TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti: Ndërkombëtarët të dënojnë zëshëm çfarëdo fushate kërcënimi ndaj policëve serbë

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Kurti: Ndërkombëtarët të dënojnë zëshëm çfarëdo fushate kërcënimi ndaj policëve serbë

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se fushatat në rrjete sociale që kanë për qëllim frikësimin e pjesëtarëve të rinj të policisë nga komuniteti serb, janë të papranueshme për Qeverinë.

Këto komente Kurti i bëri në një konferencë për shtyp pas përfundimit të mbledhjes së Qeverisë.

“Më lejoni që t’u uroj edhe njëherë fillim të mbarë të punës gjeneratës më të re të policisë së Kosovës, veçanërisht nga komunitetet joshumicë në komunat veriore të vendit tonë. I përgëzoj për kurajon e tyre për të qenë pjesë e Policisë së Kosovës dhe vullnetin e tyre për t’i shërbyer rendit dhe sigurisë në vend, sidomos 46 policët e rinj nga komuniteti serb. Fushata në kanale e platforma sociale që ka për qëllim frikësimin e tyre janë të papranueshme për ne, edhe pse jam i bindur që janë krejtësisht të shpërfillura prej vet tyre”, tha Kurti, transmeton teve1.info.

Kurti po ashtu shtoi se faktori ndërkombëtar duhet të dënojë zëshëm çfarëdo fushate të organizuar kërcënimi e linçimi ndaj policëve, si dhe duhet të jenë të zëshëm ndaj trysnive të Beogradit.

“Ata sot janë pjesëtarë të Policisë së Kosovës sepse janë profesionistë të guximshëm. Ata janë edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës sepse janë qytetarë të cilët kanë dashurinë për vendin dhe e shprehin këtë duke i kontribuar atij. Faktori ndërkombëtar duhet të dënojë zëshëm çfarëdo fushate të organizuar kërcënimi e linçimi ndaj policëve nga komuniteti joshumicë. Në të njëjtën kohë duhet të jetë i zëshëm ndaj trysnive të vazhdueshme të Beogradit mbi komunitetin serb që synim kanë parandalimin e integrimit të plotë të tyre në jetën institucionale të Kosovës. Ata që integrohen jetojnë më mirë, ky është fakt. Ata që nuk integrohen fatkeqësisht mbesin peng e subjekt i trysnisë financiare dhe keqpërdorimit politik nga Beogradi zyrtar. Kjo po dëshmohet në vazhdimësi. Institucionet tona pa dyshim që do t’i ofrojnë mbështetje të plotë policëve të rinj ashtu sikurse komunitetit prej nga vijnë e ku do të shërbejnë”, tha Kurti.

ShareTweet

Postime të ngjashme

LVV-ja në Fushë-Kosovë nis festën

LVV-ja në Fushë-Kosovë nis festën

Nis mbyllja e vendvotimeve të raundit të dytë në 18 komuna

Nis mbyllja e vendvotimeve të raundit të dytë në 18 komuna

Minutat e fundit të përmbylljes së procesit të votimit

Minutat e fundit të përmbylljes së procesit të votimit

​Si shkoi procesi zgjedhor sot, flasin nga Prokuroria e Shtetit

​Si shkoi procesi zgjedhor sot, flasin nga Prokuroria e Shtetit

LVV-ja në Fushë-Kosovë nis festën

LVV-ja në Fushë-Kosovë nis festën

Muriqi i shënon Getafes

Muriqi i shënon Getafes

Avdullahu e Hajdari flasin për vendimin që të luajnë për Kosovën

Avdullahu e Hajdari flasin për vendimin që të luajnë për Kosovën

Nis mbyllja e vendvotimeve të raundit të dytë në 18 komuna

Nis mbyllja e vendvotimeve të raundit të dytë në 18 komuna

Reali barazon me Vallecanon

Reali barazon me Vallecanon

FBK dhe FIBA vazhdojnë rrugëtimin e përbashkët drejt Strategjisë 2026-2030

Telashe në ndeshjen Prishtina – Peja

Minutat e fundit të përmbylljes së procesit të votimit

Minutat e fundit të përmbylljes së procesit të votimit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën