Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka shkruar për tubimin që ka mbajtur me mërgimtarët të shtunën në Zvicër.
Ai ka thënë se mërgata ka qenë shtyllë në kohë rezistence gjatë luftës, e motor zhvillimi i shtetndërtimit.
“Mërgata jonë me zemër të madhe e bujare. Dashurinë e kontributin për vendin e ka pa kushte. Shtyllë në kohë rezistence e lufte, motor zhvillimi në kohë paqe e shtetndërtimi, ajo është pjesë e pa ndashme e shtetit dhe kombit tonë. Bashkatdhetarë, bashkë për atdheun!”, ka shkruar Kurti në Facebook.




