TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti në Bruksel, takohet me drejtorin për zgjerim të Bashkimit Evropian

by teve1
2 vjet ago
0
A A
Kurti në Bruksel, takohet me drejtorin për zgjerim të Bashkimit Evropian

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të premten është pritur në Bruksel nga Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Gert Jan Koopman, me të cilin kanë diskutuar aspektet e shumta të procesit të integrimit të Kosovës në BE, përfshirë perspektivën për avancimin e kandidaturës për anëtarësim në kontekstin aktual evropian.

Sipas komunikatës, në takim janë trajtuar edhe çështje tjera të ndërlidhura me procesin e zgjerimit të BE-së në rajonin e Ballkanit Perëndimor, mes të cilave edhe për nevojën e funksionalizimit të Tregut të Përbashkët Rajonal, mbi parimet e pjesëmarrjes së barabartë për të gjitha shtetet e rajonit.

“Kryeministri Kurti tha se Kosova është e interesuar që Tregu i Përbashkët Rajonal të funksionalizohet, sidomos tani kur shënohet 10-vjetori i Procesit të Berlinit, dhe shtoi se kjo duhet arritur duke avancuar në drejtimin e afrimit të rajonit me standardet evropiane, si ato në fushën e ekonomisë, ashtu edhe ato në fushën e demokracisë dhe sundimit të ligjit”, thuhet në komunikatë.

Gjithashtu, Kurti ka theksuar se për Kosovën pengesat aktuale në progresin e saj kanë të bëjnë me situatën e sigurisë dhe kërcënimin e vazhdueshëm që vjen nga Serbia, të cilin ka thënë se Kosova kërkon ta adresojë në bashkëpunim me partnerët perëndimorë, pikërisht për shkak të lidhjeve shumta dhe të ngushta të Serbisë me Rusinë.

“Në takim, po ashtu, u diskutua edhe fillimi i zbatimit të Planit të Rritjes, si instrument i Komisionit Evropian i krijuar për t’i dhënë shtysë të madhe afrimit sa më të shpejtë dhe përmbajtjesor të vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE-në”, bëhet e ditur në komunikatë.

Tutje, thuhet se duke folur për procesin e dialogut Kosovë-Serbi, që është proces i ndarë por që ka ndikim në zgjerimin e BE-së, Kurti ka thënë se Kosova vazhdimisht ka qenë palë konstruktive dhe se e ka në interes përmbylljen e këtij procesi. Në këtë kuptim, kryeministri ia ka konfirmuar Drejtorit Koopman qëndrimin në mbështetje të Marrëveshjes bazë dhe Planit Zbatues, të arritura vitin e kaluar.

Ndërsa, Koopman, ka porositur se përkushtimi i institucioneve evropiane në Bruksel për integrimin e Kosovës dhe tërë rajonit të Ballkanit Perëndimor në BE është i fortë dhe do të vazhdojë të jetë i tillë edhe me përbërjen e ardhshme të Komisionit Evropian, një gjë që është dëshmuar edhe me qëndrimet e shprehura nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në drekën e së enjtes me liderët e Ballkanit Perëndimor./teve1.info/

Tags: albin kurtiBrukselGert Jan Koopman
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti pranoi raportet lidhur me rastin e Arlinda Zekajt

Sveçla: Pjesë e shpërthimeve në veri janë disa ish-zyrtarë të Policisë që dhanë dorëheqje

Sveçla themelon grupin për hartimin e Projektligjit për pensionimin e parakohshëm të policëve

Arrestohet edhe një person për rastin “Errësira” ku u sekuestruan 4 kg marihuanë

Arrestohet edhe një person për rastin “Errësira” ku u sekuestruan 4 kg marihuanë

Kurti: Nisma për ndryshimin e ligjit e ngutshme, por e mbështesim

Kurti: Nuk do të na ndalin në synimin tonë që pasurimi të jetë në përputhje me të hyrat

Izraeli vret 4 palestinezë në sulm ndaj një posti qeveritar në Gaza pavarësisht armëpushimit

Izraeli vret 4 palestinezë në sulm ndaj një posti qeveritar në Gaza pavarësisht armëpushimit

Kurti pranoi raportet lidhur me rastin e Arlinda Zekajt

Sveçla: Pjesë e shpërthimeve në veri janë disa ish-zyrtarë të Policisë që dhanë dorëheqje

Sveçla themelon grupin për hartimin e Projektligjit për pensionimin e parakohshëm të policëve

Gjykata e Tel Avivit miraton zgjatjen 90-ditore të ndalimit të Al Jazeera-s në Izrael

Gjykata e Tel Avivit miraton zgjatjen 90-ditore të ndalimit të Al Jazeera-s në Izrael

Arrestohet edhe një person për rastin “Errësira” ku u sekuestruan 4 kg marihuanë

Arrestohet edhe një person për rastin “Errësira” ku u sekuestruan 4 kg marihuanë

Estonia planifikon të ndërtojë 150 bunkerë pranë kufirit me Rusinë

Estonia planifikon të ndërtojë 150 bunkerë pranë kufirit me Rusinë

Ditari: 29.10.2026

Ditari: 29.10.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën