TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kurti: Mandati i ardhshëm, i projekteve të mëdha infrastrukturore

by tëvë1
2 orë ago
0
A A
Kurti: Mandati i ardhshëm, i projekteve të mëdha infrastrukturore

Qeveria e Kosovës ka njoftuar për takimin që kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka zhvilluar me ambasadorët dhe përfaqësuesit diplomatikë në Kosovë të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.
Takimi u mbajt në Zyrën e BE-së në Kosovë, me ftesë të Shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorit Aivo Orav.

Temat kryesore të diskutimit ishin mbarëvajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit 2025, rëndësia e konstituimit të shpejt të legjislaturës së dhjetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe formimit të qeverisë së re, si dhe ratifikimi në Kuvend i marrëveshjes për Planin e Rritjes së Bashkimit Evropian për Kosovën dhe prioritetet e mandatit të ardhshëm qeverisës.

“Gjatë takimit, kryeministri theksoi se aktualisht jemi në pritje të certifikimit të rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe se menjëherë pas kësaj do të procedohet me konstituimin e Kuvendit dhe zgjedhjen e Qeverisë së re. Ai u shpreh se mandati i ardhshëm do të jetë mandat i projekteve të mëdha infrastrukturore, të orientuara drejt zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe rritjes së konkurrueshmërisë së vendit. Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet mbështetjes së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, posaçërisht kompanive prodhuese, me qëllim krijimin e vendeve të reja të punës dhe forcimin e kapaciteteve vendore. Kryeministri theksoi po ashtu se siguria dhe mbrojtja do të mbeten ndër prioritetet themelore të Qeverisë së re, gjithmonë në funksion të paqes dhe sigurisë”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.

Në përmbyllje, kryeministri Kurti falënderoi ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe riafirmoi përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për thellimin e bashkëpunimit me Bashkimin Evropian në të gjitha fushat me interes të përbashkët.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Abdixhiku: Mandatimi i Konjufcës për formimin e Qeverisë, humbje kohe

Abdixhiku: Më shumë se dorëheqja nuk kam çfarë të ofroj, në Kuvend vendosim

Qeveria merr vendim për pranimin e 50 emigrantëve nga ShBA

SHBA-ja pezullon shqyrtimin e vizave për 75 vende, përfshirë edhe Kosovën

Koci thotë se do të ketë dorëheqje tjera nga LDK, për Imerin kjo parti nuk është në rrugë të duhur

Koci thotë se do të ketë dorëheqje tjera nga LDK, për Imerin kjo parti nuk është në rrugë të duhur

Analistët vlerësojnë se dorëheqja e Abdixhikut nuk do të pranohet

Analistët vlerësojnë se dorëheqja e Abdixhikut nuk do të pranohet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën