TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
18 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
18 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Kurti i shpreh mirënjohje Vermas për mbështetjen e ShBA-së ndaj Kosovës

nga tëvë1
7 muaj më parë
2
A A
Kurti i shpreh mirënjohje Vermas për mbështetjen e ShBA-së ndaj Kosovës

Kryeministri i Albin Kurti është takuar me zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard R. Verma.

Duke i uruar mirëseardhjen në këtë vizitë të parë në Kosovë, Kurti shprehu mirënjohje për mbështetjen e palëkundur të ShBA-së ndaj Kosovës dhe për partneritetin mes dy vendeve tona në të gjitha etapat shtetndërtuese, si aleati ynë kryesor dhe strategjik, thuhet në kumtesën për media nga zyra e kryeministrit.

Reklamë

Në komunikatë nga zyra e kryeministrit ky takim u mbajt pas ngjarjes e lansimit të fazës së parë të parakualifikimit për dizajnimin dhe ndërtimin e sistemeve të ruajtjes së energjisë përmes baterive (BESS) në kuadër të marrëveshjes me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit me vlerë prej 236.7 milionë dollarë.

Në këtë kontekst, Kurti i falënderoi ShBA-të për mbështetjen e tyre dhe përkrahjen në kuadër të projekteve të energjisë.

“Bashkë diskutuan edhe për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve tona, për mundësi të reja për avancimin dhe thellimin e tyre dhe për përfitimet nga Dialogu Strategjik. U theksuan edhe veprimet e shpejta të ndërmarra nga Republika e Kosovës për strehimin e refugjatëve afganë dhe rreshtimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian në dënimin dhe sanksionimin e agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës’. Kreu i Qeverisë së Kosovës e njoftoi Zëvendës Sekretarin Verma mbi zhvillimin dhe progresin që ka njohur Kosova në katër vjetët e fundit, teksa mbetemi të orientuar kah synimet strategjike të anëtarësimit në NATO dhe BE. Me rritjen ekonomike në njërën anë dhe progresin demokratik në anën tjetër, Kosova ka dëshmuar që zhvillimi ekonomik dhe përparimi demokratik shkojnë krah për krah”, u shpreh kryeministri Kurti.

Në takim gjithashtu u diskutua edhe për bashkëpunimin rajonal, marrëdhëniet fqinjësore dhe procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

“Kurti vuri theksin te shkeljet e vazhdueshme të Serbisë ndaj Marrëveshjes Bazike, që vijnë si rezultat edhe i mosnënshkrimit të saj dhe aneksit të zbatimit, si dhe mosdorëzimin e kryeterroristit Millan Radoiçiq dhe grupit të tij përgjegjës për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit në shtator të vitit 2023 ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku”, thuhet tutje në komunikatë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zeka: Ngërçi politik mban peng zhvillimin ekonomik

Zeka: Ngërçi politik mban peng zhvillimin ekonomik

Bizneset në veri nuk u shkyçën nga rrjeti energjetik, ZRrE-ja jep përgjigje

Bizneset në veri nuk u shkyçën nga rrjeti energjetik, ZRrE-ja jep përgjigje

Lëndohet në vendin e punës, kërkon ndihmë mjekësore shtetasi i Shqipërisë

Plagosja në Prishtinë, QKUK: Të plagosurit me lëndime të rënda, por në gjendje stabile

Kuvendi i Republikës Sërpska miraton vendimin jokushtetues për mbajtjen e një referendumi   

Kuvendi i Republikës Sërpska miraton vendimin jokushtetues për mbajtjen e një referendumi   

Zeka: Ngërçi politik mban peng zhvillimin ekonomik

Zeka: Ngërçi politik mban peng zhvillimin ekonomik

Janjeva vazhdon kontratën me Sigal Prishtinën, edhe për një sezon

Janjeva vazhdon kontratën me Sigal Prishtinën, edhe për një sezon

Bizneset në veri nuk u shkyçën nga rrjeti energjetik, ZRrE-ja jep përgjigje

Bizneset në veri nuk u shkyçën nga rrjeti energjetik, ZRrE-ja jep përgjigje

Kastriot Imeri: “Kalimi te YB nuk ishte gabim” – gati për një fillim të ri te FC Thun

Kastriot Imeri: “Kalimi te YB nuk ishte gabim” – gati për një fillim të ri te FC Thun

Messin po e mundojnë lëndimet, mungon edhe ndaj D.C. United

Messin po e mundojnë lëndimet, mungon edhe ndaj D.C. United

Lëndohet në vendin e punës, kërkon ndihmë mjekësore shtetasi i Shqipërisë

Plagosja në Prishtinë, QKUK: Të plagosurit me lëndime të rënda, por në gjendje stabile

Real Madrid befason të gjithë, vendos ta shes Vinicius Jr.

Real Madrid befason të gjithë, vendos ta shes Vinicius Jr.

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X