TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti: Kosova s’e harron që Bullgaria zbuloi planin serb për spastrimin etnik të shqiptarëve

by teve1
3 vjet ago
0
A A
Kurti: Kosova s’e harron që Bullgaria zbuloi planin serb për spastrimin etnik të shqiptarëve

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë mbrëmë në pritjen e organizuar nga ambasada e Bullgarisë në Kosovë dhe ambasadori Hristo Gudjev, me rastin e festës së tyre kombëtare.

Kurti me këtë rast falënderoi Bullgarinë për hapjen e hapësirës së saj ajrore ndaj avionëve të NATO-s në vitin 1999 gjatë fushatës së bombardimeve mbi Serbinë – një fushatë që i dha fund gjenocidit kundër shqiptarëve të Kosovës.

Më tej, kryeministri tha se nuk duhet harruar se ishin pikërisht autoritetet bullgare që zbuluan së pari Operacionin “Patkoi” – plani i Serbisë për spastrimin etnik të shqiptarëve nga Kosova.

“Po ashtu, Kosova nuk ka harruar se ishin pikërisht autoritetet bullgare që zbuluan së pari Operacionin “Patkoi” – plani i Serbisë për spastrimin etnik të shqiptarëve nga Kosova. Ditët e Çlirimit Kombëtar si dita e Çlirimit të Bullgarisë dhe ajo e Çlirimit të Kosovës që do ta shënojmë në qershor, janë raste në të cilat duhet të kujtojmë edhe historinë se si u çliruan popujt tanë, sepse duke kujtuar se si e fituam lirinë tonë, do të dimë gjithashtu dhe se si ta mbrojmë atë”, tha kryeministri.

Gjithashtu, kryeministri tha se miqësia ndërmjet Kosovës dhe Bullgarisë dhe bashkëpunimi institucional ndërmjet vendeve tona, tashmë janë politika zyrtare të dy shteteve tona, të shpallura dhe diskutuara gjerësisht në takime zyrtare dhe me krerët e shtetit bullgar.

“Vendi ynë, Kosova, dhe vendi ynë aleat, Bullgaria, janë bashkuar gjithashtu nga orientimi ynë drejt demokracisë dhe shtetit të së drejtës, në një kohë kur autokratët e rajonit po inkurajohen të rrezikojnë vlerat demokratike”, u shpreh kryeministri.

Të pranishëm në këtë ngjarje ishin edhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Shëarz, ish Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, si dhe deputetë e ambasadorë të akredituar në vendin tonë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kosova ndër pesë vendet e para në Evropë për ligj dhe rend, sipas Gallup-it

Kosova ndër pesë vendet e para në Evropë për ligj dhe rend, sipas Gallup-it

Spahiu: Me Ligjin për Specialen, PDK po dëshiron ta “ngulë” edhe Albin Kurtin

Spahiu: Me Ligjin për Specialen, PDK po dëshiron ta “ngulë” edhe Albin Kurtin

Gucati u bën thirrje deputetëve për votimin e Ligjit për Specialen: Të bashkohemi për lirinë e shokëve tanë

Gucati u bën thirrje deputetëve për votimin e Ligjit për Specialen: Të bashkohemi për lirinë e shokëve tanë

Inspektorati kërkon masa shtesë për mbrojtjen e punëtorëve pas paralajmërimit për erëra të forta

“InfoNata” 18.11.2026

“InfoNata” 18.11.2026

Delegacioni i Kuvendit të Kosovës merr pjesë në sesionin e APF-së në Bruksel

Delegacioni i Kuvendit të Kosovës merr pjesë në sesionin e APF-së në Bruksel

Mehmeti: Kurti na ndihmon ne dhe shqiptarëve në Luginë të Preshevës nëse e forcon Kosovën

Mehmeti: Kurti na ndihmon ne dhe shqiptarëve në Luginë të Preshevës nëse e forcon Kosovën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën