TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
19 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
19 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Kurti: Jemi pajisur me një aparaturë e cila është e vetmja në rajonin e Ballkanit

nga tëvë1
9 muaj më parë
0
A A
Kurti: Jemi pajisur me një aparaturë e cila është e vetmja në rajonin e Ballkanit

Kryeministri Albin Kurti, dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia vizituan Klinikën e Radiologjisë dhe Mjekësinë Nuklerare ku thanë se po investohet në rritjen e kualitetit të diagnostikimit si dhe cilësinë e shërbimeve për pacientë.

Shefi i ekzekutivit u shpreh se në Radiologji, Kirurgji dhe Biokimi Mjekësore është investuar në vlerë prej më shumë se 390 mijë euro.

Reklamë

Pas vizitës në klinikat e QKUK-së, kryeministri Kurti tha se në Radiologji janë rinovuar pritoret dhe korridoret.

“Këtu ku ndodhemi [Radiologji] kemi bërë adaptimin e korridoreve dhe pritoreve, përveç Klinikës së Radiologjisë gjithashtu edhe në Biokimi Mjekësore dhe në Kirurgji. Vlera e gjithmbarshme është diç më shumë se 393 mijë euro dhe punimet janë kryer mbi 90 për qind në të tri këto klinika. Pikërisht këtu ku ndodhemi tani, në Radiologji, kjo është përmbyllur me sukses. Kemi pasur për qëllim rregullimin e pritoreve dhe korridoreve për pacientë dhe familje në hollet e të tri këtyre klinikave, Radiologji, Biokimi dhe Kirurgji. Me këtë rast i kemi trajtuar të gjitha elementet e enterierit, që e bëjnë edhe punën cilësore të mjekëve, specialistëve dhe infermierëve. Por gjithashtu edhe trajtimin sa më të dinjitetshëm dhe të suksesshëm të pacientëve”, deklaroi Kurti.

Shefi i ekzekutivit tha se është blerë një aparaturë në vlerë prej 850 mijë euro, e cila është e vetme në rajonin e Ballkanit.

“Jemi pajisur me një aparaturë e cila është e vetmja në rajonin e Ballkanit. Aparati i ri quhet Spect/CT me vlerë prej 850 mijë euro. Është blerë nga buxheti i shtetit. Edhe pse kishte kërkesa qysh nga viti 2018, nuk është blerë asnjëherë. Spect/CT përdor izotopet radioaktive për të krijuar imazhe funksionale dhe për të treguar se si funksionojnë si organet ashtu edhe indet në trupin e njeriut. Paralelisht me CT që krijon imazhet strukturore në detaje të larta për anatominë e trupit dhe kombinimi i këtyre dy teknikave ndihmon në diagnostikimin më të saktë”, shtoi Kurti para gazetarëve.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia po punojnë se po punojnë për rritjen e cilësisë së shërbimeve por edhe të diagnostikimit të pacientëve.

“Investimet tona synojnë që ta rrisin kualitetin e diagnostikimit të pacientëve në mënyrë që pacientët të diagnostikohen në Kosovë dhe të intervenohet në Kosovë, sepse paralelisht me investimet në diagnostikim po investojmë shumë edhe në aparatura në trajtim që sa më në mënyrë cilësore dhe komode për profesionistët shëndetësor, por njësoj edhe sa më në mënyrë cilësore edhe qytetarët tanë të marrin këto shërbime këtu. Kurse tash në Klinikën e Radiologjisë siç po e shihni është hapi i parë i intervenimit në sportele që do të vazhdojmë edhe në Klinikën e Biokimisë dhe pastaj komplet në bllokin kirurgjik në mënyrë që edhe komponenta e shërbimit të pacientëve që janë në pritjen e këtij shërbimi të jetë në rregull, pa tollovitë e zakonshme. Sepse siç e patë janë instaluar edhe radhët e pritjes në mënyrë të digjitalizuar”, përfundoi Vitia.

Pas vizitës, kryeministri Albin Kurti ka refuzuar të flas për deklaratën e djeshme që “kurrë nuk kanë qenë më shumë media kaq shumë kundër qeverisë se sa në këtë katër vjeçar”./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kuvendi i Republikës Sërpska miraton vendimin jokushtetues për mbajtjen e një referendumi   

Kuvendi i Republikës Sërpska miraton vendimin jokushtetues për mbajtjen e një referendumi   

FSK dhe Forca Detare e Shqipërisë zhvillojnë stërvitje të përbashkët në Pashaliman

FSK dhe Forca Detare e Shqipërisë zhvillojnë stërvitje të përbashkët në Pashaliman

​Serbia kërkon nxitje konfliktesh, Prljaskaj: Kosova të mos bie në provokime dhe të formojë sa më parë institucionet

​Serbia kërkon nxitje konfliktesh, Prljaskaj: Kosova të mos bie në provokime dhe të formojë sa më parë institucionet

Plagosen dy persona në Prishtinë, policia jep detaje

Plagosen dy persona në Prishtinë, policia jep detaje

Real Madrid befason të gjithë, vendos ta shes Vinicius Jr.

Real Madrid befason të gjithë, vendos ta shes Vinicius Jr.

Derbi shqiptarësh në Premier League, veçohet Burnley – Sunderland

Derbi shqiptarësh në Premier League, veçohet Burnley – Sunderland

Kuvendi i Republikës Sërpska miraton vendimin jokushtetues për mbajtjen e një referendumi   

Kuvendi i Republikës Sërpska miraton vendimin jokushtetues për mbajtjen e një referendumi   

Man City – Tottenham, supersfida e së shtunës ndizet edhe më shumë nga Guardiola

Man City – Tottenham, supersfida e së shtunës ndizet edhe më shumë nga Guardiola

Ja cilat superushqime verore ndihmojnë në hidratimin e trupit

Ja cilat superushqime verore ndihmojnë në hidratimin e trupit

Kthehet Serie A, top-katërshja do ta thotë fjalën kryesore në këtë edicion

Kthehet Serie A, top-katërshja do ta thotë fjalën kryesore në këtë edicion

Tre vizita mjekësore nuk mjaftojnë për Boniface: planifikohen teste të mëtejshme

Tre vizita mjekësore nuk mjaftojnë për Boniface: planifikohen teste të mëtejshme

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X