Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar pas takimit me Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.
Kurti ka bërë të ditur, se nga Lajçak ka kërkuar që Marrrëveshja Themelore të zbatohet në tërësi dhe nevojën që Bashkimi Evropian ta mbajë përgjegjëse Serbinë për shkeljet e vazhdueshme të asaj Marrëveshjeje, raporton teve1.info
“Theksova nevojën që Marrëveshja Themelore të zbatohet në tërësi dhe nevojën që BE-ja ta mbajë Serbinë përgjegjëse për shkeljet e vazhdueshme të asaj Marrëveshjeje”, ka shkruar Kurti në Twtitter.
Welcomed EU Special Representative Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) at our govt offices today. I emphasized the need for the Basic Agreement to be implemented in its entirety, and the need for the EU to hold Serbia accountable for the persistent violations of that Agreement. pic.twitter.com/hUcwS2JA6t
— Albin Kurti (@albinkurti) May 11, 2023
Ndryshe, Lajçak ka deklaruar se me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti ka diskutuar për hapat e mëtejmë të dialogut Kosovë-Serbi. Ai po ashtu ka paralajmëruar një takim të hënën,më 15 maj, ndërmjet zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe drejtorit të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq./teve1.info