TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti: Mbesim të përkushtuar në zbatimin e politikave sociale për qytetarin

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
Kurti: Mbesim të përkushtuar në zbatimin e politikave sociale për qytetarin

“Këto themele të punës sociale materializohen përmes shërbimeve e politikave sociale, që kontribuojnë në eliminimin e rreziqeve, të cilat u kanosen grupeve të cenueshme, pastaj kontribuojnë në zvogëlimin e varfërisë, në mbrojtjen nga diskriminimi e keqtrajtimi, e të tjera”, tha Kurti.

Ai theksoi se Qeveria krahas politikave zhvillimore, në programin e saj ka prioritet mbrojtjen sociale për qytetarët me programet adekuate të qëndrueshme, pra afatgjate.

Kryeministri tha se që nga fillimi i këtij mandati janë ndërmarrë një sërë masash, që ndihmojnë drejtpërdrejt grupet e cenueshme të shoqërisë, duke filluar nga rritja e shumës së asistencës sociale, rritja e pensioneve e fillimi i zbatimit të programit për shtesa për lehona e shtesa për fëmijë, theksoi kryeministri, duke shtuar se si rezultat i këtyre masave, kanë përfituar rreth 26 mijë familje në asistencë sociale, mbi 300 mijë pensionistë, 12 mijë lehona dhe mbi 140 mijë fëmijë.

“Në kuadër të Qendrave për Punë Sociale, ka vazhduar ofrimi i shërbimeve, si: mbrojtja dhe trajtimi i viktimave të dhunës në familje, viktimave të trafikimit, fëmijëve me nevoja të veçanta; këshillimi psiko-social, vetëdijësues e edukativ për fëmijë; si dhe strehimi i fëmijëve të keqtrajtuar, viktimave të dhunës në familje dhe viktimave të trafikimit. Kështu, janë ofruar rreth 12 mijë shërbime sociale nga Qendrat për Punë Sociale, kurse nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve janë licencuar rreth 48 organizata jo-qeveritare për ofrimin e këtyre shërbimeve”, thuhet në njoftimin për media nga Zyra e Kryeministrit.

“Si Qeveri mbesim të përkushtuar në hartimin dhe zbatimin e politikave sociale që në fokus e kanë qytetarin dhe barazinë shoqërore”, theksoi kryeministri.

Ai bëri të ditur se qeveria veçse ka filluar me procesin e reformimit të skemës së asistencës sociale, e cila ka për qëllim eliminimin e kritereve diskriminuese për përfitim nga skema, dhe rritjen e mbulueshmërisë përmes implementimit të testit të ri të varfërisë. /teve1.info/

Fjalimi i plotë i Albin Kurtit:

Puna sociale është e vlefshme gjithkund dhe çdoherë, mirëpo në një kohë si kjo e jona, kur është kaq shumë i theksuar individualizmi dhe personalizimi, besoj që puna sociale është tejet e rëndësishme. Rëndësia e saj është aq e madhe, sa që asnjëherë nuk mund të mbiçmohet.

Jam shumë i lumtur sot, që me organizimin e kësaj Konference Nacionale, po shënojmë Ditën Botërore të Punës Sociale së bashku me profesionistë, punonjës socialë, akademikë, organizata të shoqërisë civile, dhe përfaqësues të institucioneve të nivelit lokal e atij qendror.

Puna sociale përbën përpjekje të vazhdueshme për të përmbushur nevojat bazike të qytetarëve, për të rritur përgjegjësinë kolektive e për të ngritur mirëqenien qytetare. Këto themele të punës sociale materializohen përmes shërbimeve e politikave sociale, që kontribuojnë në eliminimin e rreziqeve, të cilat u kanosen grupeve të cenueshme, pastaj kontribuojnë në zvogëlimin e varfërisë, në mbrojtjen nga diskriminimi e keqtrajtimi, e të tjera.

Qeveria e Republikës së Kosovës, krahas politikave zhvillimore, në programin e saj ka prioritet mbrojtjen sociale për qytetarët me programet adekuate të qëndrueshme, pra afatgjate. Që nga fillimi i këtij mandati kemi ndërmarrë një sërë masash, që ndihmojnë drejtpërdrejt grupet e cenueshme të shoqërisë, duke filluar nga rritja e shumës së asistencës sociale, rritja e pensioneve e fillimi i zbatimit të programit për shtesa për lehona e shtesa për fëmijë.

Si rezultat i këtyre masave, kanë përfituar rreth 26 mijë familje në asistencë sociale, mbi 300 mijë pensionistëmarrës, 12 mijë lehona dhe mbi 140 mijë fëmijë.

Ndërsa, në kuadër të Qendrave për Punë Sociale, ka vazhduar ofrimi i shërbimeve si për shembull: mbrojtja dhe trajtimi i viktimave të dhunës në familje, viktimave të trafikimit, fëmijëve me nevoja të veçanta; këshillimi psiko-social, vetëdijësues e edukativ për fëmijë; si dhe strehimi i fëmijëve të keqtrajtuar, viktimave të dhunës në familje dhe viktimave të trafikimit.

Kështu, janë ofruar rreth 12 mijë shërbime sociale nga Qendrat për Punë Sociale, kurse nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve janë licencuar rreth 48 organizata jo-qeveritare për ofrimin e këtyre shërbimeve.

Si Qeveri mbesim të përkushtuar në hartimin dhe zbatimin e politikave sociale që në fokus e kanë qytetarin dhe barazinë shoqërore. Veçse kemi filluar me procesin e reformimit të skemës së asistencës sociale, e cila ka për qëllim eliminimin e kritereve diskriminuese për përfitim nga skema, dhe rritjen e mbulueshmërisë përmes implementimit të testit të ri të varfërisë.

Në anën tjetër, në kuadër të Projektligjit për Financat e Pushtetit Lokal, do të prezantohet granti specifik për shërbimet sociale, me qëllim të sigurimit të financimit të qëndrueshëm dhe të drejtë të shërbimeve. Përveç kësaj, këtë vit do të fillojmë edhe me reformën pensionale, e cila synon zhvillimin e një pensioni solidar të bërë sistem, gjithëpërfshirës dhe financiarisht i qëndrueshëm.

Mirëpo, pavarësisht përkushtimit të Qeverisë, për t’u realizuar misioni i punës sociale dhe suksesi i reformave e i politikave, nevojitet përfshirja e stafit akademik dhe angazhimi i profesionistëve socialë, të cilët punojnë dhe sigurojnë që grupet e cenueshme të mbrohen nga çfarëdo lloj diskriminimi, keqpërdorimi apo dëmtimi. Andaj, falënderoj përzemërsisht të gjithë punëtorët socialë, puna e të cilëve çdo ditë e prek jetën e qytetarit duke i ndihmuar ata.

Pra, përveçse përgjegjësi institucionale kemi nevojë edhe për vetëdijesim shoqëror, e këtë nuk mund ta bëjnë institucionet pa shoqërinë. Duhet ta bëjmë dhe mund ta bëjmë bashkë.

Në linjë me këtë, duke synuar rritjen e cilësisë së ofrimit të shërbimeve sociale dhe ngritjen e kapaciteteve njerëzore në këtë fushë, tashmë kemi filluar zbatimin e Programit të Praktikës në Punë për studentë të shkencave shoqërore të Universitetit të Prishtinës. Programet e tilla të angazhimit të profesionistëve të rinj socialë, do të vazhdojnë të zbatohen dhe të zgjerohen edhe më tutje, përmes programit të Skemës së Garantimit të Punësimit për të Rinj, e cila do të fillojë e të zbatohet shumë shpejt.

Duke ju përgëzuar dhe falënderuar për këtë organizim të përbashkët, për punën e për kontributin tuaj të deritanishëm, mirëpresim rekomandimet e propozimet e juaja për avancimin e politikave dhe të shërbimeve sociale në vendin tonë.

Ju falemnderit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Xhaferi: Marrëveshja në Vushtrri u bë pa dijeninë tonë – koalicioni ishte befasues

Xhaferi: Marrëveshja në Vushtrri u bë pa dijeninë tonë – koalicioni ishte befasues

“E kemi përkrahjen e plotë të Kurtit” – Meholli shpall koalicionin VV–LDK në Vushtrri

“E kemi përkrahjen e plotë të Kurtit” – Meholli shpall koalicionin VV–LDK në Vushtrri

Rezultatet e përditësuara në Gjilan, LVV arrin mbi 50% deri më tani

Përfundohet numërimi i votave të diasporës në Gjilan – a shkon komuna në balotazh?

Bie çmimi global i naftës

Bie çmimi global i naftës

Xhaferi: Marrëveshja në Vushtrri u bë pa dijeninë tonë – koalicioni ishte befasues

Xhaferi: Marrëveshja në Vushtrri u bë pa dijeninë tonë – koalicioni ishte befasues

“E kemi përkrahjen e plotë të Kurtit” – Meholli shpall koalicionin VV–LDK në Vushtrri

“E kemi përkrahjen e plotë të Kurtit” – Meholli shpall koalicionin VV–LDK në Vushtrri

“Info Nata”- 20.10.2025

“Info Nata”- 20.10.2025

Rezultatet e përditësuara në Gjilan, LVV arrin mbi 50% deri më tani

Përfundohet numërimi i votave të diasporës në Gjilan – a shkon komuna në balotazh?

Bie çmimi global i naftës

Bie çmimi global i naftës

Nga kjo e dielë ndryshon ora – kalojmë në orën dimërore, do të flemë një orë më shumë

Nga kjo e dielë ndryshon ora – kalojmë në orën dimërore, do të flemë një orë më shumë

Gara në Prishtinë bëhet e zjarrtë, diferenca mes Ramës dhe Çekut ngushtohet

Numërohen votat e diasporës në Prishtinë – ky është rezultati

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën