TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kurti: Ka rënie të theksuar të largimit të mjekëve, janë licencuar 50 mjekë serbë

by teve1
2 orë ago
1
A A
Kurti: Ka rënie të theksuar të largimit të mjekëve, janë licencuar 50 mjekë serbë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti i shoqëruar nga ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia sot vizituan Odën e Mjekëve të Kosovës.

Pas takimit me përfaqësuesit e OIK, Kurti tha se lajmi i mirë është që ka rënie të theksuar të largimit të mjekëve dhe të kërkesave për shërim jashtë vendit.

Ai theksoi bashkëpunimin e Odës së Mjekëve të Kosovës me Ministrinë e Shëndetësisë, me ç’rast tha se në gjashtë muajt e fundit 50 mjekë të komunitetit serb janë licencuar nga OIK.

“Oda e Mjekëve deri më tani i ka afër 5,500 mjekë të licencuar. Me ç’rast duhet përmendur që rreth 150 janë të komuniteteve jo-shumicë, dhe lajmi fort interesant është që në gjashtë muajt e fundit janë rreth 50 mjekë të komunitetit serb që janë licencuar nga Oda e Mjekëve, pra që po inkorporohen në sistemin tonë të shëndetësisë, gjithnjë për hir të pacientëve pa dallim etnie. Lajm tejet i mirë është që ka rënie të theksuar edhe të largimit të mjekëve, por gjithashtu edhe të kërkesave për shërim jashtë vendit, dhe unë besoj që bashkëpunimi i ngushtë midis Odës së Mjekëve dhe Ministrisë së Shëndetësisë e ka sjell një rezultat të këtillë”, tha ai.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti foli edhe për sfidat serioze që sipas tij do të ballafaqohet sistemi shëndetësor në vitet e ardhshme me mungesë të mjekëve sidomos të atyre të mjekësisë familjare.

“Njëra prej sfidave të cilën duhet ta adresojmë e cila nuk mund të rregullohet përnjëherë, është fakti që nga këta afër 5,500 mjekë të licencuar rreth 1,600 do të dalin në pension në 10 vitet në vijim. Andaj na duhet zëvendësimi me mjekë të rinj, dhe posaçërisht në fushën e mjekësisë familjare, ku kemi mungesa, dhe në veçanti kjo mungesë është e theksuar te disa prej komunave të Kosovës”, theksoi Kurti.

Kryetari i Këshillit Drejtues në OIK, Faik Shatri duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim, deklaroi se është hera e parë që një kryeministër viziton Odën e Mjekëve.

“Është hera e parë që një kryeministër viziton Odën e Mjekëve. Biseduam për zhvillimet e Odës së Mjekëve ndër vite, për të arriturat dhe për sfidat që na presin në të ardhmen. Ne siguruam kryeministrin dhe ministrin që jemi partner të afërt në zhvillimin e sistemit shëndetësor në Kosovë, edhe për zhvillimin e shëndetit të kësaj popullate, edhe zhvillimin e cilësisë së shërbimeve”, deklaroi Shatri./B.Ibishi/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ushtarët gjermanë të KFOR-it patrullojnë në veri të Kosovës

Ushtarët gjermanë të KFOR-it patrullojnë në veri të Kosovës

Kurti pret në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Schnetzer

Kurti pret në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Schnetzer

Komunat në veri votojnë sërish për t’u tërhequr nga Asociacioni i Komunave të Kosovës

Komunat në veri votojnë sërish për t’u tërhequr nga Asociacioni i Komunave të Kosovës

VV thyen rekordin e 2021-tës, arrin afër 450 mijë vota

Kërkohet paraburgim për 4 komisionerë dhe një kryesues të KKZ të Prizrenit

Ushtarët gjermanë të KFOR-it patrullojnë në veri të Kosovës

Ushtarët gjermanë të KFOR-it patrullojnë në veri të Kosovës

Rei Manaj largohet përfundimisht nga Sharjah FC, pritet rikthimi te Sivaspori

Rei Manaj largohet përfundimisht nga Sharjah FC, pritet rikthimi te Sivaspori

Granit Xhaka do të mungoj së paku tri javë te Sunderlandi

Granit Xhaka do të mungoj së paku tri javë te Sunderlandi

Kurti pret në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Schnetzer

Kurti pret në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Schnetzer

Komunat në veri votojnë sërish për t’u tërhequr nga Asociacioni i Komunave të Kosovës

Komunat në veri votojnë sërish për t’u tërhequr nga Asociacioni i Komunave të Kosovës

Kryqi i Kuq apelon për përmirësimin urgjent të kushteve të mjerueshme humanitare në Gaza

Kryqi i Kuq apelon për përmirësimin urgjent të kushteve të mjerueshme humanitare në Gaza

VV thyen rekordin e 2021-tës, arrin afër 450 mijë vota

Kërkohet paraburgim për 4 komisionerë dhe një kryesues të KKZ të Prizrenit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën