TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti kujton viktimat e masakrave të prillit: Nderojmë trimërinë e UÇK-së

by TËVË 1
2 vjet ago
1
A A
Kurti kujton viktimat e masakrave të prillit: Nderojmë trimërinë e UÇK-së

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka kujtuar masakrën në Ribar të Vogël të Lipjanit.

Bashkë me këtë ngjarje, ai ka kujtuar edhe viktimat civile në dhjetëra fshatra të tjera, të cilat përjetuan mizorinë e autoriteteve serbe në prill të vitit 1999.

“Dafina Vishesella kishte vetëm 6 vjet. E vranë brutalisht më 18 prill 1999. Sot e kujtojmë atë dhe të gjithë të vrarët në masakrën në Ribar të Vogël të Lipjanit. Me një minutë heshtje nderuam viktimat e pafajshme, përfshirë fëmijë, gra dhe pleq, nga mosha 6 deri në 95 vjeç, të vrarë nga pjesëtarë të forcave policore të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë dhe të Ushtrisë Jugosllave”, ka shkruar ai.

“Me dhembje, sot përkujtojmë edhe viktimat civile, vrarë nga forcat e armatosura të Serbisë në Marec të Prishtinës dhe në Dyz të Podujevës. Gjatë këtyre ditëve të prillit, kujtojmë civilët e vrarë në masakrat e kryera në Gollak, Lugishtë, Fshat të Vjetër, Kaliqan, Studenicë, Llashticë, Vatë, Carrallukë, Rrugë e Kovaçëve, Sllovi, në Lagjen e Boshnjakëve, Shipol, Gllanasellë, Çikatovë dhe Poklek të Vjetër”, vazhdon postimi i tij në Facebook.

Kurti ka thënë se nderojnë trimërinë e ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që ranë duke mbrojtur popullatën civile në përballje me makinerinë gjenocidale serbe.

“Me krenari dhe me përkushtim për drejtësi, sot dhe përgjithmonë, e ruajmë të gjallë kujtimin për ta, si obligim ndaj sakrificës së tyre, ndaj historisë sonë dhe ndaj brezave që vijnë pas nesh. Lavdi të gjitha viktimave të pafajshme të masakrave, të gjithë martirëve dhe dëshmorëve të lirisë!”, ka shkruar Kurti.

 

Tags: albin kurtiTeve1UCK
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kandiq thotë se një preson i kishte thënë se ekziston një varr masiv në Pasuljanske Livade

Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë

Auto Draft

Segmenti M2 në gjendje të rënduar-ankohen qytetarët

Auto Draft

Aksident në Vushtrri, vetura hyri në garazhin e një banori

Auto Draft

“160 kate Burj Khalifa, 3476 shkallë” – Agim Agushi synon një tjetër rekord me 28 Nëntor në Dubai

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut paralajmërojnë rikthimin e protestave

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut paralajmërojnë rikthimin e protestave

Kandiq thotë se një preson i kishte thënë se ekziston një varr masiv në Pasuljanske Livade

Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë

Auto Draft

Segmenti M2 në gjendje të rënduar-ankohen qytetarët

Auto Draft

Aksident në Vushtrri, vetura hyri në garazhin e një banori

Auto Draft

“160 kate Burj Khalifa, 3476 shkallë” – Agim Agushi synon një tjetër rekord me 28 Nëntor në Dubai

Auto Draft

Dyshohet për mbetje mortore pranë varrezave të Miradisë

Auto Draft

Prindërit në hall – Pediatria publike drejt shuarjes, por “lulëzojnë” klinikat private me çmime të larta

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën