TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti: Krimet e Serbisë të kryera gjatë luftës në Kosovë nuk mund të falen e as harrohen

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Kurti: Krimet e Serbisë të kryera gjatë luftës në Kosovë nuk mund të falen e as harrohen

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar 24-vjetorin e Masakrës në Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan, ku tha se forcat e armatosura të Serbisë vranë mbi 120 shqiptarë civil në këto vende.

“Në mëngjesin e hershëm të 14 majit 1999, në mes të fushatës ajrore të NATO-s kundër ish-Jugosllavisë, forcat e armatosura të Serbisë, hynë në fshatin Qyshk. Ishin rreth 100 pjesëtarë të armatosur, me fytyra të mbuluara me ngjyrë të zezë ose maskë, dhe disa prej tyre kishin në kokë shalla të zinj dhe kapele të gjelbra të stilit kauboj. Mes tyre ishte edhe grupi i quajtur “Çakallët”. Ata dëbuan me dhunë banorët nga shtëpitë. I mblodhën në qendër të fshatit, u grabitën paratë dhe stolitë e arit. Ua grisën dhe dogjën dokumentet e identifikimit personal. Pastaj i ndanë burrat nga gratë dhe fëmijët. Burrat i dërguan në tri shtëpi, ku i pushkatuan dhe pastaj i dogjën”, ka shkruar Kurti.

Kryeministri thotë për se disa prej këtyre vrasjeve u iniciua gjykimi në Beograd.

“Në vitin 2010 ishte ngritur aktakuzë për 11 persona. Pasi u dëgjuan 116 dëshmitarë, në shkurt të vitit 2014 me aktgjykim të shkallës së parë, 9 persona u dënuan. Në shkurt të vitit 2015, Gjykata e Apelit në Beograd anuloi aktgjykimin dhe ktheu lëndën në rigjykim. Në tetor të 2022 dështoi vazhdimi i rigjykimit ndaj njësisë paraushtarake serbe “Çakallët” në Beograd. Nuk ka asnjë të dënuar me aktgjykim përfundimtar”, ka thënë i pari i qeverisë.

Mes tjerash, Kurti, ka thënë se sistemi i drejtësisë duhet të angazhohet për drejtësi për viktimat dhe gjykimin e dënim të kriminelëve të luftës dhe urdhërdhënëse të tyre.

Kurti tha se krimet e Serbisë të kryera gjatë luftës në Kosovë nuk mund të falen as harrohen.

“Sistemi ynë i drejtësisë duhet të angazhohet për drejtësi për viktimat dhe gjykim e dënim të kriminelëve të luftës dhe urdhërdhënësve të tyre. Krimet e Serbisë të kryera gjatë luftës në Kosovë nuk mund të falen e as harrohen. Proceset e rralla e të pakta gjyqësore në Serbi ishin tallje me viktimat dhe shpërlarje kriminelësh. Gjaku i të rënëve për liri nuk humbet. Kujtimi për ta është i përjetshëm. Lavdi!”, ka shkruar Kurti. /teve1.info/

Tags: albin kurtiKrimet e luftesqyshk
ShareTweet

Postime të ngjashme

Beqiri: Pa mbështetjen e aleatëve, në veri do të kishte pasur shumë “Banjska” të tjera

Beqiri: Pa mbështetjen e aleatëve, në veri do të kishte pasur shumë “Banjska” të tjera

Dhanë dorëzani 40 mijë euro, Kilaj lirohet – Fazliu jo, nuk u përmbushën rrethanat

Dhanë dorëzani 40 mijë euro, Kilaj lirohet – Fazliu jo, nuk u përmbushën rrethanat

Beqiri: Ftesa e LVV-së për LDK-në ishte fyerje, jo ofertë bashkëqeverisjeje

Beqiri: Ftesa e LVV-së për LDK-në ishte fyerje, jo ofertë bashkëqeverisjeje

Ballkani Perëndimor, ende në pikë kritike

“Info Nata”- 15.12.2025

“Info Nata”- 15.12.2025

Ishte shpallur i zhdukur, gjendet i vdekur 29-vjeçari shqiptar në Gjermani

Ishte shpallur i zhdukur, gjendet i vdekur 29-vjeçari shqiptar në Gjermani

Numërohen votat e para për Asamblenë e Prishtinës – këto janë rezultatet e fundit

Votimi në ambasada dhe konsullata me 27 dhjetor, KQZ sqaron procedurat

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën