TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kurti në Krushë të Madhe: Nuk mund të harrojmë asnjë dhe asgjë

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
Kurti në Krushë të Madhe: Nuk mund të harrojmë asnjë dhe asgjë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në tubimin përkujtimor në shënim të 23-vjetorit të masakrës në Krushë të Madhe.

Kurti në tubimin përkujtimor ka thënë se “masakra e kryer në Krushë të Madhe që la 241 viktima, dhe e cila ndodhi mu në fillim të bombardimeve të NATO-s, sot me gjithë forcën që e kemi parë për ta përballuar, nuk e ka zhdukur dhimbjen. Ajo nuk ka diçka që është e tejshkuar e jonë e largët, por veçse pjesë e realitetit tonë të përditshëm”.

Duke thënë se Kosova është e shënuar e tëra, në trupin dhe në kohën e vet, nga vrasja e shënjestruar dhe nga vrasja masive, masakra, kryeministri deklaroi në emër të qeverisë që drejton se e ka shumë të qartë përmasën e punës që duhet të kryejmë.

Ai theksoi se të gjithë së bashku, qeveria dhe qytetarët, duhet të vendosen në të njëjtin parim e në të njëjtën sjellje.

“Na duhet të realizojmë një shtet që e llogarit ndërtimin e vet në radhë të parë mbi drejtësinë për viktimat e Kosovës”, tha kryeministri.

Kurti u është drejtuar grave nga Krusha, ku tha se sakrificat e mosdorëzimi i tyre, gjetja e shpresës në thelb të dhimbjes janë mësim jete për të gjithë ne.

“Që jeta do të jetojë dhe e drejta do të fitojë është mësimi që na e japin gratë e Krushës, tha kryeministri Kurti. /teve1.info/

Fjala e plotë e Kryeministrit Kurti:

Kosova është e shënuar e tëra, në trupin dhe në kohën e vet, nga vrasja e shënjestruar dhe nga vrasja masive, masakra. Andaj, ju deklaroj në emër të qeverisë që drejtoj se e kemi shumë të qartë përmasën e punës që duhet të kryejmë. Ne nuk përcaktojmë datë të fundit për dhënien e drejtësisë, por jemi të bindur se për këtë duhet të punojmë shumë dhe shpejt. Ne duhet të ecim shpejt në vlerësimin e sakrificës sonë, dhe të angazhohemi shumë për drejtësinë për neve.

Pra, të gjithë së bashku, qeveria dhe qytetarët, duhet të vendosen në të njëjtin parim e në të njëjtën sjellje. Na duhet të realizojmë një shtet që e llogarit ndërtimin e vet në radhë të parë mbi drejtësinë për viktimat e Kosovës. Por, cila është drejtësia që duhet të na shërbejë ne? A është ajo abstrakte, a është ajo teorike, a është e rënë nga qielli, apo e importuar? Sigurisht që jo!

Ne dje përkujtuam ndërhyrjen e NATO-s në historinë tonë të luftës çlirimtare, në historinë tonë të vetëm dy dekadave më parë. E vetëm një ditë më vonë patë nisur masakra në Krushë të madhe. 241 veta. Drejtësia jonë nuk ka nevojë të jetë as abstrakte as e importuar, por këta 241 veta kërkojnë drejtësi pikësëpari që nis nga vetë angazhimi ynë.

Askush nuk ka pse të vijë e të na mësojë krimet e luftës e të gjenocidit, viktimat foshnje, viktimat gra, dëshmorët dhe të burgosurit, inteligjencën e përdhosur. Përkundrazi, ne duhet t’u mësojmë atyre që përpiqen të harrojnë fatin e mijërave njerëzve në Kosovë. Për dhimbjen tonë, por edhe për të mirën e vetë atyre. Gjithkush duhet të mësojë nga sakrifica e tjetrit. Duke vënë në vend drejtësinë për viktimat dhe masakrat që janë kryer mbi njerëzit tanë, ne i bëjmë nder edhe shoqërive demokratike.

Masakra e kryer në Krushë të Madhe që la 241 viktima, dhe e cila ndodhi mu në fillim të bombardimeve të NATO-s, sot me gjithë forcën që e kemi parë për ta përballuar, nuk e ka zhdukur dhimbjen. Ajo nuk ka diçka që është e tejshkuar e jonë e largët, por veçse pjesë e realitetit tonë të përditshëm. Prandaj historitë e sotme në Krushë janë të jashtëzakonshme e do të tregohen ndër breza.

Gratë e zonja nga Krusha u bënë lajm inkurajues jo vetëm në nivel nacional, por janë histori e rrëfyer ndërkombëtarisht. Këtu bashkë me neve është edhe zonja Fahrije Hoti, e pranë saj qëndron Ministrja e Drejtësisë, zonja Albulena Haxhiu. Suksesi i grave nuk mund të trajtohet nëse ne nuk e bëjmë së pari këtë. E suksesi i tyre do të mund të rritet pikërisht kur e ndihmojmë ne. Ai është tashmë duke u shtjelluar si ligjëratë edhe në drejtimin e Ekonomisë, por më e rëndësishmja është që ato na e ligjërojnë, na e mësojnë jetën. Askush nuk e ka jetuar më intensivisht se sa ato. Sakrificat, mosdorëzimi, gjetja e shpresës në thelb të dhimbjes janë mësim jete për të gjithë ne. I tillë është për tërë pjesën e botës që e dëgjon historinë e tyre. Që jeta do të jetojë dhe e drejta do të fitojë është mësimi që na e japin gratë e Krushës.

Ato jetuan pavarësisht mërzitjes e plagëve në shpirt e në trup. Kjo është historia jonë që na obligon shumë të gjithë neve. Për kujdes e solidaritet dhe sidomos për kujtesë të fortë. Nuk mund të harrojmë asnjë dhe asgjë. U detyrohemi përjetësisht, për jetë të jetëve.

Kështu duhet të niste puna jonë që prej fillimit.

Shteti e ndërton drejtësinë mbi sakrificën që e bëri të mundur atë si shtet, përndryshe ai e humbet rrugën. Prandaj dhe ne kemi themeluar një Institut, e viktimat e Kosovës janë aq komplekse sa duhet ndërtuar një skenë meritore e shpalljes së tyre. Sakrifica e Kosovës është aq e gjatë në kohë, sa duhet një studim i tërë, me bashkëpunimin e shumë disiplinave që ta lartësojë deri në vendet më të shenjta të gjykimit. Krimi i luftës në Krushë të Madhe, krimi kundër njerëzimit në Krushë të Madhe, është krim makabër për të cilin nuk është ndëshkuar askush. Edhe këtë e kemi kuptuar pas dy dekadave të humbjes së kohës. Duhet të punojmë që mizorinë ta japim me një dije të plotë dhe një dinjitet të lartë. Kjo punë kërkon energji dhe vullnet, andaj dhe kemi mbetur mbrapa, e duhet ta pranojmë se kërkimi i drejtësisë përgjithësisht është bërë shkel e shko.

Na e kërkon këtë rivendosje të drejtësisë çdo familje e Krushës, çdo familje e Kosovës, por mbi të gjitha vërtetësia dhe qëndrueshmëria jonë si shtet e si popull. Natyrisht që simbolin e Krushës ne e kemi edhe më të lartë e më të ndritur. Një prej të zhdukurve me dhunë të Krushës është një nga njerëzit më të mençur që ka kaluar në gjuhën shqipe e në trojet shqiptare: Ukshin Hoti. Është e lartë dhe e vështirë t’i rikthesh Krushës së Madhe drejtësinë për Ukshin Hotin. Është e vështirë drejtësia për të zhdukurin. Është e vështirë drejtësia për cenimin në inteligjencë të një populli.

Andaj edhe e themeluam Institutin për studimin e krimit. Kur krimi është i madh, akuza duhet të jetë sa më e plotë, kërkimi i gjykimit të drejtësisë sa më i ditur, vendi publik i shpalljes së saj sa më i qartë. Inteligjenca që kërkon drejtësia për të zhdukurit, është po aq e lartë sa dhe inteligjenca që kanë vrarë pushtuesit tanë gjenocidalë.

Lavdi Ukshin Hotit dhe të gjithë dëshmorëve e martirëve të kombit tonë!

Ju falemnderit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Erërat e forta rrëzojnë fasadën e një objekti në Fushë – Kosovë, lëndohet një person

Erërat e forta rrëzojnë fasadën e një objekti në Fushë – Kosovë, lëndohet një person

Vetura të mërgimtarëve nisin të hyjnë në Kosovë nga pika kufitare në Merdarë

Nga nesër do të ketë ndërprerje të qarkullimit të kamionëve në të gjitha pikat kufitare me Serbinë

​Policia në veri parandalon mall të kontrabanduar

​Policia në veri parandalon mall të kontrabanduar

Hoti thotë se LDK-së i duhet lidership i ri dhe riorganizim

Hoti shpall kandidaturën për kryetar të LDK-së, vlerësohet përvoja e tij

Milani merr pikë në Romë

Milani merr pikë në Romë

Erërat e forta rrëzojnë fasadën e një objekti në Fushë – Kosovë, lëndohet një person

Erërat e forta rrëzojnë fasadën e një objekti në Fushë – Kosovë, lëndohet një person

Vetura të mërgimtarëve nisin të hyjnë në Kosovë nga pika kufitare në Merdarë

Nga nesër do të ketë ndërprerje të qarkullimit të kamionëve në të gjitha pikat kufitare me Serbinë

​Policia në veri parandalon mall të kontrabanduar

​Policia në veri parandalon mall të kontrabanduar

Hoti thotë se LDK-së i duhet lidership i ri dhe riorganizim

Hoti shpall kandidaturën për kryetar të LDK-së, vlerësohet përvoja e tij

Ylli synon ta vazhdojë serinë pozitive në kampionat

Ylli vazhdon me fitore në Superligë, mposht Vëllaznimin

Të shtëna me armë në Berlin, 5 të plagosur

Të shtëna me armë në Berlin, 5 të plagosur

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën