TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kurti në takim me O’Brien: Sulmi i 29 nëntorit, ishte sulm mbi popullsinë civile

by tëvë1
1 vit ago
0
A A
Kurti në takim me O’Brien: Sulmi i 29 nëntorit, ishte sulm mbi popullsinë civile

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se sulmi i 29 nëntorit, ishte sulm mbi popullsinë civile.

Ai këtë e ka thënë në takimin që ka zhvilluar me Ndihmës Sekretarin për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit amerikan, James C. O’Brien, të cilin sipas komunikatës së Zyrës së Kryeministrit, Kurti e ka njoftuar për situatën pas sulmit.

Në takim siç thuhet është disktuar edhe për raportet ndërmjet dy vendeve.

“Kryeministri ndau me z.O’Brien detajet e sulmit të fundit terrorist mbi infrastrukturën kritike, përkatësisht në kanalin e Ibër-Lepencit si dhe reagimin e institucioneve shtetërore për sanimin e dëmit dhe sigurimin e furnizimit me shërbime esenciale. Sulmi i 29 nëntorit, ishte sulm mbi popullsinë civile meqë përmes tij u rrezikua që më shumë se gjysma e popullatës së vendit të mbeten pa energji elektrike dhe pa ujë, u shpreh kryeministri”, thuhet në komunikatë.

Ndërkohë që hetimet për sulmin e fundit po vazhdojnë, kryeministri nënvizoi që në mesin e konfiskimeve të bëra në lidhje me rastin, krahas armatimit dhe municioneve, janë gjetur edhe 74 emblema ushtarake, prej të cilave 20 janë të njësive të ndryshme ushtarake ruse, përveç atyre serbe.

Gjatë këtij takimi, “kryeministri theksoi rëndësinë e arrestimit dhe ekstradimit të kryekriminelit dhe kryeterroristit Millan Radoiçiq, për të cilin Prokuroria tashmë ka një aktakuzë prej 160 faqesh për të dhe grupin e tij, dhe i cili vazhdon të paraqesë rrezik për sigurinë e vendit dhe të rajonit për sa kohë që endet i lirë në Serbi dhe ka mbështetjen e Presidentit Aleksandar Vuçiq dhe aparatit shtetëror atje”.

Kurti falënderoi Ndihmës Sekretarin O’Brien dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e tyre ndaj Republikës së Kosovës në hetimin e sulmit në kanalin e Ibër Lepencit dhe sjelljes së përgjegjësve para drejtësisë.

Tags: kurtiO'Brien
ShareTweet

Postime të ngjashme

Maloku: Abdixhiku duhet ta japë dorëheqjen vetë, jo përmes Kuvendit dhe Kryesisë

Maloku: Abdixhiku duhet ta japë dorëheqjen vetë, jo përmes Kuvendit dhe Kryesisë

Sot pritet të arrijnë edhe 3,185 pakot me fletëvotime, numërimi i tyre planifikohet të fillojë rreth orës 19:00

Rinumërimi i votave mund të zgjasë nga 12 deri në 14 ditë

Cakolli: Manipulim industrial i votave në disa vendvotime

Cakolli: Manipulim industrial i votave në disa vendvotime

Zjarr i madh në një banesë në Tetovë, dyshohet për një viktimë

Torino eliminon Romën nga Kupa e Italisë

Torino eliminon Romën nga Kupa e Italisë

“Info Nata”- 13.01.2026

“Info Nata”- 13.01.2026

City fiton ndaj Newcastlet

City fiton ndaj Newcastlet

Zjarr i madh në një banesë në Tetovë, dyshohet për një viktimë

Zjarr i madh në një banesë në Tetovë, dyshohet për një viktimë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën