TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kurti: Ndërtesat komunale duhet të jenë për kryetar të komunave, duhet ta mbajmë Njësinë Speciale atje

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Kurti: Ndërtesat komunale duhet të jenë për kryetar të komunave, duhet ta mbajmë Njësinë Speciale atje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për situatën e krijuar në tri komunat veriore, aty ku serbët lokal po kundërshtojnë hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale.

Kurti, në mbledhjen e 51-të të Këshillit të Përgjithshëm të partisë tha se ndërtesat e komunave duhet të jetë për kryetar të komunave.

“Ndërtesa e komunës duhet të jetë për kryetar të komunës, kryetarët e komunave ku do të punojnë nëse jo në zyrat e tyre, në ndërtesat e komunës. Për shkak të grupeve kriminale ekstremistëve të dhunshëm ne jemi të detyruar që ta kemi aty Njësinë Speciale, e cila mbron kryetarin tonë, kryetarin e Leposaviqit, i cili do t’i shërbejë të gjithë qytetarëve pa dallim”, tha kryeministri.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, tha se ndërtesat komunale në veri janë të Republikës së Kosovës, dhe nuk duhet të jenë të ndara për funksionim sipas përkatësisë etnike, raporton teve1.info

“Nuk është e drejtë të insistohet nga kushdo qoftë se në ndërtesat në komunat veriore të Kosovës na u dashke që kryetari të jetë veç serb dhe se vetëm serbët mund të hyjnë në ato ndërtesa. Ndërtesat janë të Republikës, nuk mund të jenë të ndara për funksionim sipas përkatësisë etnike”, deklaroi Kurti.

Më tej, Kurti tha se Qeveria e Kosovës është aleat i pakompromis edhe i Bashkimit Evropian edhe i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjithashtu, kryeministri ka bërë të ditur se ka biseduar në telefon me kryetarin e Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetimin.

Kurti tha se ka qenë i brengosur për Hetemin se mos është mërzitur brenda zyrës, por tregoi që Hetimi ka qenë i brengosur se mos është mërzitur Kurti.

“Unë e thirra në telefon dhe bisedova me kryetarin e Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemin, dhe ndodhi diçka interesante, sepse kur e thirra kisha pak brengë se mos është mërzitur aty në zyre, u bënë shumë javë, por unë teksa isha i brengosur mos është mërzitur ai, ai ishte i brengosur se mos jam mërzitur unë. Kështu që unë i shqetësuar se mos po lëshon ai pe, ai i shqetësuar se mos po lëshoj pe unë. Prandaj, biseda në vazhdim ishte përveç që e përzemërt ishte edhe e këndshme”, tha Kurti./teve1.info/

Tags: albin kurtiLulzim Hetemisituata ne veri
ShareTweet

Postime të ngjashme

NATO: Situata në veri të Kosovës e qetë, por e brishtë pas mbylljes së strukturave paralele serbe

NATO: Situata në veri të Kosovës e qetë, por e brishtë pas mbylljes së strukturave paralele serbe

Serbi i dyshuar për sulmin ndaj KFOR-it në Zveçan, në qendër të aferës në Serbi

Serbi i dyshuar për sulmin ndaj KFOR-it në Zveçan, në qendër të aferës në Serbi

27 vite burgim ndaj dy të akuzuarve për vrasjen e para 2 viteve në Fushë-Kosovë

27 vite burgim ndaj dy të akuzuarve për vrasjen e para 2 viteve në Fushë-Kosovë

Akreditohet Zejnullahu, Kosova me atashe të mbrojtjes në Çeki

Sulmet ukrainase ndërprejnë furnizimin me energji elektrike dhe ngrohje në dy qytete të mëdha ruse

Rusia bëri “përparimin më të madh të vitit” në nëntor, thotë studimi

Serbi i dyshuar për sulmin ndaj KFOR-it në Zveçan, në qendër të aferës në Serbi

Serbi i dyshuar për sulmin ndaj KFOR-it në Zveçan, në qendër të aferës në Serbi

Platforma ajrore pa ekuipazh e Turqisë bën histori në aviacionin luftarak

Platforma ajrore pa ekuipazh e Turqisë bën histori në aviacionin luftarak

Dita Botërore kundër HIV-AIDS/it, 125 raste të reja në Shqipëri

Dita Botërore kundër HIV-AIDS/it, 125 raste të reja në Shqipëri

Starmer pranon goditjen ekonomike të Brexit-it: Britania duhet të forcojë marrëdhënien me BE-në

Starmer pranon goditjen ekonomike të Brexit-it: Britania duhet të forcojë marrëdhënien me BE-në

27 vite burgim ndaj dy të akuzuarve për vrasjen e para 2 viteve në Fushë-Kosovë

27 vite burgim ndaj dy të akuzuarve për vrasjen e para 2 viteve në Fushë-Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën