TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti kërkon që sulmi ndaj Hajdarit të zbardhet sa më parë

by teve1
5 muaj ago
2
A A
Kurti kërkon që sulmi ndaj Hajdarit të zbardhet sa më parë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti e ka dënuar ashpër sulmin ndaj ushtruesit të detyrës së drejtorit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Osman Hajdari.

Kurti u ka bërë thirrje organeve të rendit e të drejtësisë që sa më parë të zbardhin rastin dhe kryesit e këtij akti të sillen para përgjegjësisë.

Ai është shprehur kështu pas vizitës që ai dhe ministri në detyrë, Arben Vitia i kanë bërë Hajdarit.

“Se krimi i organizuar dhe aksionet me elemente terroriste nuk i trembin drejtorët tanë e dëshmon deklarata publike e djeshme e z. Osman Hajdari, U.D. i Drejtorit të QKUK-së. Bashkë me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia e takuam sot atë si dhe Drejtorin e ShSKUK-së, Elvir Azizi. E dënoj ashpër sulmin ndaj drejtorit Hajdari dhe i bëj thirrje organeve të rendit e të drejtësisë që sa më parë të zbardhin rastin dhe kryesit e këtij akti kriminal të sillen para përgjegjësisë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Sipas Kurtit reformat të cilat i kanë ndërmarrë në çdo institucion publik ‘kanë prekur interesa të ngushta të klaneve të ndryshme të instaluara për më shumë se 20 vjet në çdo pore të institucioneve’.

“Në çdo institucion publik kemi ndërmarrë reforma të thella që në thelb kanë mbrojtjen e interesit publik e shërbime më të mira për qytetarët. Këto reforma kanë prekur interesa të ngushta të klaneve të ndryshme të instaluara për më shumë se 20 vjet në çdo pore të institucioneve tona.Por, akte të tilla jo vetëm që nuk na ndalin, por na bëjnë edhe më këmbëngulës në punët e mira që po bëjmë”, ka shtuar ai.

Ndryshe, mëngjesin e së mërkurës në parkingun e administratës së QKUK-së ka shpërthyer vetura private e ushtruesit të detyrës së drejtorit të QKUK-së, Osman Hajdari.

Në njoftimin për media është thënë se dëmtimi ka ndodhur në rrethana ende të panjohura, në kohën kur po bëheshin përgatitjet për fillimin e mbledhjes së rregullt të Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), e cila ishte paraparë të mbahej në hapësirat e administratës qendrore të ShSKUK-së.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, ka thënë për teve1.info se nga shpërthimi nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Ndërkaq, Hajdari në reagimin e tij pas ngjarjes ka thënë se ky akt lidhet me punën e tij zyrtare si ushtrues detyre i drejtorit.

“Kam qindra mesazhe, të cilat veç më shumë më inkurajojnë me punua dhe me drejtua institucionin. Në jetën time private nuk kam asnjë problem as të kaluarën as tash. Konsideroj që krejt ky akt është i ndërlidhur me punën time zyrtare, me punët e mira dhe vendosshmërinë për me vendos rregull, rend në QKUK dhe ndoshta kjo punë i pengon grupeve të ndryshme të interesit, qoftë financiar, qoftë grupeve tjera që ndoshta edhe kanë lidhje me zyrtarë të QKUK-së apo edhe të tjerë, por jemi shumë të vendostë që të vazhdojmë me punët e mira. Këto grupe nëse i kanë zgjedhur këto metoda dhe këto mjete me na frikësua e kanë shumë gabim”, deklaroi ai.

Lidhur me rastin të mërkurën ka reaguar edhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia i cili ka thënë se ky sulm do të marrë përgjigjen që e meriton dhe se kushdo që ka provuar të vendosë në sprovë shtetin dhe institucionet e vendit do të dështojë.

“Kushdo që ka provuar të vendosë në sprovë shtetin dhe institucionet e vendit do të dështojë. Sulmi ndaj U.d. Drejtorit të QKUK-së do të marrë përgjigjen që meriton. Nuk ka kthim pas sepse asnjë prej nesh nuk do ta lejojë këtë në asnjë rrethanë”, ka shkruar Vitia në Facebook.

Policia pas shpërthimit të veturës në oborrin e QKUK-së: Nuk ka të lënduar

ShareTweet

Postime të ngjashme

Bulliqi thotë se Podujeva do të bëhet me park bujqësor

Bulliqi thotë se Podujeva do të bëhet me park bujqësor

Bulliqi premton mësim tërëditor në shkolla dhe ndërtimin e 14 çerdheve të reja në Podujevë

Bulliqi premton mësim tërëditor në shkolla dhe ndërtimin e 14 çerdheve të reja në Podujevë

Buja prezanton projektin për Lumin Sitnica në Lipjan

Buja prezanton projektin për Lumin Sitnica në Lipjan

Abdixhiku premton “projekte të prekshme” për qytetarët e Shtimes

Abdixhiku premton “projekte të prekshme” për qytetarët e Shtimes

Bulliqi thotë se Podujeva do të bëhet me park bujqësor

Bulliqi thotë se Podujeva do të bëhet me park bujqësor

Bulliqi premton mësim tërëditor në shkolla dhe ndërtimin e 14 çerdheve të reja në Podujevë

Bulliqi premton mësim tërëditor në shkolla dhe ndërtimin e 14 çerdheve të reja në Podujevë

Liverpool fiton në shtesë, Bayern dominues ndaj Chelseat e PSG-ja shkel Atalantan

Liverpool fiton në shtesë, Bayern dominues ndaj Chelseat e PSG-ja shkel Atalantan

“InfoNata” 17.09.2025

“InfoNata” 17.09.2025

Buja prezanton projektin për Lumin Sitnica në Lipjan

Buja prezanton projektin për Lumin Sitnica në Lipjan

FC Vushtrria zgjedh kryesinë e re, Rrahman Rama bëhet kryetar

FC Vushtrria zgjedh kryesinë e re, Rrahman Rama bëhet kryetar

Besa Peja shkarkon trajnerin Fisnik Papuqi

Besa Peja shkarkon trajnerin Fisnik Papuqi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën