Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur sot në zyrën e tij, kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, që gjatë qëndrimit të tij në Kosovë po shoqërohej nga ambasadori i Shqipërisë në vendin tonë, Qemal Minxhozi.
Sipas njoftimit, fokusi i takimit ishte rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet qytetit të Shkodrës dhe Gjakovës dhe rifuqizimit të lidhjeve historike e kulturore ndërmjet dy qyteteve.
Teksa thuhet se gjatë takimit u bisedua edhe për një projekt infrastrukturor rrugor që do ta lidhte Gjakovën me Shkodrën dhe për mundësitë ai do të paraqiste për zhvillimin e turizmit në këtë zonë./teve1.info./