TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti kërkon të mos quhet patriot Faton Hajrizi

Gjashtë ditë kanë kaluar prej kur një kosovar është vrarë në Lloznicë të Serbisë, mirëpo për këtë kohë zëvendëskryeministrja dhe ministrja e MPJD-së, Donika Gërvalla po thotë se bashkëpunimi me autoritetet e Serbisë është gati in-ekzistent. Ajo po thotë se kanë kërkuar që trupi i tij të i kthehet familjes në Kosovë për të varrosur derisa kryeministri Kurti pati një kërkesë për qytetarët.

by Fetije Kamberi
2 vjet ago
0
A A
Kurti mohon se dialogu i ka marrë kohë, thotë se më shumë ju mori gazetarëve

Për Faton Hajrizin, për herë të parë u deklarua kryeministri, Kurti.

Ai pati një porosi për qytetarët e Kosovës për 39 vjeçarin, që sipas autoriteteve serbe u vra në Loznicë të Serbisë me 19 korrik.

“Ndërkohë, i ftoj qytetarët e vendit tonë të mos bien pre e euforisë së heroizimit dhe romantizimit të Faton Hajrizit. Patriot në Republikën e Kosovës, është rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i vrarë në Banjskë të Zveçanit. Patriotë janë 23 pjesëtarët e Policisë së Kosovës të rënë në krye të detyrës, që dëshmuan përkushtimin për shërbim deri në sakrificë”, u shpreh Kurti në mbledhjen e Qeverisë.

Megjithatë, shefi i qeverisë për rastin e Hajrizit kërkoj hetim vendor dhe ndërkombëtar.

Për Hajrizin, të mërkurën foli edhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Ajo po thotë se bashkëpunimi në mes Kosovës dhe Serbisë është pothuajse inekzistent, pavarësisht që sipas saj kanë kërkuar që trupi i tij të kthehet në Kosovë.

“Siç e thatë bashkëpunimi jo vetëm që është i vështirë por është pothuajse in-ekzistent në të gjithë këto fusha. Ne kemi qenë shumë këmbëngulës në kërkesën që trupi i personit të vrarë, kushdo që të jetë ai ti kthehet familjes për t’u varrosur në Kosovë. Kemi shpërndarë të gjitha informacionet me kohë me të cilat kemi mundur të pajisemi gjatë kësaj kohe. Kemi pasur një mostër të shenjave të gishtërinjve të një personi, i cili pas verifikimit në Kosovë është konstatuar të jetë qytetari i Kosovës, Faton Hajrizi, mirëpo nuk kemi asnjë garancë që bëhet fjalë as për personin e vrarë, e as për ndonjë prej pretendimeve të tjera. Deri tani gjithçka që ka ndodhur në Serbi është në mjegull. S’mund t’u themi qytetarëve tanë që kemi informacione të sakta, mirëpo nuk fshehim asnjë prej informacioneve të cilat i kemi marrë sepse dëshirojmë që edhe qytetarët edhe mediet të jenë po aq të informuara ose te painformuar sa janë institucionet. Pra deri tani kjo është gjendje. Pa dashur të paragjykojë asgjë çfarë ka ndodhur në Serbi, sepse jam shumë e sigurt se nuk e dimë të gjithë të vërtetën dhe prandaj të presim se si do të rrjedhë. I kemi bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare dhe misioneve diplomatike, përfshirë edhe Zyrës së BE-së në Beograd që të na ndihmojnë në sqarimin e kësaj çështje dhe zbardhjen e të vërtetës”, tha Gërvalla.

Më 18 korrik një kosovar u vra në Lloznicë të Serbisë pasi ishte në kërkim për vrasjen e një polici serb dhe plagosjen e një tjetri.  Serbia tha që i vrari është Faton Hajrizi, i arratisur nga burgu i Smrekonicës me 6 korrik.

Nga ajo kohë, nuk ka informacione dhe të dhëna se në cilin vend të Serbisë gjendet trupi i tij dhe kur pritet të kthehet në Kosovë për varrim.

Tags: albin kurtiFaton Hajrizi
ShareTweet

Postime të ngjashme

​“Do të të privoj nga jeta”, aktakuzë për kanosjen ndaj Albin Kurtit

Kurti reagon ndaj nderimeve për Ratko Mlladiqin: Serbia ka kaluar në adhurim shtetëror të gjenocidit

​Premtimet e projektet ekonomike, Hoti akuzon për dështime Qeverinë Kurti

Hoti kërkon “Konventë të Pajtimit” në LDK: Vetëm një parti e bashkuar mund të fitojë besimin e qytetarëve

Lushaku për PISA 2025: Turpi qeveritar, 3 nga 4 nxënës nuk arrijnë nivelin bazë

Lushaku për PISA 2025: Turpi qeveritar, 3 nga 4 nxënës nuk arrijnë nivelin bazë

Abdixhiku ndaj 6-shes së LDK-së: Beteja qenka për kryetar të partisë, për keqardhje

Abdixhiku ndaj 6-shes së LDK-së: Beteja qenka për kryetar të partisë, për keqardhje

BE paralajmëron Serbinë për funeralin e “Kasapit të Bosnjës”, Ratko Mlladiç

BE paralajmëron Serbinë për funeralin e “Kasapit të Bosnjës”, Ratko Mlladiç

Bosnja tërheq stafin diplomatik nga Serbia në shenjë proteste ndaj funeralit “hero” të Mladiçit

Bosnja tërheq stafin diplomatik nga Serbia në shenjë proteste ndaj funeralit “hero” të Mladiçit

Garë e fortë për trajnerin e vitit

Garë e fortë për trajnerin e vitit

Trajnerja shqiptare nominohet për “Topin e Artë”

Trajnerja shqiptare nominohet për “Topin e Artë”

​“Do të të privoj nga jeta”, aktakuzë për kanosjen ndaj Albin Kurtit

Kurti reagon ndaj nderimeve për Ratko Mlladiqin: Serbia ka kaluar në adhurim shtetëror të gjenocidit

Locatelli rinovon me Juventusin

Juventusi mbetet edhe pa Locatellin

​Premtimet e projektet ekonomike, Hoti akuzon për dështime Qeverinë Kurti

Hoti kërkon “Konventë të Pajtimit” në LDK: Vetëm një parti e bashkuar mund të fitojë besimin e qytetarëve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën