TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti në 81-vjetorin e lindjes së Ukshin Hotit: E jetonte atë që e studionte dhe e studionte atë që e jetonte

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Kurti në 81-vjetorin e lindjes së Ukshin Hotit: E jetonte atë që e studionte dhe e studionte atë që e jetonte

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, mori pjesë në shënimin e ditëlindjes së 81-të të profesorit dhe mendimtarit politik, Ukshin Hoti.

Kurti u mirëprit nga rektori i Universiteti të Prizrenit “Ukshin Hoti”, Mentor Alishani, si dhe familjarët e profesorit, Ukshin Hoti.

“Në këtë datë të veçantë, të mendimtarit, politikanit, diplomatit, veprimtarit, pedagogut, e mbi të gjitha të intelektualit disident Ukshin Hoti, kryeministri Kurti, teksa lartësoi figurën e shquar të profesorit Hoti, u shpreh se ishte pikërisht ai që donte të kontribuonte te organi i mendimit shoqëror shqiptar duke e bërë politologjinë të fliste shqip”, njofton zyra për informim e Kryeministrit.

Ndër të tjera, kryeministri foli edhe për shtegun e mendimit për liri, pasi që siç e tha ai para se të kishim Shteg të Lirisë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kishim shteg të mendimit për liri.

Gjithashtu bëhet e ditur se teksa ndodhej në mesin e një numri të madh të pjesëmarrësve, kryeministri Kurti në fjalën e tij për Ukshin Hotin, tha se ai kishte arritur që formimin e tij intelektual dhe profesional t’i arrinte në moshë shumë të re, duke shtuar se përkundër angazhimeve zyrtare, ai asnjëherë nuk reshti së qenuri studiues.

“Pikërisht si kryediplomat i Kosovës shkruan edhe librin e parë të tij mbi marrëdhëniet ndërkombëtare të titulluar “Lufta e Ftohtë dhe Detanti” në vitin 1976”, veçoi kryeministri. Ai e jetonte atë që e studionte dhe e studionte atë që e jetonte”, tha më tej kryeministri Kurti.

“Për Ukshin Hotin, detyra e intelektualit nuk ishte t’i fliste të vërtetën pushtetit—siç thotë një definicion i famshëm i rolit të intelektualit në shoqëri… Përkundrazi, detyra e intelektualit është që t’ia thotë të vërtetën popullit duke ekspozuar publikisht gënjeshtrat e pushtetit. Duke bërë kështu, intelektuali i ndihmon popullit të vetëmbrohet intelektualisht nga propaganda e qendrave të ndryshme të pushtetit. Ky është misioni i vërtetë i intelektualit.  Prandaj, Ukshin Hoti jep dorëheqje atëbotë nga pozita e sekretarit për marrëdhënie me botën jashtme. Ai e kupton shumë shpejt se t’i flisje të vërtetën pushtetit nuk ishte tjetër veçse një rënie në vetëkënaqësi. Duhej folur popullit”, u shpreh Kurti para të pranishmëve, njofton zyra e Kryeministrit.

Në ditëlindjen e  81-të të profesorit Hoti, kryeministri ftoi që të rikthemi te vepra e tij por edhe te shembulli që na ofron jeta e Ukshin Hotit.

Në njoftim bëhet e ditur se në oborrin e Universitetit të Prizrenit u shfaq gjithashtu ekspozita “Bëje ose Vdis” me fotografi nga jeta dhe vepra e Ukshin Hotit, letra të tij nga burgu, dorëshkrime të ndryshme dhe artikujt të shtypit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Paralajmërime për erëra të forta, Komuna e Prishtinës apelon për kujdes gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes

Paralajmërime për erëra të forta, Komuna e Prishtinës apelon për kujdes gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes

Dogana zbulon 150 mijë euro të padeklaruara në Vërmicë

Dogana zbulon 150 mijë euro të padeklaruara në Vërmicë

Reshitaj kritikon gjendjen në shëndetësi: Pacientët presin me muaj për trajtim, mungojnë barnat dhe materialet mjekësore

Reshitaj kritikon gjendjen në shëndetësi: Pacientët presin me muaj për trajtim, mungojnë barnat dhe materialet mjekësore

Erërat e forta shkaktojnë dëme edhe në Istog, preket edhe një biznes

Pocchetino zyrtarizohet trajner i ri i Manchester Unitedit

Pocchetino zyrtarizohet trajner i ri i Manchester Unitedit

Ismaili kritikon gjendjen në shëndetësi: Pacientët rrezikojnë të varfërohen për shkak të kostos së trajtimit

Ismaili kritikon gjendjen në shëndetësi: Pacientët rrezikojnë të varfërohen për shkak të kostos së trajtimit

Ylber Ramadani, mungesa e madhe e Shqipërisë ndaj Bjellorusisë

Ylber Ramadani, mungesa e madhe e Shqipërisë ndaj Bjellorusisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën