TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kurti mori pjesë në panairin e bizneseve Hannover Messe 2024

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Kurti mori pjesë në panairin e bizneseve Hannover Messe 2024

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi panairin e bizneseve Hannover Messe, ku Qeveria e Kosovës për herë të parë ia mundëson bizneseve nga Kosova pjesëmarrjen aty.

Sipas komunikatës për medie të Qeverisë, Hannover Messe është panairi më i madh ndërkombëtarë që mbulon një gamë të gjerë të temave si automatizimi industrial, teknologjia e informacionit, furnizimet industriale, teknologjitë e prodhimit dhe shërbimet, energjia dhe teknologjitë e mobilitetit. Ai njihet si platformë kryesore për transformimin industrial në skenën ndërkombëtare dhe mbahet në Hanover të Gjermanisë nga data 22 deri më 26 prill 2024. Duke qenë panair me traditë dhe rëndësi, ai u vizitua edhe nga Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz.

“Me qëllim të promovimit të kompanive vendore në gjetjen e tregjeve të huaja për eksport të produkteve dhe shërbimeve, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), ka siguruar hapësirën prej 42 m2 për pjesëmarrjen e dhjetë bizneseve në këtë panair. Kryeministri së bashku me ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ambasadorin e Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, Shefin e Stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi dhe Këshilltaren Politike, Fëllanza Podrimja, paraprakisht u mirëpritën nga Drejtori Ekzekutiv i Deutsche Messe, Jochen Köckler, organizator i panairit”, thuhet në komunikatë.

Në panair delegacioni nga Kosova pati mundësi të takojë përfaqësues nga kompani të mëdha e prestigjioze si Microsoft, Siemens, Schneider Electric, e Bosch Rexroth.

Pas pjesëmarrjes në panair, kryeministri Kurti dhe të tjerët zhvilluan një drekë pune të organizuar nga Këshilli i Jashtëm Ekonomik e ku bashkëbiseduan me sipërmarrës të kompanive të ndryshme gjermane. Ai i njohu ata me zhvillimin e vendit tonë, ambientin e të bërit biznes dhe mundësitë që ofron vendi ynë për investime.

Ndërkaq, në mbrëmje kryeministri Kurti dhe delegacioni përcjellës janë të ftuar në darkën e shtruar nga Shoqata Federale e Industrisë Gjermane, Kryeministri i landit të Niedersachsen, Stephan Weil dhe Drejtori Ekzekutiv i Hannover Messe, ku i pranishëm do të jetë edhe ministri i Ekonomisë së Gjermanisë Dr. Robert Habeck.

Nesër, kryeministri Kurti do ta takojë Kryeministrin e landit Niedersachsen, Stephan Weil, kurse pasdite do të ketë një prezantim në panairin Hannover Messe, para takimeve tjera me kompani ndërkombëtare dhe mërgatën, njofton Qeveria përmes komunikatës për medie.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Fitër Bajrami: Bakllava në Bajram pasi të humbim dikë../A duhet vizituar varrezat?| MESDITË ‪@teve1‬

Fitër Bajrami: Bakllava në Bajram pasi të humbim dikë../A duhet vizituar varrezat?| MESDITË ‪@teve1‬

Policia me plan operativ për zgjedhjet e 28 dhjetorit, paralajmëron angazhim të shtuar policor

Policia transferon një të dënuar nga Italia dhe realizon tri ekstradime nga shtetet e huaja

Rama viziton BIK-un, përçon mesazh paqeje dhe urimesh për Fitër Bajramin

Rama viziton BIK-un, përçon mesazh paqeje dhe urimesh për Fitër Bajramin

​Nga kriza globale te xhepi i qytetarit, OEK dhe DhTIK propozojnë masa për uljen e çmimit të naftës

Fitër Bajrami- Kur zemra hapet, familjet bashkohen dhe mirësia shumëfishohet

Abdixhiku uron Fitër Bajramin: Zoti e bekoftë Kosovën, popullin dhe familjet tona

Abdixhiku uron Fitër Bajramin: Zoti e bekoftë Kosovën, popullin dhe familjet tona

Hamza: Solidariteti, vlerë që e dallon shoqërinë kosovare

Hamza: Solidariteti, vlerë që e dallon shoqërinë kosovare

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën