TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti kujton diktaturën e Pinochetit: Sepse të zhdukurit me dhunë, janë trashëgimi e përbashkët botërore

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Kurti kujton diktaturën e Pinochetit: Sepse të zhdukurit me dhunë, janë trashëgimi e përbashkët botërore

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurtika thënë se sot bëhen 50 vite nga dita kur u instalua një nga diktaturat më të egra të shekullit XX.

Sipas Kurtit, 33 vite nga fundi i diktaturës së Pinochetit, në Kili edhe 1162 njerëz ende figurojnë të zhdukur. Ashtu siç sipas tij, 24 vite pas luftës, në Kosovë edhe 1617 njerëz janë ende të zhdukur, ndër ata që u rrëmbyen dhe u zhdukën me dhunë nga forcat e armatosura dhe autoritetet e Serbisë.

Postimi i plotë:

Sepse të zhdukurit me dhunë, janë trashëgimi e përbashkët botërore
Ditën e sotme, bëhen plot 50 vite nga dita kur u instalua një nga diktaturat më të egra të shekullit XX. Më 11 shtator 1973, presidenti i Kilit, Salvador Allende, i zgjedhur në mënyrë demokratike më 1970, u rrëzua nga pushteti si rezultat i një puçi ushtarak. Në krye të puçistëve, ishte Gjenerali Augusto Pinochet, deri atë ditë Komandant i Përgjithshëm i ushtrisë kiliane.
Në ora 06:30 në mëngjesin e 11 shtatorit të vitit 1973, Pinocheti i urdhëroi trupat ushtarake ta rrethonin me tanke Pallatin La Moneda, rezidencën e Presidentit të Kilit në kryeqytetin Santiago. Para se të nisnin goditjet me armë, ai i dha afat Presidentit Allende dhe përkrahësve të tij të dorëzoheshin dhe të largoheshin nga selia presidenciale deri në ora 11:00.
Presidenti socialist i zgjedhur në mënyrë demokratike, Salvador Allende, në adresimin e tij të mbramë ndaj popullit kilian, deklaroi: “Nuk do të jap dorëheqje. I gjendur në një kapërcim historik, besnikërinë ndaj popullit, do ta paguaj me jetën time. […] Ata kanë forcë dhe do të mund të na dominojnë, por proceset shoqërore nuk mund të arrestohen as me krim as me forcë. […] Këto janë fjalët e mia të fundit dhe jam i sigurt se sakrifica ime nuk do të jetë e kotë, jam i sigurt që të paktën do të jetë një mësim moral që do t’i ndëshkoi krimet, frikacakët dhe tradhtinë.” Pas kësaj, Presidenti Allende u vetëvra në pallatin presidencial, ndërsa koha i dha të drejtë veçanërisht për fjalët e tij të fundit, meqë rasti i tij vërtetë u bë mësim moral mbi “krimet, frikacakët dhe tradhtinë”.
Nga ajo ditë e 11 shtatorit 1973, Kili kaloi një diktaturë ushtarake nën diktatorin Augusto Pinochet, deri më 11 mars 1990. Gjatë asaj periudhe diktatoriale të Qeverisë Ushtarake të Juntës që zgjati 17 vite, populli kilian përjetoi shumë shtypje, dhunë, mizori, burgosje politike dhe vrasje. Rreth 200 mijë kilianë u internuan jashtë Kilit, kurse 28 mijë kundërshtarë politikë u torturuan.
Sipas Komisionit Kombëtar të së Vërtetës dhe Pajtimit të vitit 1991, gjatë diktaturës së Pinochetit në Kili, agjentët e shtetit vranë 3200 njerëz, ndërkaq i kanë zhdukur gjithsej 1469 persona. Kjo metodë e zhdukjes së njerëzve, aq tipike për diktaturat në Amerikën Latine të shekullit XX, ka prodhuar në spanjishte termin “desaparecidos”, me të cilin janë konceptuar personat e zhdukur, e që supozohen të vrarë nga shërbimet e armatosura apo policia.
33 vite nga fundi i diktaturës së Pinochetit, në Kili edhe 1162 njerëz ende figurojnë të zhdukur. Ashtu siç 24 vite pas luftës, në Kosovë edhe 1617 njerëz janë ende të zhdukur, ndër ata që u rrëmbyen dhe u zhdukën me dhunë nga forcat e armatosura dhe autoritetet e Serbisë.
I kujtojmë, sepse të zhdukurit me dhunë, janë trashëgimi e përbashkët botërore!

ShareTweet

Postime të ngjashme

Moti: E diela vjen me zbutje të lehtë të temperaturave

Moti: E diela vjen me zbutje të lehtë të temperaturave

Edhe sot kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë

Të dielën për disa orë ndalohet qarkullimi i automjeteve mbi 20 ton

Haxhiu: Sportistët tanë do të na bëjnë krenarë

Haxhiu: Sportistët tanë do të na bëjnë krenarë

Vuçiq viziton Preshevën, reagon Sinani: Nuk pranojmë të trajtohemi si qytetarë të dorës së dytë

Mourinho e nis me fitore aventurën e re te Real Madrid

Mourinho e nis me fitore aventurën e re te Real Madrid

Dita e 84-t e protestës në Tiranë, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Dita e 84-t e protestës në Tiranë, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Gjykata rrëzon vendimin e Trumpit për pezullim të vizave të emigracionit, ndër 75 shtete edhe Kosova dhe Shqipëria

Gjykata rrëzon vendimin e Trumpit për pezullim të vizave të emigracionit, ndër 75 shtete edhe Kosova dhe Shqipëria

Bayern Munich fiton Superkupën e Gjermanisë pas fitores ndaj Borussia Dortmundit

Bayern Munich fiton Superkupën e Gjermanisë pas fitores ndaj Borussia Dortmundit

Haxhiu: Sportistët tanë do të na bëjnë krenarë

Haxhiu: Sportistët tanë do të na bëjnë krenarë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën