TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti: Me Gjermaninë kemi lidhje të forta

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Kurti: Me Gjermaninë kemi lidhje të forta

Shefi i ekzekutivit tha se 29 shtatori duhet të kujtohet dhe festohet me gëzim pasi Gjermania kaloi një kryengritje paqësore dhe se qytetarët e Republikës Demokratike Gjermane nuk do t’u frikësoheshin më të shtënave vdekjeprurëse te kufiri apo që po spiunoheshin nga shteti i vet.

“Kjo kryengritje paqësore ka ardhur jo vetëm se ishte vullnet i popullit, por edhe se NATO dhe komuniteti evropian qëndronin të vendosur, se udhëheqës të mençur dhe largpamës, nga Gorbachev te Reagan, nga Miterrand te Kohl, mundën të lexonin shenjat e kohës së vet. Nga këto përvoja, mësojmë dhe zhvillohemi”, tha Kurti, transmeton KP.

Ai u shpreh se kosovarët janë të gëzuar që e njohin një Gjermani të bashkuar demokratike, me popullin e mirë dhe qeverinë e besuar në krah të vet.

“Të gjithë ne e dimë se miqësia jonë është e veçantë. Nuk është e bazuar vetëm në interesa strategjike, politike apo ekonomike. Është shumë më shumë se kaq: Ne ndajmë konceptimin e njëjtë të të drejtave themelore të njeriut dhe të vlerave liberale dhe sociale. Kemi këtë lidhje që është e fortë, këtë lidhje që, në masë të madhe, bartet nga mërgimtarët tanë që banojnë në Gjermani, të cilët janë po ashtu të angazhuar thellësisht në Kosovë, me zemrat dhe mendjet dhe kursimet e veta. Nëse e kam zili Gjermaninë për diçka, përveç që na kanë sjellë dijetarët dhe kompozitorët më të famshëm, është se ajo është vendbanimi i gjithë këtyre njerëzve punëtorë. Na keni borxh të madh”, u shpreh Kurti.

Kurti tha se Kosova i është mirënjohës Gjermanisë që iu dha strehë refugjatëve kosovarë gjatë dekadës së fundit të shekullit 20, pastaj që qëndroi e vendosur me NATO-n dhe me popullin tonë për të ndalur gjenocid, mirënjohës për më shumë se 1 miliardë euro në ndihmë zhvillimore dhe për mbështetje të vazhdueshme politike në rrafshin ndërkombëtar.

“Pikërisht ata që nuk dëshironin që të binte muri në Berlin, tashmë po bëjnë një luftë kriminale kundër Ukrainës. Ata humbën atëherë dhe, tri dekada më vonë, do të humbasin përsëri”, përfundoi Kurti.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Diplomati gjerman sot vizitë në Kosovë

Diplomati gjerman sot vizitë në Kosovë

Mungesa e psikologëve dhe e pedagogëve në shkolla, ekspertët fajësojnë komunat

Anulohet procesi mësimor në Prishtinë për shkak të kushteve atmosferike

Clark për UÇK-në: Ishin njerëz të vetorganizuar, ushtria serbe ishte e frikësuar prej tyre

Clark vazhdon edhe sot dëshminë në Hagë

Policia e Kosovës thirrje drejtuesve të automjeteve për kujdes në trafik

Policia e Kosovës thirrje drejtuesve të automjeteve për kujdes në trafik

Vritet 44-vjeçari shqiptar në ShBA

Vritet 44-vjeçari shqiptar në ShBA

Xhamajka njeh Palestinën si shtet

Palestina mirëpret rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Gazën

Këshilli i Sigurimit i OKB-së në takim urgjent pas sulmit izraelit në Rafah

OKB miraton rezolutën e hartuar nga ShBA për Gazën

Diplomati gjerman sot vizitë në Kosovë

Diplomati gjerman sot vizitë në Kosovë

Mungesa e psikologëve dhe e pedagogëve në shkolla, ekspertët fajësojnë komunat

Anulohet procesi mësimor në Prishtinë për shkak të kushteve atmosferike

Clark për UÇK-në: Ishin njerëz të vetorganizuar, ushtria serbe ishte e frikësuar prej tyre

Clark vazhdon edhe sot dëshminë në Hagë

Policia e Kosovës thirrje drejtuesve të automjeteve për kujdes në trafik

Policia e Kosovës thirrje drejtuesve të automjeteve për kujdes në trafik

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën