TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kurti: Investimi në KEK synon të rrisë kapacitetin e prodhimit për energji elektrike

by tëvë1
1 vit ago
5
A A
KEK-u e ndalë njësinë B1 për dy ditë: Do të kryhet një kontroll

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka shpallur të premten tenderin për fazën I të projektit kapital “Rehabilitimi dhe Modernizimi i njësisë A3 në Termocentralin Kosova A”. Përmes këtij projekti synohet të rrisë kapacitetin e prodhimit dhe të ndikoj në përmirësimin mjedisor të Njësisë A3.

I pranishëm në këtë ngjarje ishte edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, i cili ka deklaruar se përmes këtij investimi do të shtojnë dukshëm furnizimin me energji e po ashtu do të dyfishohet edhe prodhimi vjetor.

Ai ka theksuar se pas rehabilitmit e modernizimit synohet që kapaciteti i A3 do të arrijë në 215 megavat nga rreth 100 deri në 140 që sillet aktualisht.

“Prej se ka hyrë në punë në vitin 1970 Blloku A3 nuk ka ndalur prodhimin, përveçse për remonte dhe kujdesin e domosdoshëm për kapacitetin e prodhimit. Sot shënojmë fillimin e një projekti të jashtëzakonshëm të kujdesit për termocentralin Kosova A, rehabilitimi, dhe modernizimi i Bllokut A3 si dhe ripërcaktimi i qëllimit të KEK-ut për të ardhmen që na pret. Projekti i rehabilitimit dhe modernizimit të A3 i shërben kësaj strategjie duke përthekuar çdo cep të dilemës energjetike. Ky investim synon të rrisë kapacitetin e prodhimit dhe të përmirësojë efektshmerinë mjedisore të njësisë A3 e cila aktualisht prodhon një pjesë të rëndësishme të energjisë elektrike në Republikën tonë. Përftimet do të jenë të shumëfishta, po ja zgjasim jetën Bllokut A3 për 20 vjet, ose 150 mijë orë pune. Po rrisim kapacitetin që sot sillet rreth 100 deri në 140 megavat, pas rehabilitimit të modernizimit synojmë që kapaciteti i A3 do të arrijë në 215 megavat”, deklaroi Kurti.

Ai tha se me mbi 137 milionë euro ky projekt është investimi më i madh në kapacitetet gjeneruese në KEK që nga ndërtimi i termocentraleve katër dekada më parë.

“Po rrisim disponueshmerinë kohore duke shtuar orë të punës, A3 sot është në gatishmëri pune rreth 5 mijë e 400 orë në vit. Rehabilitimi e modernizimi do të ja mundësojë të operojë për 7 mijë e 700 orë gjatë vitit, duke shtuar dukshëm kësisoj furnizimin me energji. Po e dyfishojmë prodhimin vjetor, A3 prodhon sot rreth 700 mijë megavat orë, pas rehabilimit e modernizimit do të arrijë në 1 milion e 500 mijë megavat orë. Po përmirësojmë efikasitetin mjedisor për të prodhuar 1 megavat orë energji A3 sot konsumon rreth 1.5 deri 1.6 ton thëngjill, pas rehabilitimit do të nevojiten 1.15 ton thëngjill. Për te njëjtën energji të prodhuar, A3 rehabilituar do të përdor gati 30 për qind më pak thëngjill… Me mbi 137 milionë euro ky projekt është investimi më i madh në kapacitetet gjeneruese në KEK që nga ndërtimi i termocentraleve tona katër dekada më parë”, shtoi Kurti.

Ndërsa, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli nënvizoi se vitet e ardhshme do të jenë sfiduese, pasi siç tha ajo, një kohë termocentralet do të jenë jashtë funksionit. Megjithatë, ka shtuar se rezultatet e procesit rehabilitues të termocentralit do të jenë pozitive.

Derisa, pozitive këtë investim e shohin edhe nga KEK. Sipas tyre, e ardhmja energjetike do të jetë më e qëndrueshme dhe i sigurt./kp

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Arrestohet i dyshuari që rrëmbeu tre persona dhe kërkoi para për lirimin e tyre

Tre të lënduar në një aksident në Podujevë

Ymeri: Të gjitha blloqet e Kosovës A kanë zero gjenerim

KEK njofton se për shkak të disa problemeve njësia A4 do të ndalet së operuari pas mesnatës

Islami e quan spektakël politik deklarimin e Vuçiqit për gjetjen e eksplozivit pranë infrastrukturës së gazit

Islami e quan spektakël politik deklarimin e Vuçiqit për gjetjen e eksplozivit pranë infrastrukturës së gazit

Ymeri: Kosova pa rezerva strategjike të naftës, çmimet nuk kontrollohen si duhet

Ymeri: Kosova pa rezerva strategjike të naftës, çmimet nuk kontrollohen si duhet

Hoxhaj: Dialogu ka hyrë në fazë të rrezikshme, Kurti s’po e trajton si interes nacional

Hoxhaj: Është absurde që përdorimi i shqipes të kthehet në çështje në një shtet që synon BE-në

Arrestohet i dyshuari që rrëmbeu tre persona dhe kërkoi para për lirimin e tyre

Tre të lënduar në një aksident në Podujevë

Këshilla si të qëndroni të hidratuar në këto ditë të nxehta

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Çanak: Kurti është duke e respektuar rendin dhe  ligjin

Çanak kritikon memorandumin e Qeverisë serbe dhe Kishës për themelimin e Universitetit të Shën Savës

Dimiq: Sulmi ndaj Universitetit në Beograd, goditje ndaj demokracisë dhe autonomisë akademike

​Demokratët evropianë kërkojnë shkarkimin e ministrit serb për deklaratën se policia ka të drejtë të vrasë të rinj

Auto Draft

Dhimbja që s’u shua as pas 27 vitesh, kujtohet Masakra e Rezallës

Auto Draft

“Pa u çlirua Kosova unë nuk largohem prej këtu,” – rrëfimi i motrës së Zaim Muqës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën