TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kurti: I kemi mbështetur komunitetet më shumë se çdo Qeveri

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Kurti: I kemi mbështetur komunitetet më shumë se çdo Qeveri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se komunitetet në vend kanë qenë të përkrahura përgjatë dy viteve nga Qeveria e tij.

Sipas Kurtit, të njëjtën nuk e kanë bërë Qeveritë e kaluara.

Në tryezë me temën “Pakicat në Kosovën e pavarur”, shefi i ekzekutivit tregoi për mbështetjen që u ka dhënë bizneseve të komuniteteve.

Ai u zotua që asnjë qytetarë nuk do të diskriminohet në Kosovë, teksa tha se qindra biznese e familje kanë përfituar nga Qeveria.

“Kosova është shteti ynë i përbashkët në të cilin duhet që të kemi edhe mirëqenie edhe siguri, dhe kjo është prioritet i qeverisë. 2 vitet e fundit qeveria ka mbështetur të gjitha komunitete. Kemi mbështet rreth 800 mijë familje. I kemi mbështetur 123 biznese të vogla të komuniteteve, i kemi ndarë 96 grandë për organizata për komunitete jo shumicë. Që nga fillimi ne i kemi mbështetur komunitetet më shumë se çdo Qeveri. Qeveria është angazhuar që asnjë qytetarë të mos diskriminohet dhe të gjithë së bashku me të gjitha komunitet do të punojmë që ta ndërtojmë rrugën evropiane. Kosova është i vetmi atdhe që kemi. Unë ju shprehi mirënjohje secilit prej jush për rolin e juaj që luani në shoqëri”, tha ai.

Zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe të Drejta të Njeriut, Emilija Redžepi, tha se 17 shkurti është ditë historike për Kosovën.

Ajo i përmendi edhe të drejtat e komuniteteve që u takojnë me Kushtetutë.Ndonëse nuk është e kënaqur me përfaqësimin e komuniteteve në institucionet shtetërore, Redžepi tha se ka shpresa që këtë mund ta bëjë Albin Kurti.

“Me shpalljen e pavarësisë Kuvendi ka vendosur që do të garantoj të gjitha të drejtat për komunitete që jetojnë në Kosovë. Kushtetuta e Kosovës pranon komunitete të ndryshme, të cilat kanë të drejta të barabarta. Me ligj është e ndalur çfarëdo lloj i diskriminimit të komuniteteve. Kosova sot është shtet rajonal demokratik ku secili komunitet mund t’i realizoj të drejtat e veta. I kemi institucionet shtetërore ku marrin pjesë të gjitha komunitete, a jemi të kënaqur?, jo, sepse numri është i vogël. Por i kemi shpresat tek kryeministri jonë”, tha Redžepi.

Ministri për Kthim dhe Komunitet Nenad Rashiq, tha se në Kosovë ka diversitet dhe se kjo është një vlerë e madhe.Ai falënderoi Kurtin për ndihmën që është duke e dhënë ndaj komunitetit serb.

“Vetë në fillimin e i karrierës sime kam folur që diversiteti që është në Kosovë është vlera më e madhe. Dhe kjo vlerë duhet që të kultivohet dhe të fuqizohet. Më vjen mirë që në këtë bazë ekziston një komunikim i mirë. Unë e kam pas nderin që Ministria për herë të parë të shpallë një ftesë publike për të aplikuar pakicat dhe sot çdo ditë ka aplikime. Ftesën e kam hapur për ndërtimtari, pako ushqimore… unë dua që të falënderoj kryeministrin për përkrahjen që i ka ofruar edhe mua edhe popullit tim, por unë kërkoj përsëri ndihmën e tij”, tha ai.

E ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, tha se Kosova është shteti ku të gjitha komunitetet jetojnë në harmoni të plotë.“Kosova është vendi më i ri në Evropë dhe tani feston 15-vjetorin e pavarësisë.

Në vendin tonë jetojnë komunitete si shqiptarë, turk, serbe, romë, egjiptian… dhe shumë komunitet të tjera ku jetojnë së bashku në harmoni dhe në miqësi dhe kështu duhet që më tutje dhe se bashku të zhvillojmë shtetin tonë. Vite më radhë kemi pasur probleme politike dhe tani më jemi në një fazë ku është duke vazhduar dialogu Kosovë -Serbi, me ndërmjetësim e BE-së. Tani jemi në pjesën e qeverisë që është duke luftuar padrejtësinë në interes të popullit”, tha ai./eo

Tags: komunitetekurtiQeveria
ShareTweet

Postime të ngjashme

Serbia zgjat afatin për përzgjedhjen e punëtorëve të rinj shëndetësorë në Kosovë në prag të zgjedhjeve të reja

Serbia zgjat afatin për përzgjedhjen e punëtorëve të rinj shëndetësorë në Kosovë në prag të zgjedhjeve të reja

Retkoceri: Ndërprerja e shërbimeve publike po rëndon qytetarët, dikush duhet të marrë përgjegjësi

Retkoceri: Ndërprerja e shërbimeve publike po rëndon qytetarët, dikush duhet të marrë përgjegjësi

KQZ: Kontrolloni adresën zyrtare të vendbanimit në E-Kosova

KQZ: Kontrolloni adresën zyrtare të vendbanimit në E-Kosova

Akuza dhe kundërakuza mes Ramës dhe Sveçlës në mbledhjen e jashtëzakonshme

Akuza dhe kundërakuza mes Ramës dhe Sveçlës në mbledhjen e jashtëzakonshme

Grupi i të drejtave: Izraeli mund të ketë kryer krime lufte duke dëbuar palestinezët nga Bregu Perëndimor

OKB: Ofensiva izraelite ka zhvendosur 32,000 palestinezë në veri të Bregut Perëndimor

Serbia zgjat afatin për përzgjedhjen e punëtorëve të rinj shëndetësorë në Kosovë në prag të zgjedhjeve të reja

Serbia zgjat afatin për përzgjedhjen e punëtorëve të rinj shëndetësorë në Kosovë në prag të zgjedhjeve të reja

Retkoceri: Ndërprerja e shërbimeve publike po rëndon qytetarët, dikush duhet të marrë përgjegjësi

Retkoceri: Ndërprerja e shërbimeve publike po rëndon qytetarët, dikush duhet të marrë përgjegjësi

KQZ: Kontrolloni adresën zyrtare të vendbanimit në E-Kosova

KQZ: Kontrolloni adresën zyrtare të vendbanimit në E-Kosova

Përmbytjet në ishullin indonezian lënë të vdekur 49 persona

Përmbytjet në ishullin indonezian lënë të vdekur 49 persona

Akuza dhe kundërakuza mes Ramës dhe Sveçlës në mbledhjen e jashtëzakonshme

Akuza dhe kundërakuza mes Ramës dhe Sveçlës në mbledhjen e jashtëzakonshme

​Ndërpritet greva pas lëshimit të mjeteve financiare për RTK-në

​Ndërpritet greva pas lëshimit të mjeteve financiare për RTK-në

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën