TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

​Kurti: Mbi 345 metra material fizik ruhen në arkivat e Institutit të Krimeve të Kryera gjatë Luftës

nga Tëvë1
4 orë më parë
1
A A
​Kurti: Mbi 345 metra material fizik ruhen në arkivat e Institutit të Krimeve të Kryera gjatë Luftës

Mbi 345 metra material fizik dhe 23.6 terrabajt materiale digjitale tashmë ruhen në arkivat e Institutit të Krimeve të Kryera gjatë Luftës. Kështu tha kryeministri në detyrë, Albin Kurti gjatë prezantimit të aneksit të metodologjisë së punës së Institutit të Krimeve të Kryera gjatë Luftës (IKKL) për dokumentimin dhe hulumtimin e krimeve ekonomike.

Ai të mërkurën tha se me dokumentimin e krimeve ekonomike gjatë luftës në Kosovë mund të krijohet një arkiv i besueshëm.

Reklamë

“Ky proces përtej së qenurit detyrë institucionale e profesionale është obligim moral ndaj viktimave dhe obligim kombëtar për Republikën tonë. Na shërben për ballafaqim me të kaluarën, për të tashmen me dinjitet dhe një të ardhme më të drejtë e më të qëndrueshme për shoqërinë tonë. Lufta në Kosovë ishte projekt i shkatërrimit, e i asgjësimit, i plaçkitjes dhe rrëmbimit nga ana e forcave të Serbisë me krime të organizuara dhe planifikuara. Andaj dokumentimi i tyre është jetik. Gjatë luftës populli i Kosovës përjetoi dhimbje të mëdha, vrasje, zhdukje me dhunë, dëbime masive, shkatërrim te pasuritë dhe plaçkitje sistematike. Krahas dëmit të jashtëzakonshëm në jetët e njerëzve nga gjenocidi i Serbisë, në Kosovë janë shkaktuar edhe dëme të pallogaritshme, përfshirë djegien e pronave private dhe publike, rrënimin e infrastrukturës, shkatërrimin e objekteve kulturore e arsimore. Dokumentimi i këtyre dëmeve ekonomike është pjesë e integrale e së vërtetës historike”, deklaroi Kurti.

Kurti shtoi se janë mbi 345 metra material fizik të cilat ruhen në këtë institucion, për çka tha se janë mbi 500 burime që janë dorëzuar me vlerë të madhe dokumentuese.

“Mbi 345 metra linearë material fizik dhe 23.6 terrabajt materiale digjitale tashmë ruhen në arkivat e institutit një arritje kjo e jashtëzakonshme për institutin dhe Republikën tonë dhe një rritje e dukshme edhe me vitin e kaluar. Po ashtu është arritur një bashkëpunim i gjerë me mbi 500 burime që kanë dorëzuar materiale me vlerë të madhe dokumentuese. Sot me aneksin e metodologjisë për dokumentim e krimeve ekonomike po e hedhim së bashku një hap tjetër të rëndësishëm. Ky dokument do të jetë udhërrëfyes për mbledhjen e fakteve duke garantuar që puna përfundimtare të jetë edhe e saktë edhe e unifikuar”, tha ai.

Drejtori i Institutit të Krimeve të Kryera gjatë Luftës, Atdhe Hetemi tha se janë gjashtë zyra rajonale në të gjithë vendin.

“Brenda një periudhe të shkurtër është shndërruar në një institucion funksional, një zyre qendrore në Prishtinë dhe gjashtë zyra rajonale në të gjithë vendin. Pra, kemi krijuar një rrjet shtetëror për mbledhjen, verifikimin dhe ruajtjen e materialeve mbi krimet e luftës bazë kjo e domosdoshme për drejtësi dhe kujtesë. Sot arkivi i IKKL-së përmban materiale fizike dhe digjitale të mbledhura nga 11 shtete të ndryshme falë besimit që kemi ndërtuar me partner institucional, familjarë të viktimave dhe vetë viktima të mbijetuara. Instituti nuk është vetëm arkiv, ne po e ndërtojmë atë si platformë dije dhe kujtese që gjeneron fakte shkencore dhe e sensibilizon publikun”, u shpreh Hetemi.

Instituti i Krimeve të Kryera gjatë Luftës u themelua në nëntor të vitit 2023 për herë të parë me ligj të veçantë.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, nga dëmet e luftës, gjithsej ekonomi familjarë të prekura janë 154 mijë e 272, ndërsa, dëmet vetëm në ekonomi familjare, jo në institucione, është vlerësuar mbi 5 miliardë euro.

Gjatë luftës së fundit në Kosovë janë vrarë mbi 13 mijë civil, janë dhunuar seksualisht mbi 20 mijë gra e burra e ende nuk dihet fati i mbi 1600 personave./kp

Tags: albin kurtiIKKLTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjendet një person i vdekur në Prishtinë

Vdes një 58 – vjeçar, dyshohet se ra në hapësirat e ashensorit

Dimal Basha “mollë sherri” mes Kurtit e Aliut

Dimal Basha “mollë sherri” mes Kurtit e Aliut

“Nuk përjashtojmë grevat” – SBASHK në pritje të formimit të institucioneve për të ndërmarrë veprime

“Nuk përjashtojmë grevat” – SBASHK në pritje të formimit të institucioneve për të ndërmarrë veprime

Kuvendi mbetet i bllokuar, Rashiq kërkon mbështetjen e opozitës për postin e nënkryetarit

Anëtari i AAK-së: Kurti s’mund ta formojë Qeverinë, do ta bëjë opozita

Anëtari i AAK-së: Kurti s’mund ta formojë Qeverinë, do ta bëjë opozita

Tre të vdekur dhe 20 të plagosur nga të shtënat me armë në një shkollë katolike në Minneapolis

Tre të vdekur dhe 20 të plagosur nga të shtënat me armë në një shkollë katolike në Minneapolis

Hapet për qarkullim ura e re në Ibër, qytetarët e mirëpresin

Osmani mbështet ndërtimin e urave të reja në Ibër

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X