Kryeministri, Albin Kurti po merr pjesë në shënimin e 35-vjetorit të Grevës së Minatorëve të vitit 1989.
Në këtë shënim po marrin pjesë edhe deputetë të pozitës, ndër ta Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, zëvendësministri, Getoar Mjeku, deputetët: Armend Muja, Arjeta Fejza, Jeta Statovci etj.
Para 35 viteve minatorët e Trepçës kishin filluar grevën e urisë për të mbrojtur Kosovën nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit.
Ishin rreth 1,300 minatorë që kishin hyrë në këtë grevë për të mbrojtur ekzistencën e Kosovës dhe autonominë e saj.
Greva historike e minatorëve të “Trepçës” e vitit 1989 qe shndërruar në rezistencë gjithë popullore demokratike e paqësore kundër presioneve të Serbisë për ta ripushtuar Kosovën.