TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Kurti: Me qeverinë tonë ushtrinë e kemi më të fortë e më të përgatitur

nga tëvë1
1 vit më parë
0
A A
Kurti: Fondi Sovran do të sjellë një cikël të ri investimesh në vend

Kryeministri, Albin Kurti ka thënë se me qeverisjen e tyre, ushtrinë e kemi më të fortë e me të përgatitur.

Kjo pasi sipas tij, ajo tani ka më shumë se dyfishim buxheti e në vitin 2023 e kishte më shumë se 2% të BPV-së, kriter ky për NATO.

“Me qeverinë tonë ushtrinë e kemi më të fortë e më të përgatitur. Sepse ajo tani ka më shumë se dyfishim buxheti e në vitin 2023 e kishte më shumë se 2% të BPV-së, kriter ky për NATO; investimet në armatim i ka trefish më të mëdha; ndërkaq në kazerma ka 1852 ushtarë më shumë, të cilëve do t’i bashkohen edhe 600 rekrutë të tjerë sivjet, përveçse pajisje ushtarake moderne që nuk i kemi pasur më herët. Në mesin e tyre dronët e njohur luftarak Bayraktar. Ndërsa në proces të blerjes dhe përmbushjes së obligimeve të marrëveshjes është edhe sistemi amerikan raketor anti-tank “Javelin”, krahas edhe shumë blerjeve tjera”, ka shkruar Kurti.

Tutje, ai ka thënë se 3mijë e 325 ushtarakë janë trajnuar jashtë vendit duke përfituar kështu dije të vlefshme ushtarake.

“ U realizuan misione bashkëzbarkimi me ushtrinë amerikane dhe atë britanike duke dëshmuar kapacitetin tonë për t’i kontribuar paqes. Morëm pjesë në Defender Europe 21 dhe 23, e do të jemi pjesëmarrës si nikoqir në Defender Europe 2025, duke përfituar përvoja të jashtëzakonshme në ngritjen e kapaciteteve dhe përgatitjeve luftarake krah për krah me vendet partnere të NATO-s. Në kuadër të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës kontribuam në trajnimin e ushtrisë ukrainase dhe përgatitëm dy pako të mbështetjes ushtarake për Ukrainën”, ka thënë ai.

Kurti ka thënë se po vazhdojnë ta rrisin bashkëpunimin bilateral dhe praninë e diplomacisë ushtarake përmes nënshkrimit të marrëveshjeve ndërkombëtare me 15 shtete dhe akreditimit të atasheve ushtarakë në Holandë, Slloveni dhe Kanada, gjersa shtoi se jemi në proces në Zvicër dhe Itali.

“Në konsultimet bilaterale me ShBA vendosëm prioritete të bashkëpunimit për vitet në vijim, teksa kemi arritur marrëveshje kornizë ushtarake me Turqinë. Të vetëdijshëm se në epokën digjitale, siguria nuk ka kuptim pa sigurinë kibernetike, përuruam Qendrën Shtetërore Trajnuese për Siguri Kibernetike.

Hoqëm kufizimin në numër të ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe e hapëm atë për çdo të re e të ri deri në moshën 25 vjeç. E lëndën “Edukim në Siguri’’ e bëmë pjesë të kurrikulave shkollore për nxënësit e ciklit të mesëm të lartë. Së shpejti do të prezantojmë konceptin e Mbrojtjes Gjithëpërfshirëse që ia mundëson qytetarëve dhe organizatave të ndryshme të bëhen pjesë e sistemit të mbrojtjes e sigurisë dhe menaxhimit të emergjencave civile”./teve1.info

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nimani: Gjykata Kushtetuese është bërë si pazar, secili çka i teket shkon aty

Nimani: Gjykata Kushtetuese është bërë si pazar, secili çka i teket shkon aty

Nesër temperaturat deri në 25 gradë Celsius

Rrebeshe shiu e rrufe, moti për nesër

Kapen materiale medicinale dhe dentare pa dokumentacion në Kamenicë

Kapen materiale medicinale dhe dentare pa dokumentacion në Kamenicë

Mehmeti: Ato “shqipo” që i përmendi Edi Rama e mbajnë turizmin shqiptar

Mehmeti: Ato “shqipo” që i përmendi Edi Rama e mbajnë turizmin shqiptar

Të paktën 3 të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në një shkollë në SHBA

Të paktën 3 të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në një shkollë në SHBA

Nimani: Gjykata Kushtetuese është bërë si pazar, secili çka i teket shkon aty

Nimani: Gjykata Kushtetuese është bërë si pazar, secili çka i teket shkon aty

Vdes aleati i Trump, Charlie Kirk pasi u qëllua me plumb në qafë gjatë një aktiviteti në SHBA

Vdes aleati i Trump, Charlie Kirk pasi u qëllua me plumb në qafë gjatë një aktiviteti në SHBA

Nesër temperaturat deri në 25 gradë Celsius

Rrebeshe shiu e rrufe, moti për nesër

“Info Nata”-10.09.2025

Kryeministri i Katarit: Po përgatitet përgjigje rajonale ndaj sulmit izraelit

Kryeministri i Katarit: Po përgatitet përgjigje rajonale ndaj sulmit izraelit

Kapen materiale medicinale dhe dentare pa dokumentacion në Kamenicë

Kapen materiale medicinale dhe dentare pa dokumentacion në Kamenicë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X