Ai tha se ky është një vendim i rëndësishim por edhe i vonuar, raporton teve1.info
Sipas tij, kjo është një mirënjohje ndaj përkushtimit të Qeverisë Kurti për sundimin e ligjit, luftimin e korrupsionit, forcimit e kontrolleve kufitare dhe menaxhimin e migracionit.
Ai po ashtu e ka falënderuar Presidencën Çeke të Këshillit të Bashkimit Evropian.
“Unë e mirëpres vendimin e sotëm të rëndësishëm dhe të vonuar nga COREPER për lirinë e vizave për Kosovën, një mirënjohje e përkushtimit tonë për sundimin e ligjit, luftimin e korrupsionit, forcimin e kontrolleve kufitare dhe menaxhimin e migracionit”, ka shkruar Kurti.
I welcome today's important & overdue decision by COREPER on visa lib. for Kosova, an acknowledgement of our commitment to rule of law, fighting corruption, strengthening border controls & managing migration. Thankful to @EU2022_CZ & look fwd to the finalization of this process.
— Albin Kurti (@albinkurti) November 30, 2022
Ndryshe, ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së, u pajtuan sot për t’i dhënë mandatin Këshillit Evropian që të negociojë procesin e heqjes së vizave për Kosovën me Parlamentin Evropian.
Sipas vendimit, lëvizja pa viza për qytetarët e Kosovës do të jetë e mundur kur të hyjë në fuqi sistemi evropian i udhëtimit, ETIAS, dhe data për këtë është 1 nëntori i vitit 2023.
Por, në rast se do të ketë vonesa për këtë sistem, liberalizimi i vizave për Kosovën do të hyjë në fuqi jo më vonë se më 1 janar të vitit 2024./teve1.info







