TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti: Me Bosnjën dhe Hercegovinën ka shumë gjëra që na bëjnë bashkë, sesa dallime

by Tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Kurti: Me Bosnjën dhe Hercegovinën ka shumë gjëra që na bëjnë bashkë, sesa dallime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se vizitën në Sarajevë e ka nisur duke vendosur lule pranë Memorialit të Fëmijëve të Vrarë gjatë Rrethimit të Sarajevës, në kujtim të 1 mijë e 601 fëmijëve të vrarë nga forcat serbe.

Kreu i Qeverisë tha se ky memorial mban gjallë kujtimin për krimet dhe masakrat e kryera gjatës luftës në Bosnjë dhe rikujton brutalitetin e regjimit të Serbisë së Millosheviqit dhe bashkëpunëtorëve të tij.

“Përgjatë ditës zhvilluam takime me dy anëtarët e Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës; Denis Bećirović, anëtarin boshnjak të Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Željko Komšić, anëtarin kroat të Presidencës

U mirëpritëm nga Kryeministri i Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Nermin Nikšić dhe zëvendëspresidenti i Federatës, gjenerali Refik Lendo”, tha Kurti.

Ndërkohë, kryeministri ka marrë pjesë në diskutimin rreth marrëdhënieve rajonale të organizuar nga Asociacioni i Intelektualëve të Pavarur Krugg 99.

“Gjithashtu, takime të ndara patëm edhe me Kryetarin e Partisë për Veprim Demokratik (SDA), Bakir Izetbegović, dhe Kryetarin e Partisë për Bosnjën dhe Hercegovinën (Stranzka za BiH), Semir Efendić. Kurse në mbrëmje, para se të takoheshim me bashkatdhetarët tanë që jetojnë e veprojnë në Sarajevë, që na pritën fort ngrohtë, mora pjesë në një diskutim cilësor rreth marrëdhënieve rajonale të organizuar nga Asociacioni i Intelektualëve të Pavarur Krugg 99”, shkroi Kurti në Facebook.

Tutje, Kurti tha se në secilin prej takimeve, thekset kryesore ishin tek marrëdhëniet mes të dy vendeve dhe mundësitë që të dy vendet kanë për më shumë bashkëpunim dhe më shumë shkëmbime në fushën e ekonomisë, tregtisë, kulturës dhe arsimit.

“Me Bosnjën dhe Hercegovinën ka shumë më shumë gjëra që na bëjnë bashkë, sesa që kemi dallime. Sfidat i kemi të përbashkëta, andaj edhe duhet të punojmë bashkërisht në kapitalizimin e mundësive dhe interesave të përbashkëta për integrim euro-atlantik, zhvillim, siguri dhe paqe”, tha ai ndër të tjera.

Ndryshe, i pari i Qeverisë ka deklaruar se nga 1 janari 2025, qytetarët e Bosnjë e Hercegovinës mund të udhëtojnë lirshëm drejt Kosovës me letërnjoftime.

“Falënderoj përfaqësuesit e institucioneve të Bosnjës dhe Hercegovinës për mikpritjen. Nga 1 janari 2025 qytetarët e këtij vendi do të mund të udhëtojnë lirshëm drejt Kosovës me letërnjoftime. Institucionet tona po bëjnë të gjitha përgatitjet e nevojshme që zbatimi i marrëveshjes për lëvizje me letërnjoftime të shkojë mbarë. Ne i mirëpresim qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës, e le të përfitojnë nga kjo mundësi që padyshim do të rrisë shkëmbimet dhe miqësinë”, shkroi Kurti./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mbi 100,000 euro të padeklaruara parandalohen të futen në Kosovë

Mbi 100,000 euro të padeklaruara parandalohen të futen në Kosovë

Kthehet në funksion njësia njësia B1 në termocentralin Kosova B

Një punëtor i KEK-ut lëndohet rëndë në vendin e punës

Një i vdekur e pesë të lënduar në një aksident në Bulqizë

Pesë persona të lënduar në një aksident në Malishevë, mes tyre edhe një polic

MD synon linjë telefonike për viktimat e dhunës në familje

Mbi 1,500 raste të dhunës në familje vetëm në 7 muaj

Vdes ish-futbollisti Erdogan Celina, Ademi: Një futbollist ikonë

Vdes ish-futbollisti Erdogan Celina, Ademi: Një futbollist ikonë

Mbi 100,000 euro të padeklaruara parandalohen të futen në Kosovë

Mbi 100,000 euro të padeklaruara parandalohen të futen në Kosovë

Kthehet në funksion njësia njësia B1 në termocentralin Kosova B

Një punëtor i KEK-ut lëndohet rëndë në vendin e punës

Një i vdekur e pesë të lënduar në një aksident në Bulqizë

Pesë persona të lënduar në një aksident në Malishevë, mes tyre edhe një polic

Prishtina e nis me fitore sezonin e ri

Prishtina e nis me fitore sezonin e ri

Tifozët e Realit kërkojnë transferimin e Rodrit

Barcelona siguron Rodrin, më në fund

MD synon linjë telefonike për viktimat e dhunës në familje

Mbi 1,500 raste të dhunës në familje vetëm në 7 muaj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën