Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar Kosovën për fitore kundër Sllovakisë në playuffin për Kampionatin Botërorin.
Ai ka thënë se ekipi i Kosovës dhe tifozët sonte kanë hapur një kapitull të ri.
“Urime Kosovës! Urime Dardanëve dhe gjithë shqiptarëve kudo që janë! Ky ekip me këta tifozë, sonte kanë hapur një kapitull të ri të futbollit te ne. Loja e shkëlqyer dhe realizimet precize do të mbeten të paharrueshme përgjithmonë. Ashtu siç ëndërruam, edhe triumfuam. Aq shumë dëshiruam, saqë fituam shumë. Kampionati Botëror kurrë s’ka qenë më afër”, ka shkruar Kurti










