TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kurti kujton “Sandokanin”: Ishte njëri nga luftëtarët më të shquar të UÇK-së

by tëvë1
1 vit ago
0
A A
Kurti: Në ShBA kërkova më shumë trysni ndaj Serbisë për Radoiçiqin

Kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti e ka kujtuar heroin Abedin Rexha i njohur si “Sandokani” në 26 vjetorin e vrasjes së tij.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Kurti thotë se Sandokani ishte njëri nga luftëtarët më të shquar të UÇK-së.

Kurti ka thënë se rezistenca e tij e armatosur përballë forcave policore serbe, ishte bërë shkaktare e një serie ngjarjesh që çuan deri te dalja e parë publike e UÇK-së, shkruan teve1.info

“Rezistenca e tij e armatosur përballë forcave policore serbe, ishte bërë shkaktare e një serie ngjarjesh që çuan deri te dalja e parë publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sot bëhen 26 vite nga vrasja e Abedin Rexhës – Sandokanit, njërit nga luftëtarët më të shquar të UÇK-së. Ai u vra në pyjet e Kllodernicës së Skenderajt, më 8 tetor 1998, në një kohë kur Ushtria Çlirimtare e Kosovës sapo e kishte kaluar ofenzivën e forcave armike serbe të verës së vitit 1998 dhe kur UÇK-ja kishte shumë nevojë për njerëz si Abedin Rexha që mund t’i kontribuonin riorganizimit të saj.  Një vit më parë, pasditën e 25 nëntorit të vitit 1997, një makinë e policisë serbe kishte shkuar të patrullonte në fshatin Vojnik të Skenderajt, në lagjen e Binakëve. Atje, ata ishin ndeshur në rezistencë të armatosur nga vëllezërit Brahim, Afrim dhe Abedin Rexha që bashkë me kushëririn e tyre Hamit Rexhën, luftuan me policinë e Serbisë edhe kur ata u përforcuan me dy autoblinda dhe katër makina, duke u bërë rreth 40 policë. Ndërkohë i kishin dërguar dy djem fare të rinj të thërrisnin për ndihmë: njërin në Prekaz te Adem Jashari, kurse tjetrin në Aqarevë te Sylejman Selimi. Atë ditë, nga luftimet mbeti i plagosur djaloshi 11 vjeçar, Baki Krasniqi. Të vetëdijshmen që të nesërmen policët serbë që i kishin zbrapsur do të ktheheshin sërish, atë mbrëmje, grupet e armatosura të Drenicës u mblodhën në odën e Sylejman Selimit në Aqarevë, për të diskutuar për hapat e mëtutjeshëm. Nën drejtimin e Adem Jasharit, ata vendosën që të nesërmen herët në mëngjes t’u zënë pritën policëve në fshatin Rezallë e Re. Mëngjesin e hershëm të 26 nëntorit 1997, në pritje të forcave policore serbe, mbi 20 burra të armatosur u ndanë në grupe në Klysyrë. Ndër ta ishin Adem Jashari, Mujë Krasniqi, Abedin Rexha, Sylejman Selimi, Zenun Kodra, Jetullah Geci, Xhevahir Geci, Nuhi Geci, Shemsedin Geci, Ilaz Dërguti, Rushit Vojvoda, Rrahim Hoxha etj”, ka thënë Kurti.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ndalohet ekspozimi i mallrave në hapësirat publike dhe rrugët e kryeqytetit

Ndalohet ekspozimi i mallrave në hapësirat publike dhe rrugët e kryeqytetit

Kosova me rezultatin më të lartë në rajon për pjesëmarrjen e qytetarëve në dëgjimet buxhetore

Kosova me rezultatin më të lartë në rajon për pjesëmarrjen e qytetarëve në dëgjimet buxhetore

Arrestohet një i dyshuar për posedim të kokainës, i sekuestrohet drogë në vlerë rreth 300 mijë euro

Arrestohet një shtetas i huaj në Deçan, në veturë i gjendet kokainë

Vidhet trafo e energjisë elektrike në Sllatinë

Vidhet trafo e energjisë elektrike në Sllatinë

8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri

8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri

​Sa fiton Kosova nëse arrin Botërorin 2026?

​Sa fiton Kosova nëse arrin Botërorin 2026?

BBC: Turqia 55 vende më lart në renditjen e FIFA-s, Kosova ka treguar se di të befasojë

BBC: Turqia 55 vende më lart në renditjen e FIFA-s, Kosova ka treguar se di të befasojë

Foda pa shumë ndryshime në formacion

Foda nuk ndryshon formacionin me Turqinë

Ndalohet ekspozimi i mallrave në hapësirat publike dhe rrugët e kryeqytetit

Ndalohet ekspozimi i mallrave në hapësirat publike dhe rrugët e kryeqytetit

Kosova me rezultatin më të lartë në rajon për pjesëmarrjen e qytetarëve në dëgjimet buxhetore

Kosova me rezultatin më të lartë në rajon për pjesëmarrjen e qytetarëve në dëgjimet buxhetore

Arrestohet një i dyshuar për posedim të kokainës, i sekuestrohet drogë në vlerë rreth 300 mijë euro

Arrestohet një shtetas i huaj në Deçan, në veturë i gjendet kokainë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën