Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka thënë se gjatë mandatit të Jeffrey Hovenier në Kosovë, raportet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë arritur nivele të reja, dhe kontribut i ambasadorit Hovenier ka qenë thelbësor.
Këtë ai e ka thënë në një takim lamtumirës që ka zhvilluar me Hovenier, i cili përfundon mandatin e tij në Kosovë.
“Marrëdhënia ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara ka arritur nivele të reja gjatë mandatit të tij, dhe kontributi i Ambasadorit Hovenier ka qenë thelbësor për forcimin e këtyre lidhjeve në fushat e mbrojtjes, sigurisë, inteligjencës, zhvillimit ekonomik dhe diplomacisë ”, thuhet në komunikatë.
Në emër të Qeverisë së Kosovës dhe popullit të Kosovës, Kryeministri Kurti i dëshiroi ambasadorit Hovenier dhe familjes së tij shëndet të plotë dhe suksese në çdo hap të ardhshëm.