të fuqishme për anëtarësimin e Kosovës në KE

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
Kurti në Zvicër merr mbështetje të fuqishme për anëtarësimin e Kosovës në KE

Gjatë takimit u vlerësuan lartë marrëdhëniet e afërta miqësore dhe lidhjet e ngushta njerëzore ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, thuhet në komunikatën e qeverisë.

Ndërsa bëhet e ditur se Zëvendëspresidenti Berset  ka thënë se Republika e Kosovës është shtet prioritar për Konfederatën Zvicerane.

U theksua zgjerimi dhe thellimi i bashkëpunimit sa më të afërt për interesat dhe çështjet e përbashkëta, siç janë zhvillimi socio-ekonomik i Kosovës dhe stabiliteti dhe prosperiteti i Ballkanit Perëndimor. U vlerësua angazhimi prej shumë vitesh i Zvicrës në arritjen e këtyre objektivave, që reflektohet edhe në programet e bashkëpunimit zhvillimor dhe mbështetjes së paqes, bëhet e ditur ë njoftim.

“Zëvendëspresidenti Berset konfirmoi mbështetjen e fuqishme të Zvicrës për aplikimin zyrtar të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës, në një nga organizatat më të vjetra dhe më të mëdha evropiane, që qytetarëve të Kosovës do t’u mundësojë të përdorin mekanizmat e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”, thuhet në njoftim, transmeton teve1.info.

Ndër të tjera thuhet se gjatë takimit është biseduar për mundësitë për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të Kosovës, për të përmirësuar mirëqenien e qytetarëve, për të siguruar drejtësi sociale dhe ekonomike, si dhe mundësitë e shkëmbimit bilateral në fusha të ndryshme, e veçanërisht në shëndetësi.

“Kryeministri Kurti theksoi stabilitetin institucional, sundimin e ligjit, luftën kundër krimit e korrupsionit dhe indikatorët pozitivë ekonomikë në Republikën e Kosovës. Ai potencoi mërgatën e Kosovës në Zvicër si pjesë integrale për zhvillimin e vendit tonë”. Thuhet tutje në komunikatën e Qeverisë së Kosovës.

Duke biseduar lidhur me zhvillimet në Ukrainë, z.Berset tha se Zvicra mirëpret pozicionimin e qartë të Kosovës. Kryeministri Kurti theksoi domosdoshmërinë për bashkërendim dhe bashkëpunim të mëtejshëm të ngushtë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe botës demokratike, për të kundërshtuar agresionin e Rusisë, por edhe për t’u përballur me ndikimin e pasojat e mundshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nga ANP “Adem Jashari”, thonë se numër i madh i qytetarëve të hënën kanë shfrytëzuar të drejtën e lëvizjes

ANP “Adem Jashari” kishte mbi 4.6 milionë pasagjerë në vitin 2025

Misioni i FMN-së do të zhvillojë vizitë në Kosovë

Misioni i FMN-së do të zhvillojë vizitë në Kosovë

Minatorët vazhdojnë grevën, ende s’ka datë se kur u dalin pagat

Ndërmarrja “Trepça” funksionalizon kanalin për sinjalizuesit me qëllim të luftimit të korrupsionit

Zyrtarë të Prokurorisë vizitë në ShBA, do të kenë takime me zyrtarë të lartë amerikanë

Mozaiku i Tiranës nominohet për çmimin “Ndërtesa e Vitit 2026” nga ArchDaily

Mozaiku i Tiranës nominohet për çmimin “Ndërtesa e Vitit 2026” nga ArchDaily

Misioni i FMN-së do të zhvillojë vizitë në Kosovë

Misioni i FMN-së do të zhvillojë vizitë në Kosovë

McCormick i bashkohet Rahovecit 029

McCormick i bashkohet Rahovecit 029

Minatorët vazhdojnë grevën, ende s’ka datë se kur u dalin pagat

Ndërmarrja “Trepça” funksionalizon kanalin për sinjalizuesit me qëllim të luftimit të korrupsionit

Zyrtarë të Prokurorisë vizitë në ShBA, do të kenë takime me zyrtarë të lartë amerikanë

Zyrtarë të Prokurorisë vizitë në ShBA, do të kenë takime me zyrtarë të lartë amerikanë

Hellems i Vëllaznimit shpallet MVP

Hellems i Vëllaznimit shpallet MVP

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën