TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti në trevjetorin e qeverisjes: Në veri është ulur ilegaliteti, po rritet ligjshmëria

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Kurti në trevjetorin e qeverisjes: Në veri është ulur ilegaliteti, po rritet ligjshmëria

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se janë krenar dhe ballëhapur në shënimin e trevjetorit të qeverisjes, derisa ka numëruar disa nga “sukseset” e tyre.

Përmes një konference për media, kryeministri ka thënë se gjatë kësaj periudhe, e arritura kryesore është se Kosova është ngritur në ekonomi me rritje prej 6.2% bruto-produktit vendo, derisa kjo rritje është shpërndarë përmes pakove të ndryshme.

“Punësimi është më i lartë se ç’ka qenë ndonjëherë. Në këto 3 vite qeverisje kemi shënuar rezultate për të cilat jemi krenarë dhe ballëhapur”, potencoi Kurti.

Përveç të tjerash, Kurti ka folur edhe për sistemin e drejtësisë në Kosovë.

“Sistemi i drejtësisë, nevoja për prokurorë aktiv dhe energjik, dhe për gjyqtarë, gjykatës të cilët janë të drejtë është pika ku më së shumti çalon shtet-ndërtimi demokratik në Kosovë”, ka theksuar ai.

Më tej, Kurti tha se përgjatë këtyre viteve qeverisje, në veri është ulur ilegaliteti, njëkohësisht është rritur ligjshmëria.

Me ç’rast, ka përmendur shtrimin e rrugëve, ndërtimin e shtëpive për banorët atje, e madje edhe modernizimin e infrastrukturës e telekomunikimit.

“Në veri është ulur ilegaliteti e po rritet ligjshmëria, janë mbyllur rrugë ilegale, laboratorë droge e të kriptovalutave. Në vend të tyre janë hapur e funksionalizuar zyrat e agjencisë së regjistrimit të bizneseve të Kosovës dhe të kadastrave komunale në shërbim të qytetarëve dhe  të bizneseve. Me largimin e targave ilegale, siguria publike është më e mirë. Atje tani po shtrohen rrugë, po ndërtohen shtëpi të banorëve, e po modernizohet infrastruktura e telekomunikimit e internetit dhe 4g plus dhe 5 g”, deklaroi tutje Kurti.

E sa i përket punësimit në Kosovë, kryeministri tha se falë mbështetjes së masave të ndërmarra nga Qeveria, mbi 30 mijë gra janë punësuar.

“Po i mbushim tre vjet qeverisje dhe kemi shënuar rezultate. Punësimi është më i lartë seç ka qenë ndonjëherë, kemi dyfish më shumë të rinj të punësuar në treg të punës, mbi 30 mijë gra më shumë kanë vende pune përmes masave dhe mbështetjes sonë direkte”, shtoi tutje Kurti.

Kryeministri dje u shpreh i kënaqur në atë se çka ka arritur si qeveri së bashku me ekipin e tij të ministrave, grupin parlamentar, me institucionet dhe agjencitë shtetërore të cilat, siç ka thënë ai kanë pasur bashkëpunim të mirë me qeverinë në këtë progres socio-ekonomik dhe demokratik./teve1.info/.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kandiq thotë se një preson i kishte thënë se ekziston një varr masiv në Pasuljanske Livade

Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë

Auto Draft

Segmenti M2 në gjendje të rënduar-ankohen qytetarët

Auto Draft

Aksident në Vushtrri, vetura hyri në garazhin e një banori

Auto Draft

“160 kate Burj Khalifa, 3476 shkallë” – Agim Agushi synon një tjetër rekord me 28 Nëntor në Dubai

Kandiq thotë se një preson i kishte thënë se ekziston një varr masiv në Pasuljanske Livade

Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë

Auto Draft

Segmenti M2 në gjendje të rënduar-ankohen qytetarët

Auto Draft

Aksident në Vushtrri, vetura hyri në garazhin e një banori

Auto Draft

“160 kate Burj Khalifa, 3476 shkallë” – Agim Agushi synon një tjetër rekord me 28 Nëntor në Dubai

Auto Draft

Dyshohet për mbetje mortore pranë varrezave të Miradisë

Auto Draft

Prindërit në hall – Pediatria publike drejt shuarjes, por “lulëzojnë” klinikat private me çmime të larta

Thaçi: Prokuroria më dha shumë tituj e grada, e vërteta është ndryshe

Aktgjykimi i radhës në Hagë- seanca vendimtare në rastin Thaçi 2

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën