Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje përfaqësuesve evropianë ta mbështesin Kosovën për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Këtë ai e ka bërë gjatë pjesëmarrjes gjatë qëndrimit në Bukuresht në konferencën e Partisë së Socialistëve Evropianë.
“Të gjithë të pranishmit, i ftova që ta mbështesin vendin tonë në rrugëtimin drejt Këshillit të Evropës, veçanërisht në votimin e radhës më 16 prill në Asamblenë Parlamentare”, ka shkruar Kurti.
Ndër të pranishmit në këtë konferencë ishte Kancelari gjerman, Olaf Scholz, Komisioneri Evropian dhe njëherazi kandidatit unanim të PES-it për President të Komisionit Evropian, Nicolas Schmit, Kryetari i PES-it dhe ish-Kryeministrit të Suedisë Stefan Löfven, Zëvendëskryetarja e Parlamentit Evropian, Katarina Barley, Kryetarja e grupit të socialistëve dhe demokratëve (S&D) në Parlamentin Evropian, Iratxe Garcia Pérez, dhe shumë përfaqësuesve të tjerë prej partive anëtare të PES-it.
Ai ka bërë të ditur se ishte pjesëmarrës në pritjen e Kryeministrit të Rumanisë, Marcel Ciolacu.
Kurti është takuar edhe ambasadoren e Shqipërisë në Rumani./teve1.info/