TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kurti merr pjesë në Panairin e Librit, thotë se Qeveria mbështet të gjitha gjinitë letrare

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Kurti merr pjesë në Panairin e Librit, thotë se Qeveria mbështet të gjitha gjinitë letrare

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, mori pjesë në hapjen e Panairit të Librit, nën moton “Libri Triumfon”.

Panair ky i organizuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës e mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Kurti para të pranishmëve, ka thënë se Qeveria nuk mbështet vetëm letërsinë dhe shtëpitë botuese, por të gjitha gjinitë letrare dhe autorin e pavarur drejtpërdrejt.

“Kurti shprehu dëshirën e tij që ky panair i librit, i cili është i barasvlershëm me një mendje të hapur e një qytezë në vete, të ketë ndikim mendor e shpirtëror, veçmas mbi të rinjtë. Duke ditur rëndësinë e librit, kryeministri Kurti para të pranishmeve ka folur rreth qasjes dhe veprimeve të Qeverisë ndaj zhvillimit të librit. Me këtë rast, është gjashtëfishuar buxheti për librin, nga njëqind e gjashtëdhjetë mijë euro në një milion euro,njashtu, mbështet edhe zhvillimin e audio librave, programeve për nxitjen e lexueshmërisë, si dhe rezidencat letrare”, thuhet në komunikatën e lëshuar për media.

Kryeministri përmendi edhe disa nga iniciativat që kanë për synim lehtësimin e qasjes së lexuesit te libri, duke përfshirë sistemin e rrjetit bibliotekar të Kosovës, Bibliotekën Digjitale dhe Programin Kombëtar të Arsimimit Bibliotekar.

Tutje në komunikatë thuhet se me vlerësime të larta për praninë e shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare, kryeministri Kurti në këtë ceremoni theksoi rëndësinë e kontributit të Kadaresë në formësimin e kombit shqiptar me anë të romaneve dhe poezisë së tij, përcjell teve1.info.

“Jemi shumë të nderuar dhe pafund të gëzuar që e kemi në mesin tonë, shkrimtarin tonë të madh Ismail Kadare dhe më duhet të them që të gjithë ne jemi rritur me të, që do të thotë se vetëdija jonë për veten si komb shqiptar është në masë të konsiderueshme e formësuar nga romanet dhe nga poezia e Ismail Kadares. Ne atij jemi borxh sa s’thuhet”, deklaroi kryeministri, i cili më pas zhvilloi një bashkëbisedim me Kadarenë, ku ky i fundit i dhuroi të nënshkruar edhe librin e tij ‘’Aksidenti’’, ka shtuar Kurti.

Në këtë ngjarje, përveç pranisë së Kurtit dhe shkrimtarit Ismail Kadare, në atmosferën e hapjes së panairit ishin të pranishëm edhe Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, Ambasadori i Shqipërisë, Qemal Minxhozi, Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama si dhe shumë shkrimtarë, autorë, lexues, profesorë e studentë./teve1.info/.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Prizreni vazhdon traditën – Ky është personi që për 30 ditë lajmëroi me fishekzjarrë kohën e iftarit nga Kalaja

Prizreni vazhdon traditën – Ky është personi që për 30 ditë lajmëroi me fishekzjarrë kohën e iftarit nga Kalaja

Orhan Bislimaj nga UÇK-ja në kryeimam të Prizrenit – rrëfen emocionet e luftës dhe paqes

Orhan Bislimaj nga UÇK-ja në kryeimam të Prizrenit – rrëfen emocionet e luftës dhe paqes

Besimtarët myslimanë falin Fitër Bajramin, Tërnava bën thirrje për tolerancë politike e kompromise

Besimtarët myslimanë falin Fitër Bajramin, Tërnava bën thirrje për tolerancë politike e kompromise

​Ish-zëdhënësi i NATO-s: Trupat amerikane në KFOR e mbajnë Kosovën në radarin e Shtëpisë së Bardhë

Haradinaj kritikon qeverinë Kurti për ndalimin e Autostradës së Dukagjinit

U rrëzua nga skelat, vdes 52-vjeçari shqiptar në Itali

U rrëzua nga skelat, vdes 52-vjeçari shqiptar në Itali

Vuçiq thotë se Serbia do të hetojë vrasjen e policit të Kosovës

Serbia ulë akcizat në produktet e naftës për 40 për qind

Prizreni vazhdon traditën – Ky është personi që për 30 ditë lajmëroi me fishekzjarrë kohën e iftarit nga Kalaja

Prizreni vazhdon traditën – Ky është personi që për 30 ditë lajmëroi me fishekzjarrë kohën e iftarit nga Kalaja

Orhan Bislimaj nga UÇK-ja në kryeimam të Prizrenit – rrëfen emocionet e luftës dhe paqes

Orhan Bislimaj nga UÇK-ja në kryeimam të Prizrenit – rrëfen emocionet e luftës dhe paqes

Besimtarët myslimanë falin Fitër Bajramin, Tërnava bën thirrje për tolerancë politike e kompromise

Besimtarët myslimanë falin Fitër Bajramin, Tërnava bën thirrje për tolerancë politike e kompromise

Emisioni “Ditari” 20.03.2026

Emisioni “Ditari” 20.03.2026

​Ish-zëdhënësi i NATO-s: Trupat amerikane në KFOR e mbajnë Kosovën në radarin e Shtëpisë së Bardhë

Haradinaj kritikon qeverinë Kurti për ndalimin e Autostradës së Dukagjinit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën