Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të martën në mbrëmje do ta pres në takim e emisarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.
Takimi sipas komunikatës së Qeverisë do të zhvillohet nga ora 21:30.
Vizita e emisarit gjerman vjen në kohën kur Kosova po përballet me kërkesë për zgjedhje të reja në veri të vendit si dhe me disa masa të vendosura nga Bashkimi Evropian, me arsyetimin se Kosova nuk ka marrë hapa në shtensionimin e situatës në veri.
Ndërsa, javë më parë zëvendëskryeministri Bislimi dhe i dërguari i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak kanë njoftuar se është arritur një marrëveshje për hapat e parë të shtensionimit të situatës në veri./teve1.info/