TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kurti mirëpret në takim Elhame Muqollin, e mbijetuar e masakrës së Paklekut

by Tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Kurti mirëpret në takim Elhame Muqollin, e mbijetuar e masakrës së Paklekut

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka mirëpritur në një takim Elhame Muqollin, e mbijetuara e masakrës së Paklekut, Teuta Elshanin, familjare e të rënëve, Afrim Hysenaj, autori i monografisë për masakrën e Paklekut dhe Fadil Muqolli, familjar dhe pronar i shtëpisë Muze.

Sipas komunikatës së Qeverisë, gjatë bisedës e mbijetuara e masakrës Elhame Muqolli  ka ndarë  përjetimet e saj gjatë luftës dhe masakrës së Paklekut, teksa ajo ka shpreh pakënaqësinë e saj me mungesën e drejtësisë për këto krime tash e 25 vjet.

Derisa, Kurti e falënderoi atë dhe mysafirët e tjerë për vizitën, qëndresën, sakrificën e kurajën e tyre, dhe theksoi rëndësinë e dëshmimit dhe dokumentimit të krimeve, “duke i qëndruar besnik historisë sonë dhe duke insistuar në të drejtën tonë që të gjithë kriminelët, qofshin ata urdhërdhënës qofshin ekzekutues, të përfundojnë prapa grilave në drejtësinë vendore ose asaj ndërkombëtare”.

Sipas njoftimit të Qeverisë, ata u shprehën mirënjohës për mirëpritjen dhe për mbështetjen institucionale për realizimin e monografisë dhe në muzealizimin e shtëpisë ku është kryer masakra.

”Kryeministri pranoi nga autori Afrim Hysenaj dy librat e tij, monografinë për masakrën e Paklekut me titull “Shtëpia me gjak në mure”, që do të promovohet nesër në shtëpinë muze në Paklek, dhe monografinë për masakrën e familjes Delijaj në Abri të Epërme, e titulluar “Toka skuq e qielli nxin”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe, në masakrën e Paklekut, me 17 prill 1999, u masakruan 53 civilë shqiptarë, në mesin e tyre pesë foshnje, më e vogla ishte 6 muajsh. Pas ekzekutimit, forcat serbe u kthyen dhe i dogjën kufomat dy herë./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohen pesë burra për sulm ndaj bashkëshortëve gjatë 24 orëve

Arrestohen dy persona të dyshuar për zjarrvënie

Haxhiu: Kujtimi për Selver Haradinajn mbetet i përhershëm, angazhimi ynë për siguri do të vazhdojë

Haxhiu: Kujtimi për Selver Haradinajn mbetet i përhershëm, angazhimi ynë për siguri do të vazhdojë

 Në botë bien çmimet e naftës, në Kosovë jo

 Në botë bien çmimet e naftës, në Kosovë jo

Kushtetuesja hap dyert, sfidohen me pyetje politike

Kushtetuesja hap dyert, sfidohen me pyetje politike

Formacionet zyrtare Barcelona – Atletico Madrid

Irani ndalon trafikun e cisternave në Ngushticën e Hormuzit pas sulmeve izraelite në Liban

Irani ndalon trafikun e cisternave në Ngushticën e Hormuzit pas sulmeve izraelite në Liban

 Në botë bien çmimet e naftës, në Kosovë jo

 Në botë bien çmimet e naftës, në Kosovë jo

Kushtetuesja hap dyert, sfidohen me pyetje politike

Kushtetuesja hap dyert, sfidohen me pyetje politike

Mbi 89 persona mbesin të vrarë, ndërsa Izraeli godet Libanin mbi 100 herë brenda ditës

Mbi 89 persona mbesin të vrarë, ndërsa Izraeli godet Libanin mbi 100 herë brenda ditës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën